LIVE UPDATES
Aktualitet

“Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që dikush të porosisë kanabis te berberi”/ U kap duke transportuar kanabis, i riu shqiptar kërkon rigjykim në Belgjikë

Nga kontrolli i telefonit të tij u zbuluan mesazhe me adresa për dorëzimin e drogës, si edhe foto e video të lëndëve narkotike dhe parave.

8 Korrik 2026, 15:13 Nga E.d
“Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që dikush të
Foto ilustruse

BELGJIKË – Gjykata e Antverpit ka rihapur çështjen ndaj një 21-vjeçari shqiptar,  i cili kundërshtoi dënimin me 15 muaj burg të dhënë në mungesë. Në gusht të vitit 2024 ai ishte kapur me mbi 140 gramë kanabis dhe hashash në automjetin që drejtonte. Nga kontrolli i telefonit të tij u zbuluan mesazhe me adresa për dorëzimin e drogës, si edhe foto e video të lëndëve narkotike dhe parave.

I riu mohoi akuzat, duke deklaruar se punon si berber dhe se nuk kishte dijeni për drogën. Ai pretendoi se telefoni ku u gjetën mesazhet nuk ishte i tij, por i pasagjerit. Mediat belge shkruajnë se avokatja e tij argumentoi se nuk ka prova të mjaftueshme që ai të ketë vepruar si korrier droge.

Gjatë seancës, kryetari i trupit gjykues ironizoi mbrojtjen e të riut, duke thënë: “Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që dikush të porosisë 140 gramë kanabis te berberi.” Megjithatë i riu shmangu pyetjen, ndërsa vendimi i gjykatës pritet të shpallet më 14 korrik.

Artikulli i plotë nga PZC

Gjykata e Anversës në Belgjikë shqyrtoi sërish çështjen e një 21-vjeçari, i cili në gusht të vitit 2024 u kap me mbi 140 gramë kanabis në makinën e tij. I riu shqiptar i tha gjykatësit se punonte si berber dhe se ofronte vetëm prerje flokësh, ndërsa një person e dërgoi papritur për të transportuar një ngarkesë me hashash dhe kanabis. Për faktin që në telefonin e tij kishte foto, video të drogës, para të thata dhe merrte edhe udhëzime, sipas tij kishte një shpjegim të thjeshtë: “Ai nuk është telefoni im.”

21-vjeçari Arlind K. ishte dënuar më 13 shkurt me 15 muaj burg dhe një gjobë. Megjithatë, ai nuk ishte paraqitur në gjyq, ndaj vendimi ishte dhënë në mungesë. Tani ai ka kundërshtuar vendimin, duke kërkuar rigjykim. Prokurori shpjegoi edhe një herë akuzat ndaj tij.

“Më 3 gusht 2024, K. u kap në flagrancë kur policia ndaloi automjetin e tij për një shkelje të rregullave të qarkullimit,” tha prokurori.

“Nuk bëhej fjalë për një shkelje të rëndë, por si K., ashtu edhe pasagjeri i tij, u shfaqën jashtëzakonisht nervozë. Pak më vonë u kuptua arsyeja: policët gjetën në makinë një sasi të konsiderueshme kanabisi dhe hashashi, përfshirë tre qese me gjithsej 140 gramë kanabis, të fshehura poshtë sediljes së shoferit”.

K. deklaroi në polici se nuk dinte asgjë për drogën.

Sipas tij, ishte pasagjeri ai që i kishte kërkuar ta çonte “deri aty”, dhe ai vetëm kishte pranuar.

Por kontrolli i telefonit të tij tregoi se prej disa javësh ai vepronte si korrier (runner) për një organizatë të trafikut të drogës. Ai merrte adresa ku duhej të dorëzonte lëndët narkotike.

Në telefon u gjetën gjithashtu foto dhe video të sasive të kanabisit dhe parave në dorë. Në njërën prej tyre, K. shihej qartë.

Prokurori tha se provat ishin të mjaftueshme dhe shtoi se K. kishte pak lidhje me Belgjikën, duke kërkuar që të konfirmohej dënimi i dhënë në mungesë.

Avokatja e tij dha një version tjetër.

“Klienti im, i cili punon si berber, u njoh rastësisht në rrugë me një person që i kërkoi t'i priste flokët dhe i ofroi 100 euro. Ai pranoi. Në momentin e takimit, klienti u paraqit me një makinë me qira dhe i tha se aty duhej ta priste. Më pas e pyeti nëse mund ta drejtonte pak makinën, sepse vetë kishte konsumuar shumë kanabis”.

Historia u duk e pazakontë, por avokatja argumentoi se nuk kishte prova të mjaftueshme që klienti i saj të konsiderohej korrier droge.

“Video ekzistojnë, por nuk ka asnjë provë që ai të ketë marrë ndonjëherë para për këtë aktivitet. Ai thjesht ishte në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.” Gjykatësi e pyeti nëse mesazhet ku K. merrte urdhra dhe adresa nuk ishin prova rënduese.

Përgjigjja nuk ishte e qartë. Më pas iu drejtua vetë K.

“Unë punoj si berber,” tha ai përmes përkthyesit në gjuhën shqipe. “Madje kam krijuar edhe klientelën time në Antverp.”

Kryetari i trupit gjykues iu përgjigj: “Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që dikush të porosisë 140 gramë kanabis te berberi”. K. shmangu pyetjen.

“Por telefoni ku ndodheshin ato mesazhe nuk ishte imi. Ishte i pasagjerit. Dhe unë kam edhe pajisje që tregojnë se jam vërtet berber”. Vendimi pritet të shpallet më 14 korrik./Dosja.al

belgjike kanabis shqiptar

Sondazh

Poll

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Turqi/ Sekretari i Përgjithshëm, Rutte: Samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh

Rama: Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail?

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Paris Hilton u sulmua fizikisht më 1990 në konviktin Utah në SHBA, shkolla humbet licencën

Organizatorët e Madonnës anulojnë shfaqjen e saj në Pride Parade për shkaqe sigurie

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Sazan Guri: Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht

Protestuesi: Rama ka dhënë 4 milionë euro për një këngëtar të cilit i janë ndaluar koncertet

Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"#dosja #protesta

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin njëzëri: Poshtë patronazhistët!

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet

Aktivisti: Ka ardhur momenti të shkosh në SPAK, të japësh llogari për pasurinë tënde

Aktivisti thirrje socialistëve: Ndiqni shembullin e Mariana Koçekut!

Nëna e protestuesit të arrestuar: Im bir ka ende shenjat e grushtave në furgonin e policisë

Protesta e 37-të/ Qytetari: Ambasadori gjerman i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 35 ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës