Samiti i NATO-s në Ankara/ Trump rrit presionin ndaj Iranit, Rutte: Shqipëria do të presë takimin e ardhshëm!
Samiti i NATO-s/ Trump thotë se do ta heqë etiketimin e Sirisë si shtet terrorist: Pse të mos e bëj 8 Korrik, 16:57 ...
Samiti i NATO-s/ Trump thotë se do ta heqë etiketimin e Sirisë si shtet terrorist: Pse të mos e bëj 8 Korrik, 16:57 ...
"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim... 7 Korrik...
“Ato 4 mln euro në vend të ia japin pensionistëve, i lënë në tallava”/ I moshuari në protestë...
Trafikuan 2,4 tonë drogë nëpër Europë, ja cilat janë tre episodet e trafikut ndërkombëtar të d...
Vokli, është bashkëjetuesja e Ledio Toçit, person ky i proceduar dhe shpallur në kërkim nga ana e prokurorisë së Tiranës.
Hapja dhe më pas këqyrja e një aparati telefonik, që policia i sekuestroi financieres, Aida Vokli, ka çuar prokurorinë e Tiranës në zbulimin e disa pika “Call-Centëri” në zonën e “Liqenit të Thatë” dhe zona të ndryshme të Tiranës.
Vokli, është bashkëjetuesja e Ledio Toçit, person ky i proceduar dhe shpallur në kërkim nga ana e prokurorisë së Tiranës.
Përmes komunikimeve telefonike që ka kryer e hetuara, Aida Vokli, janë zbuluar disa kontrata për marrje me qëra të ambjenteve në Tiranë, çmimet e tyre, organizatorët kryesorë që drejtonin rrjetin e mashtrimit përmes bursave on-line dhe deri tek lista e punonjësve dhe emrit të (Shefit) të kësaj skeme mashtrimi.
Duke zbuluar këto komunikime dhe adresat e vendeve, ku ishin marrë me qera objekte, në 16 qershor 2026, gjykata e Tiranës i miratoi prokurorisë disa vendime kontrolli, duke çuar në sekuestrimin e dhjetëra kompjuterëve dhe arrestimin e Albi Shtyllës, Egi Nelës, Bjorni Karecos, Zizo Azizit dhe shtetasve të huaj Paraguajanit Luis Enrique Rojas Masri, dhe dy Angolasit Simao Lopez Samuel, Jose Inocencio Canda.
Të gjithë këta persona u proceduan për “Mashtrim kompjuterik” kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda.
Sipas dosjes të siguruar nga gazetari, Elton Qyno, kontrollet janë kryer në ambientet e kompanisë “Magnolia Group”.
Rezulton se në 18 shtator 2023, personi nën hetim, Xhoni Hitaj, hap kompaninë “Magnolia Group”, ku pika e veprimit ishte zona e Liqenit. Ndërkohë në 7 Mars 2024, Xhoni Hitaj, ka hapur dhe kompaninë “Koppa Network” me adresë veprimi në katin e 3-të tek “Dawn Tawn”.
Gjithashtu në vitin 2022 Xhoni Hitaj ka hapur dhe dy shoqëri pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, ku në fokus ka patur shërbimin me “Call-Centëra”.
Gjithashtu, kontrollet janë kryer në shoqërinë “AM Studio” me pronar Algers Mahilaj. Kjo shoqëri është hapur në 2 Mars 2026 dhe ushtronte aktivitetin në zonën e “Liqenit të Thatë”. Përveç kësaj kompanie Mahilaj, zotëron dhe kompaninë “Go Media”.
Kjo është një shoqëri që ushtron aktivitet në fushën e “Call-Centërave” në Tiranë, ku Mahilaj është bërë pronar në nëntor 2025, pasi ia bleu kundrejt 1 milion lekë të vjetra 100 për qind të aksioneve, shtetasit Fabjano Kanto.
Në ambientit e subjektit “AM Studio”, në postin e parë të punës u gjendën shënime të karakterit operacional, nën emrat “Note 2”, “Note 3” etj, ku renditeshin të dhëna personale dhe financiare të personave të huaj (kryesisht kanadezë dhe italianë), bashkë me instruksione për orët e thirrjeve.
Në të njëjtin kompjuter u gjet edhe skripta e prezantimit, ku përdoruesi përdorte pseudonimin “Mike Hudson” dhe paraqitej si avokat i “RR Law Firm”.
Në postin e tretë të punës u konstatuan aplikacione të instaluara si “MicroSIP” me emrin “Luca”, “TeamViewer” dhe “WireGuard”, këto të fundit që shkërbejnë maskimin e adresës IP dhe kontrollin e kompjuterëve në distancë, si dhe skedarë “Excel” me të dhëna të shtetasve të huaj.
Në aparatin celular Samsung “Galaxy A05” të gjendur pranë këtij posti pune u evidentuan mesazhe të dërguara në gjuhn Italiane nën emrin “Luca” dhe “Lucas” ndaj personave të huaj, si dhe fotografi të pasaportave dhe dokumenteve të identifikimit të shtetasve gjermanë dhe austriakë, tërhequr gjatë viteve 2024–2026.
Në këtë ambient u sekuestruan 27 njësi qendrore, 2 laptop dhe 9 aparate celulare, dhe u arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasit Albi Shtylla dhe Egi Nela.
Gjithashtu kontrolle janë kryer edhe tek shoqëria “Elevante Pulse” me administrator dhe pronar, Igli Margjini. Kjo kompani ushtron aktivitetin e Call-Centërave në zonën e ish-bllokut, pranë godinës së LSI-së.
Në bisedën ndërmjet shefes së financës Aida Vokli dhe shtetases Vjollca Rakipi, bisedohet për kontratat që do të revokohen dhe kontratat që do të lidhen si dhe për pjesën e pagesës që do bëhet për dy ambientet e mara me qera në këtë zonë nga Igli Margjini.
Kontrolle, janë kryer dhe tek pika e “Call-Centërit” që administrohet nga Dervish Musa. Ky i fundit ka hapur niptin fizik në 8 Gusht 2023 dhe ka pezulluar aktivitetin në 10 qershor 2026.
Në brendësi të ambientit u konstatuan të pranishëm 32 shtetas, mes të cilëve edhe shtetas me shtetësi braziliane dhe franceze.
Në momentet e para të hyrjes së policës, njëri prej personave nën hetim uli automatin, duke shkaktuar fikjen e të gjithë kompjuterëve të rrjetit dhe humbjen e të dhënave në to.
Nga rindezja e tyre u konstatua se kishin kthyer në gjendjen fillestare, pa asnjë aplikacion të hapur.
Lidhur me këtë rast është pyetur si person që ka dijeni për veprën penale, Lina Nina, e cila ka deklaruar se punon në këtë call center prej gati 2 muajsh, në pozicionin e ndihmës ekonomiste. Ajo ka sqaruar se administrator i call centerit është shtetasi Dervish Musa, ndërsa menaxheri është shtetasi Zizo Azizi.
Në zyrën e financës gjendeshin ajo, një djalë i quajtur Luis – që në dijeninë e saj merrej me rekrutimin e shtetasve të huaj – dhe një person tjetër me emrin Valerio, i cili kryente funksionin e IT-it. Gjuha e përdorur në këtë call center ka qenë anglisht dhe spanjisht.
Ajo ka sqaruar se vendin e punës e ka gjetur nëpërmjet rrjetit social Instagram, nëpërmjet një vajze që ishte prezantuar si Sara Hoxha, dhe se paguhej në të zezë, me para në dorë nga menaxheri Zizo Azizi.
Gjithashtu, Bjorn Kareco, ka deklaruar se ka rreth 4 muaj që punon si IT në këtë call center dhe merret me formatimin e kompjuterëve dhe pajisjen e njësive me aksesorët përkatës.
Në lidhje me paranë në vlerën 46.000 euro të gjendur në çantën e tij, ai ka sqaruar se çanta është e tij, por ajo vlerë monetare jo, dhe nuk ka dijeni se kush e ka futur aty.
Ka deklaruar se paguhej në vlerën 1.000 euro në muaj dhe pagesa i jepej nga punonjësja e financës, Lina Nora. Po në deklarimin e tij në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet, Bjorn Kareco ka deklaruar se vendin e punës e ka gjetur nëpërmjet Instagram-it dhe ka komunikuar online me një shtetase të quajtur Chris, në gjuhën greke, e cila i ka sqaruar se kompania ishte e licencuar dhe do të formohej një grup për suportin e klientëve grekë.
Ka deklaruar se ka shkuar disa herë në adresën që i është dhënë për të verifikuar nëse ishte formuar ky grup, me pozicion për operator dhe support klienti dhe pagë 1.500 euro. Në lidhje me shumën e gjendur, ka deklaruar se nuk ka dijeni se të kujt janë.
Sipas dosjes hetimore të siguruar rezulton se drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria për Hetimet e Krimeve Kibernetike në bazë të informacioneve të ardhura nga autoritete, Austriake, ka referuar se ekzistojnë dyshime të arsyeshme se shtetas të ndryshëm të vendeve të Bashkimit Evropian, janë mashtruar financiarisht duke u shkaktuar humbje të shumave të mëdha financiare.
Sipas të dhënave të marra nga struktura partnere personat që kryejnë këtë aktivitet kriminal janë shtetas shqiptar të cilët përdorin rrjetin e internetit në Shqipëri.
Këto pika “Call-Centëri”, janë të vendosura në disa zona të Tiranës, si në ish-bllok në afërsi të Clab “Shqiponja”, ku drejtonte (Faja), në zonën e “Kristal Center” ku drejtonte Xhoel Mekolli, tek “Daën Taën” në katin e 3 ku drejtonte “Devi” dhe në zonën e “Liqenit të Thatë”, ku drejtonte një person tjetër, i quajtur Dervish Musa./SYRI.net
pamjet DURRË- Një qytetar ka denoncuar një situatë alarmante në vijën bregdetare në Kepin e Rodonit, ku deti ësht&e...
foto ilustruese TIRANË- Një 16-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka plagosur me thikë xhaxhain e tij....
foto ilustruese KRUJË- Një shpërthim tritoli ka ndodhur këtë të mërkurë në Krujë. Bëhet me dije...
FUSHË-KRUJË- AMP ka arrestuar një punonjës të Policisë së Shtetit për shpërdorim detyre e organizim të palig...
SPAK TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 15 persona, të cilët akuzohen për trafik ndërkom...
pamjet TIRANË- Një ngjarje e rëndë u raportua disa ditë më para në Fier, ku tre vajza të mitura dhunuan barbar...
foto ilustruese TIRANË- Mungesa e fuqisë punëtore vendase po shtyn gjithnjë e më shumë bizneset shqiptare të kërkoj...
foto ilustruese TIRANË- Së fundmi vendi mbylli një program pothuajse dhjetëvjeçar të financuar me një kredi nga Banka ...
Kanye West TIRANË- Pak ditë para koncertit të Ye në Tiranë, narrativa publike mbetet e ndarë. Nga njëra anë, kryemi...
foto ilustruese Teksa numri total i vdekjeve ra në 2025, ato nga sëmundjet endokrine dhe të të ushqyerit u rritën ndjeshëm. S...