LIVE UPDATES
Aktualitet

Në Kosovë shteti ndan ndihma për fëmijët pa përkujdesje prindërore por jo për të gjithë!

Që nga viti 2021, Qeveria e Kosovës ka nisur ndarjen e shtesave mujore për fëmijë dhe, aktualisht, përfitues të tyre janë mbi 400 mijë. Prej korrikut të vitit të kaluar, vlera e kësaj shtese është 20 euro për fëmijët në familjet me dy fëmijë dhe 30 euro për ata në familjet me tre ose më shumë.

4 Korrik 2025, 07:36 Nga r.ll
Në Kosovë shteti ndan ndihma për fëmijët pa
Foto

KOSOVË- Në Kosovë, shteti ndan shtesa për fëmijët, por jo për të gjithë. Disa prej më të pambrojturve - fëmijët pa përkujdesje prindërore - janë lënë jashtë kësaj skeme.  Megjithatë, gjatë mbledhjes së informacioneve për këtë temë, është vënë re se disa institucione tashmë kanë ndërmarrë nisma për ta ndryshuar këtë situatë.

Që nga viti 2021, Qeveria e Kosovës ka nisur ndarjen e shtesave mujore për fëmijë dhe, aktualisht, përfitues të tyre janë mbi 400 mijë. Prej korrikut të vitit të kaluar, vlera e kësaj shtese është 20 euro për fëmijët në familjet me dy fëmijë dhe 30 euro për ata në familjet me tre ose më shumë.

Të përjashtuar nga kjo skemë janë së paku 28 fëmijë pa përkujdesje prindërore, të moshës 0 deri në 16 vjeç, që jetojnë në SOS Fshatrat e Fëmijëve.

Në këtë organizatë të përkujdesjes sociale thonë se janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet, në përpjekje për të gjetur zgjidhje.

“Ekziston gatishmëri dhe mirëkuptim nga ana e Qeverisë që edhe këta fëmijë të përfshihen në skemat mbështetëse”, thotë Berat Kryeziu, nga Zyra për Informim e SOS Fshatrave të Fëmijëve, për Radion Evropa e Lirë.

Përveç tyre, shtesa nuk marrin as fëmijët e strehuar në familje jashtë farefisit, thonë në Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF. Drejtoresha Donjeta Kelmendi thotë se ka kërkuar disa herë nga Qeveria e Kosovës krijimin e mundësive që edhe kjo kategori e pambrojtur të përfitojë nga mbështetja financiare.

“Kanë thënë disa herë se do ta rregullojnë, por nuk e kanë rregulluar”, thotë ajo.

Radio Evropa e Lirë pyeti Zyrën e Kryeministrit dhe ministritë përgjegjëse - atë të Drejtësisë dhe të Financave - për numrin e fëmijëve pa kujdes prindëror në Kosovë, arsyet e mospërfshirjes së tyre në skemën e shtesave dhe mundësinë e përfshirjes së tyre në të ardhmen, por prej asnjërit institucion nuk mori përgjigje qysh nga java e kaluar.

Më 2 korrik, Ministria e Financave doli me një njoftim publik, ku tha se ka miratuar udhëzuesin për zbatimin e shtesave për fëmijë dhe lehona. Në udhëzuesin e përditësuar thuhet se, në rastet kur fëmija është në strehim rezidencial, atëherë aplikimi për shtesa bëhet nga punonjësi i autorizuar nga entiteti, i cili hap një llogari bankare për fëmijën, ku depozitohen mjetet e shtesave.

Të kontaktuar nga REL-i pas këtij njoftimi, zyrtarët e SOS Fshatrave thonë se nuk kanë asnjë shkresë zyrtare. Arsyeja kryesore përse fëmijët pa përkujdesje prindërore nuk marrin shtesa, duket se lidhet me mënyrën se si funksionon procesi i aplikimit.

Aplikimi bëhet përmes platformës digjitale të Qeverisë së Kosovës, e-Kosova, dhe duhet të kryhet nga nëna e fëmijës.

Nëna duhet të ofrojë disa të dhëna, si: numrin e saj personal dhe të fëmijës, emrin dhe mbiemrin, numrin e telefonit, vendbanimin, e-mailin dhe numrin e llogarisë së sajbankare. Në rastet kur nëna ka vdekur ose nuk jeton me fëmijën, kërkesën për përfitim mund ta bëjë babai.

“Procesi aktual i aplikimit për shtesa parasheh që aplikimi të bëhet nga prindi - çka, në rastin e fëmijëve nën kujdesin e SOS Fshatrave, përbën një sfidë teknike. Ajo mbetet pengesë për përfitimin e shtesave”, thotë Kryeziu.

Ai shton se pritshmëritë janë që brenda një periudhe të shkurtër të arrihet një marrëveshje konkrete, e cila do t’i hapte rrugë përfshirjes së këtyre fëmijëve në skemë.

“Besojmë se, së shpejti, kjo çështje do të marrë një drejtim pozitiv”, thekson Kryeziu, pa ofruar më shumë detaje.

Vebi Mujku, nga Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale, thotë se çdo fëmijë pa përkujdesje prindërore ka kujdestar ligjor, që mund ta përfaqësojë ligjërisht dhe ta bëjë aplikimin për shtesa në emër të tij.

Mujku - ish-drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë - sugjeron që paratë të transferohen në një llogari bankare të hapur në emër të fëmijës, ndërsa përdorimi i tyre të mundësohet kur ai të arrijë moshën madhore, për të mbështetur arsimin apo integrimin në jetën e pavarur.

“Zgjidhja është shumë e lehtë. Secili fëmijë ka një certifikatë të lindjes dhe mjetet mund të paguhen në mënyrë retroaktive që nga data e lindjes e deri më sot. Edhe pse shuma është simbolike, ajo i takon fëmijës dhe duhet të jetë në llogarinë e tij”, thotë Mujku për Radion Evropa e Lirë.

Për Mujkun, mospërfshirja e këtyre fëmijëve në skemë nuk është vetëm gabim teknik, por rrezikon të shndërrohet në diskriminim të hapur.

Ai thekson se fëmijët që jetojnë në SOS Fshatra apo në strehim familjar, marrin shërbime bazike, por mungesa e trajtimit të barabartë në skemën e shtesave, bie ndesh me parimet e të drejtave të fëmijëve.

“Unë shpresoj që kjo ka ndodhur pa qëllim, sepse nëse është e qëllimshme, atëherë dikush duhet të japë llogari”, thotë Mujku.

Të njëjtin qëndrim ndan edhe Donjeta Kelmendi nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF, e cila thotë se fëmijët pa përkujdesje prindërore janë realisht të diskriminuar në këtë proces.

Radio Evropa e Lirë pyeti Institucionin e Avokatit të Popullit nëse ky përjashtim përbën shkelje të të drejtave të njeriut. Në përgjigjen e marrë thuhet se ky institucion do ta hetojë këtë çështje dhe do t’u drejtohet institucioneve përkatëse për më shumë informata.

“Vetëm pas përfundimit të hetimeve do të mund të dalim me konstatime specifike, mirëpo, aktualisht, këto të dhëna paraprake tregojnë se mospagesa e shtesave rrezikon të cenojë të drejtën e këtyre fëmijëve për trajtim të barabartë, të garantuar nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve, përveç tjerash”, thuhet në përgjigjen e Institucionit të Avokatit të Popullit.

Ministria e Drejtësisë nuk dha përgjigje lidhur me numrin e përgjithshëm të fëmijëve pa përkujdesje prindërore, përkatësisht të atyre jashtë skemës së shtesave. Sipas të dhënave të vitit 2023, të siguruara nga kjo ministri, në Kosovë kanë qenë gjithsej 529 persona nën moshën 18-vjeçare pa kujdes prindëror dhe të braktisur./ REL

kosove jetimore

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari