LIVE UPDATES
Aktualitet

Pronat, raporti: Privatizimet mbeten zvarrë, dëme edhe nga kontratat “1 Euro” që s’janë respektuar

Sipas raportit janë të paktën 9 shoqëri të pamonitoruara dhe të të shpallura në likuidim të cilat rezultojnë me humbje e në vështirësi të theksuara financiare, duke i lënë jashtë vëmendjes e vendimmarrjes institucionale, me pasoja në administrimin e pronës që ato menaxhojn

4 Korrik 2025, 07:32 Nga r.ll
Pronat, raporti: Privatizimet mbeten zvarrë, dëme edhe nga kontratat
foto ilustruese

TIRANË- Menaxhimi i pronës shtetërore vijon të shfaqë problematika nga më të ndryshmet duke rezultuar në dëme ekonomike për buxhetin. Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronës Publike/Drejtoria e Privatizimit dhe Shitjes pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit konstaton se janë disa aspekte që kanë nevojë për rishikim.

Kështu sipas audituese drejtoritë në fjalë, periudhën e marrë në analizë rezulton se nuk kanë nuk kanë hartuar politika dhe plane të veprimit për privatizimin e shoqërive shtetërore tregtare, në sektorin strategjik dhe jostrategjik, si dhe të aseteve shtetërore.

Po kështu vlerësohet se strukturat e monitorimit të pronës shtetërore gjatë vitit 2023 nuk kanë kryer një proces efikas të monitorimit të kontratave të qirasë, me qëllim përmbushjen e detyrimeve kontraktuale të tyre deri në llogaritjen e mbajtjen e penaliteteve.

Një tjetër element lidhet me bilancet e kompanive publike. “Mosmiratimi në kohë i treguesve financiare dhe i pasqyrave financiare të shoqërive aksionere me kapital 100% shtetëror nën administrim të ministrisë përgjegjëse për ekonominë, të cilat në shumicën e tyre rezultojnë me humbje, e cila thellohet vit pas viti. Mungesa e një analize për nxjerrjen në pah të faktorëve të cilët ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes financiare të këtyre shoqërive me qëllim përmirësimin e situates” thuhet në auditim.

Sipas raportit janë të paktën 9 shoqëri të pamonitoruara dhe të të shpallura në likuidim të cilat rezultojnë me humbje e në vështirësi të theksuara financiare, duke i lënë jashtë vëmendjes e vendimmarrjes institucionale, me pasoja në administrimin e pronës që ato menaxhojnë.

Audituesit konstatojnë se janë rreth 40 milionë euro dividend i prapambetur i pa likuiduar i cili duhet të adresohet në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkinë Tiranë.

Lidhur me privatizimet konstatohet një numër i lartë objektesh për të cilat edhe pse kanë kaluar vite që nga momenti i inicimit të procesit(procedura të cilat kanë nisur që prej vitit 2007), procesi i privatizimit nuk ka përfunduar dhe nuk ka konkluduar në shitje të pronës. Tejzgjatja në kohë e procesit të privatizimit, shoqëruar me mospublikimin e pronave në proces privatizimi për të cilat është marrë miratimi, riskon maksimizimin e vlerës së shitjes së tyre dhe përfundimin në kohë dhe me sukses të procesit të privatizimi.

Probleme duket se ka pasur edhe në kontratat “1 euro” të cilat pavarësisht se nuk janë respektuar nuk kanë marrë penalitete.

“Efekte negative nga mos vendosja e penaliteteve në zbatimin e kontratave të qirasë “1Euro” në shumën 102,556 mijë lekë . Të ardhura të munguara nga mos arkëtimi i detyrimeve të qirasë nga subjektet qiramarrëse në shumën 2,218 mijë lekë. Nga auditimi i dokumentacionit për administrimin dhe shitjen e pronës i janë shkaktuar buxhetit të shtetit efekte negative në shumën 43,402 mijë lekë” thuhet në raport./ Monitor

privatizime

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari