19 Gusht 2023, 20:28
Nga m.s
foto ilustruese
TIRANE- E paditur në Gjykatën Kushtetuese nga avokatët, harta e re gjyqësore po inspektohet edhe nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, prej nga ku do të kuptohet se çfarë ndikimi solli tek proceset gjyqësore në rang vendi.
“Harta e re do kohën e vetë që të përshtatet me situatën e re, edhe magjistrati duhet të përshtatet me hartën e re gjyqësore. Është një proces që po e shohim në vijim, edhe për shkak të detyrimit që kemi për të ndjekur problematikat që dalin në raport me të drejtat e qytetarëve nga kjo hartë e re, kështu që në çdo moment që ne do të konstatojmë një situatë për të cilën duhet të ndërhyjmë, e para do të ndërhyjmë, e padyshim do të bëhet publike“, tha Artur Metani, Inspektor i Lartë i Drejtësisë.
Vetëm në Gjykatën e Tiranës tek e cila është transferuar edhe Gjykata e Krujës, stoku i dosjeve ka shkuar në 19 mijë çështje.
“Ka më shumë ankesa për gjyqtarë se sa për prokurorë, është natyrshëm që të jetë ky proces, sepse gjykata është organi vendimmarrës i fundit pas një procesi gjyqësor, penal kryesisht. Kështu që numri më i lartë i ankesave vjen për gjyqtarë, përgjithësisht për gjykatat e mëdha në vend siç janë Tirana, Durrësi, Vlora, sepse padyshim problematika më të mëdha sociale janë në qytete që ka më shumë popullsi dhe më shumë interesa që konfliktojnë njëri-tjetrin. Po i shohim të gjitha me prioritet, duke mos i harruar edhe qytetet e vogla, edhe ankesat që vijnë për qytetet e vogla sepse drejtësia është kudo njëlloj“, theksoi Metani.
Në të gjitha Gjykatat e Shkallës së Parë, stoku numëron 40 mijë gjykime. Përmbi 5 mijë shtetas janë ankuar pranë ILD dhe shumica janë për mos zbardhje të vendimeve. Gjyqet për pronat vazhdojnë të jenë një problem i pazgjidhur.
“Për zvarritjen e hetimeve dhe gjykimit kanë të bëjnë të dyja rastet, zvarritje që kanë të bëjnë me shkaqe penale janë më të pakta“, shtoi Metani. /Burimi i lajmit Top Channel
artur metani gjyqet harta e re gjyqesore
Aktualitet
19 Gusht 2023, 20:06
m.s
foto nga hoteli
SARANDE- Pas rastit kur 4 italianë ikën me vrap nga restoranti në Berat, për të mos paguar faturën 80 euro, ...
Aktualitet
19 Gusht 2023, 19:47
m.s
foto ilustruese
FIER- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Seman. Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar ...
Aktualitet
19 Gusht 2023, 18:41
m.s
Ksamil
KSAMIL- Në Ksamil sezoni turistik është në pikun e tij. Disa të huaj dhe një grup emigrantësh shqiptarë n&e...
Aktualitet
19 Gusht 2023, 18:04
m.s
Hisen Berisha
TIRANË- Deputeti i PDK-së në Kosovë, Hisen Berisha, ka deklaruar se arrestimi në Tiranë i ish-pjesëtarit t...
Aktualitet
19 Gusht 2023, 16:20
m.s
Gabriela Kadena, pronarja e restorant 'Guva Mangelam'
BERAT- Largimi me vrap i katër italianëve për të mos paguarën faturën,...
Aktualitet
19 Gusht 2023, 15:30
m.s
Ilir Beqaj
TIRANE- Tre dekada më parë, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj ishin dy shokë klase dhe studentë të F...
Aktualitet
19 Gusht 2023, 14:44
I.A
SPAK
TIRANË- Kontrata e koncensionit të sterilizimit që po hetohet nga SPAK është zhdukur dhe nuk ndodhet në arkivat e Minist...
Aktualitet
19 Gusht 2023, 14:34
I.A
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një vatër zjarri e madhe është ndezur ditën e sotme në varrezat e Gjirokastrës. M...
Aktualitet
19 Gusht 2023, 14:09
I.A
Lincoln Crown Court
ANGLI- Një shqiptar ka pranuar se është kopshtar i 175 bimëve kanabis të cilat u gjetën në nj&e...
Aktualitet
19 Gusht 2023, 13:52
I.A
Policia
DIBËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Dibër. Mësohet se një 32-vjeçar ka ...