Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Deputeti i PDK-së në Kosovë, Hisen Berisha, ka deklaruar se arrestimi në Tiranë i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt, bie ndesh me të drejtat e njeriut.
TIRANË- Deputeti i PDK-së në Kosovë, Hisen Berisha, ka deklaruar se arrestimi në Tiranë i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt, bie ndesh me të drejtat e njeriut. Në një intervistë në rubrikën “Opinion” në "News24", ai apeloi që qeveria shqiptare të kërkojë llogari nga Këshilli i Evropës për pretendimet e tyre mbi Shtëpinë e Verdhë. Ai shtoi se UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë, dhe ka respektuar të gjithë normat ndërkombëtare aq sa ka patur mundësi.
“Arrestimi i Goxhajt bie ndesh me të drejtat e njeriut, është shkelje e tyre. Unë mendoj se qeveria shqiptare nuk duhet të lejojë ekstradimin e Dritan Goxhajt. Duhet të kërkojë llogari nga Këshilli i Evropës për pretendimet mbi Shtëpinë e Verdhë.
UÇK-ja ka respektuar gjithë normat ndërkombëtare aq sa ka pasur mundësi, dhe besoj se në asnjë rast nuk kemi dalë kundër tyre. UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë. Ne duhet të bëjmë çdo gjë për të ndalur këtë abuzim. Raporti i Dick Martyt është e keqja më e madhe që i është bërë Kosovës pas luftës. Kjo gjë ka prekur edhe Shqipërinë”, u shpreh ai ndër të tjera.
Dy ditë më parë, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm la në "arrest me burg" Dritan Goxhaj, ish-ushtarin e UÇK-së i arrestuar më 31 korrik 2023, me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Gabriela Kadena, pronarja e restorant 'Guva Mangelam' BERAT- Largimi me vrap i katër italianëve për të mos paguarën faturën,...
Ilir Beqaj TIRANE- Tre dekada më parë, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj ishin dy shokë klase dhe studentë të F...
SPAK TIRANË- Kontrata e koncensionit të sterilizimit që po hetohet nga SPAK është zhdukur dhe nuk ndodhet në arkivat e Minist...
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Një vatër zjarri e madhe është ndezur ditën e sotme në varrezat e Gjirokastrës. M...
Lincoln Crown Court ANGLI- Një shqiptar ka pranuar se është kopshtar i 175 bimëve kanabis të cilat u gjetën në nj&e...
Policia DIBËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Dibër. Mësohet se një 32-vjeçar ka ...
Foto Ilustruese KAPSHTICË- Pika doganore e Kapshticës ka krijuar rradhë të gjata për shkak të numrit të lartë ...
Policia DURRËS- Një 56-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Lushnje për transport të emig...
Policia FIER- Një 33-vjeçare me iniciale E.M është arrestuar ditën e sotme në Fier për plagosje. Mësohet se ...
Ilir Rrapaj dhe Ilir Beqaj TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me dosjen hetimore të SPAK për koncensionin e ster...