LIVE UPDATES
Aktualitet

Abuzime me çmimet në Ksamil, pushuesit: Çadrat shkojnë deri në 40 Euro, Shqipëria s'është vend ekonomik (VIDEO)

Rrjeti elektrik i riparuar për Ksamilin nuk ishte planifikuar për norma të 10-fishuara popullimi, ku çdo pajisje është në funksion me kohë të plotë. Në kulmin e sezonit, shumë hotele për të siguruar ujë janë duke u furnizuar me autobotë uji, shërbim që kushton miliona lekë çdo mbrëmje, e megjithatë sasia nuk mjafton për të furnizuar dushet në plazhe private.

19 Gusht 2023, 18:41 Nga m.s
Abuzime me çmimet në Ksamil, pushuesit: Çadrat shkojnë
Ksamil

KSAMIL- Në Ksamil sezoni turistik është në pikun e tij. Disa të huaj dhe një grup emigrantësh shqiptarë në Itali po përpiqen të sigurojnë çadra dhe shezlongë në plazh, që për shkak të mbingarkesës, duhen rezervuar një ditë para.

Sergio që ka mbërritur sot, duhet të presë për të nesërmen që të sigurojë një vend buzë detit për familjen.

“Çmimet shkojnë nga 30-40 Euro për set, ç'ka nuk e bën këtë shërbim më të lirë se në Itali”, shprehet pushuesi italian.

“Çmimet janë njëçik më të kripura se viti që kaloi, rreth 20% më lart këtu se në Itali”, shprehet një pushues.

Pushuesit flasin për një rritje të çmimit të ofertës në tërësi me të paktën 20-30% në raport me vitin e kaluar, rritje që nuk motivohet mjaftueshëm me cilësinë e shërbimit, problemet e infrastrukturës, lehtësitë dhe logjistikën.

Një ri 20-vjeçar shqiptar që ka lindur në Itali, tregon se në mbrëmje i duhet të shpenzojë të njëjtën sasi parash sa në Itali, për tu zbavitur në një bar nate me miqtë në Ksamil.

“Unë i prisja më të ulëta çmimet nga reklamat që bëjnë, në TikTok e cilësojnë Shqipërinë si një vend më ekonomik, por nuk është kështu“, shprehet ai.

Fillimisht bizneset u përballën me rënien drastike të kursit të këmbimit me Euron, ç'ka bëri që oferta të vinte që prej qershorit jo më në Euro por në Lek. Bizneset janë të ndërgjegjshëm se kostot janë duke u paguar nga klientët, por situata nuk do të jetë pa efekte mbi këtë sezon por edhe mbi sezonin e vitit të ardhshëm.

“Euroja rëndon për të gjithë, jo vetëm për ne. Kemi pasur disa kontrata me operatorët turistike dhe i kthyem në Lekë se kishte luhatje”.

Furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike gjithashtu është problematik. Rrjeti elektrik i riparuar për Ksamilin nuk ishte planifikuar për norma të 10-fishuara popullimi, ku çdo pajisje është në funksion me kohë të plotë. Në kulmin e sezonit, shumë hotele për të siguruar ujë janë duke u furnizuar me autobotë uji, shërbim që kushton miliona lekë çdo mbrëmje, e megjithatë sasia nuk mjafton për të furnizuar dushet në plazhe private.

Përfitues prej turizmit në Ksamil janë gati 80% e familjeve lokale, ndërsa të punësuar sezonalë janë rreth 1000 vetë nga e gjithë Shqipëria. Ada punon 6 muaj çdo vit në Ksamil dhe 6 të tjerë në Tiranë. Ajo shpreson në një turizëm më cilësor në të ardhmen, që sjell të ardhura më të qëndrueshme.

Ksamili me ishujt dhe bregdetin shkëmbor, natyrën e rrallë dhe zonat e mbrojtura që e rrethojnë arriti këtë verë kulmin e promocionit ndërkombëtar dhe të vizitorëve. Ekspertët e turizmit vlerësojnë se shitja e shërbimeve është pak e balancuar nëse flitet për lehtësi të munguara, kapacitete të pamjaftueshme dhe konkurrentë me potencial shumë të lartë e traditë disa dekadëshe siç është bregdeti grek apo brigje të tjera mesdhetare me interes të shtuar./Burimi i lajmit Top Channel

 

ksamil plazhe

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës