LIVE UPDATES
Aktualitet

Në errësirë, Kosova humb rrugën drejt energjisë së ripërtëritshme

Një inxhinier i KEK-ut tregoi për Radion Evropa e Lirë se, pavarësisht se a nxirret më shumë qymyr nga miliarda tonët në dispozicion, dy termocentralet nuk kanë kapacitet të prodhojnë më shumë rrymë.

4 Shkurt 2026, 19:59 Nga E.d
Në errësirë, Kosova humb rrugën drejt energjisë së
Foto ilustruse

Gjashtëqind mijë tonë. Kaq qymyr nxjerr përafërsisht Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) në muaj. Por, kjo sasi e nxjerrë e e përpunuar dhe transformuar në energji elektrike, nuk ka mjaftuar në dimrat e fundit për t’i mbuluar nevojat e konsumatorëve në Kosovë.

Kjo, pasi që pothuajse gjithë barrën për furnizim me energji elektrike e mbajnë mbi supe dy termocentralet e vjetruara, Kosova A dhe Kosova B. Një inxhinier i KEK-ut tregoi për Radion Evropa e Lirë se, pavarësisht se a nxirret më shumë qymyr nga miliarda tonët në dispozicion, dy termocentralet nuk kanë kapacitet të prodhojnë më shumë rrymë.

Rreth dy dekada më parë, Kosova planifikonte të ndërtonte një termocentral të ri, Kosovën e Re, për ta shtuar prodhimin. Por, pas tërheqjes së Bankës Botërore nga projekti në vitin 2018 dhe dështimit të marrëveshjes me Countour Global në vitin 2020, ky projekt nuk u realizua.

Për Faruk Foniqin, ekspert i Sistemeve të Informacionit Gjeografik (GIS) dhe i Teledetektimit (Remote Sensing), Kosova duhet ta synojë tashmë rehabilitimin nga varësia prej thëngjillit. Këtë kërkesë të tij ai e arsyeton me pasojat për shëndetin publik, ndotjen e ajrit përmes lirimit të grimcave të imëta dhe gazrave serrë, ndotjen e tokave bujqësore, ujërave nëntokësore etj.

“Ky është një model i vjetruar i energjisë, që është shumë ndotës dhe i dëmshëm”, thotë Foniqi për REL-in.

Në linjë me këtë, në 2020-tën, Kosova u bë një nga vendet që nënshkruan Deklaratën për Agjendën e Gjelbër, duke u zotuar që deri në vitin 2050 të jetë plotësisht e dekarbonizuar - pra të prodhojë energji vetëm nga burimet e ripërtëritshme, si: era, dielli dhe uji.

Por, e tërhequr nga projekti për një termocentral të ri të thëngjillit e pa projekte për rritje domethënëse të kapaciteteve të energjisë së ripërtëritshme, Kosova, aktualisht, mbështetet në import për të mbuluar kërkesat.

Kjo gjë, sipas Dardan Abazit, nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), nuk është detyrimisht problematike.

“Ne nuk jemi të vetëmjaftueshëm as për domate, as për patate, as për naftë. Nuk do të jemi as për energji”, thotë ai për REL-in.

Sipas Abazit, problemi qëndron te varësia nga një prodhues i vetëm i energjisë: KEK-u.

Ai thotë se Kosova duhet të ecë përtej idesë që shteti ta prodhojë, shpërndajë e faturojë energjinë vetë.

“Operatori për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) i ofron një avantazh të jashtëzakonshëm KEK-ut dhe asnjë furnizues tjetër nuk mund të hyjë realisht në treg”, thotë Abazi.

Kështu, ai propozon një lloj liberalizimi të tregut të energjisë dhe integrim në tregun rajonal dhe evropian të energjisë, ku mund të arrihet një traktat për bashkëpunim me Shqipërinë.

Shqipëria, që prodhon energji vetëm nga burimet e ripërtëritshme, është kryesisht e varur nga hidrocentralet.

Nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, Kosova është më së shumti e varur nga qymyri.

Foniqi, gjeograf, tregon se Kosova ka potencialin kryesor për prodhim të energjisë diellore nëpër zonat ku tokat bujqësore janë të një cilësie më të ulët.

Ai sheh potencial edhe në prodhimin e energjisë përmes turbinave të erës, por thekson se zonat kryesore me kapacitet më të madh për prodhim janë ato ku shtrihen parqet kombëtare. Ai thotë se, megjithatë, kjo s'duhet ta pengojë zhvillimin e parqeve të erës.

Kosova ka realizuar vetëm një ankand përmes të cilit ka synuar realizimin e një parku solar me kapacitet prodhimi prej 100 megavatesh në orë, në Kramovik të Rahovecit, në jug të Kosovës. Projekti ende nuk është finalizuar. Ndërkohë, janë finalizuar dy parqe të erës, në Kamenicë dhe në Bajgorë, ndërsa potencial është parë edhe në Çyçavicë, Zatriq, Budakovë dhe Kozhicë.

Por, kjo nuk është e mjaftueshme për të ecur drejt dekarbonizimit më 2050, sipas Abazit nga INDEP-i. Ai kërkon që sa më shpejt të hartohet dhe miratohet në Kuvend Strategjia Dalëse nga Qymyri dhe të miratohet Plani Kombëtar për Energji dhe Klimë. Fillimisht, thekson ai, Qeveria e Kosovës duhet ta ketë një plan të qartë për afatet kohore drejt këtij synimi.

“Nuk mund të mendojmë të shkojmë deri më 2050 me thëngjill dhe pastaj të zgjohemi një të hënë, në mëngjes, dhe të themi që nga sot s’do të përdorim thëngjill”, thotë Abazi.

Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje për këtë çështje te Ministria e Ekonomisë, në kuadër të së cilës funksionon Departamenti i Energjisë, por nuk ka marrë përgjigje.

Tash e një vit, Kosova funksionon me qeveri në detyrë, të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të vitit të kaluar i fitoi sërish LVV-ja, me përkrahje mbi 50 për qind.

Ministria e Ekonomisë ka subvencionuar faturat e energjisë elektrike për familjet që janë konsideruar të cenueshme dhe për ata që kanë kursyer, mirëpo statistikat tregojnë se është një pjesë e vogël e konsumatorëve që shpenzojnë një pjesë të madhe të energjisë, pa e kursyer atë.

Kjo ministri publikoi vetë disa të dhëna që tregonin se, në janar të vitit 2025, rreth 30 për qind e gjithë energjisë së konsumuar në Kosovë shpenzohej nga 9 për qind e konsumatorëve.

Problem kyç vazhdon të mbetet ngrohja gjatë muajve të dimrit, pasi që një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës varen nga ngrohja përmes energjisë elektrike.

Në vitet e fundit, kur çmimi i energjisë elektrike është rritur vazhdimisht, Ministria e Ekonomisë në Kosovë ka ofruar mbulimin e një pjese të kostos së instalimit të paneleve solare nëpër shtëpi.

“Ka pasur diçka, por janë vlera tepër të vogla dhe jostimuluese. Edhe ka pasur disa pengesa gjatë marrjes së lejeve dhe licencave. Është punuar domethënë, por jo mjaftueshëm”, thotë Gashi për REL-in, duke theksuar pengesat burokratike në proces.

Sipas të dhënave të Zyrës së Bashkimit Evropian për Statistika (Eurostat) nga tetori i vitit të kaluar, vetëm rreth 18 për qind e qytetarëve të Kosovës thonë se janë të mirinformuar me problemet që lidhen me ndryshimet klimatike.

Edhe pse kjo është më e ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian (23 për qind), kosovarët shprehen më të gatshëm për fokusimin e energjisë në burime të ripërtëritshme. Në mesin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë hyn edhe ajo e prodhuar nga hidrocentralet. Megjithatë, ky burim ka hasur në më shumë rezistencë nga banorët lokalë dhe ambientalistët.

Ankesat kryesore nxiten nga dëmet që u janë shkaktuar lumenjve dhe zonave përreth hidrocentraleve të ndërtuara. Rasti i hidrocentralit të ndërtuar në Deçan kishte shkuar deri në Gjykatë Kushtetuese, për shkak të parregullsive në lejet e dhëna për operim. Xhevat Ahmetaj, menaxher i përgjithshëm i hidrocentralit në Radac të Pejës, thotë se kapaciteti i Kosovës për të prodhuar energji nga hidrocentralet është i ulët.

Megjithatë, ai shton se qytetarët duhet ta kenë një gjë në mendje: që hidrocentralet duhet të lejohen të funksionojnë duke respektuar rregullat e operimit ashtu që të mbrohet mjedisi. Sipas tij, prodhimi i rrymës përmes hidrocentraleve duhet të shihet thjesht si “disa lopata më pak thëngjill në termocentrale”.

“Në Kosovë shfrytëzohet kryesisht uji i të reshurave të shiut dhe kur shkrihet bora. Ne këta ujëra i shohim vetëm duke na vërshuar në qytete. Ai është uji që duhet të shfrytëzohet për prodhim të energjisë”, thotë Ahmetaj për REL-in.

Por, Foniqi, i cili ka analizuar të dhënat e reshjeve në Kosovë, thotë se shumica e lumenjve në vend nuk kanë rrjedhë konstante të mjaftueshme për prodhim të energjisë, për shkak se reshjet tani janë sporadike. Për këtë arsye, ai thekson se fokusi duhet të jetë tek energjia solare dhe ajo e erës.

"Hidroenergjinë mund ta shohim si burim ndihmës, jo si zgjidhje kryesore për sistemin energjetik. Ajo ka përparësi sepse prodhon energji me emetime të ulëta dhe ndihmon në stabilizimin e rrjetit, por njëkohësisht Kosova është vend me burime ujore të ndjeshme dhe të paqëndrueshme", thotë Foniqi.

Ai shton se si hidrocentrale mund të funksionojnë, në kapacitet të ulët, vetëm disa prej atyre që kanë nivel më të madh të ujit, si ai i Radacit. Për Abazin nga INDEP-i, e rëndësishme është që të ketë një strategji konkrete dhe investime adekuate, pasi që, siç thotë, “sektori i energjisë nuk mund të zhvillohet përmes arnimeve”.

“Jemi zhytur në varfëri energjetike dhe kjo vjen nga ngecja - qysh nga investimet në efiçiencë, që do ta ulnin kërkesën, deri tek investimet në prodhim, që do ta decentralizonin prodhimin”, përfundon Abazi./REL

kosova energji e riperteritshme termocentrale

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje