Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
DOKUMENTI/ Mbi 10 mijë persona do të përfitojnë nga amnistia penale, ja kush përjashtohet
Nëse Kuvendi do t’i japë dritën jeshile do të lirohen menjëherë burra që deri më 31 dhjetor 2025 janë dënuar me vendim të formës së prerë, apo u ka mbetur edhe 3 vite burg dhe vendimi ka marrë formë të prerë, si edhe gra që janë dënuar me 4 vite burg me vendim të formës së prerë deri në fund të vitit të kaluar, me përjashtim të disa kategorive të veprave penale.
4 Shkurt 2026, 19:28Nga E. D
foto ilustuese
TIRANË- Drafti i Amnistisë Penale, një nismë që synon të zbusë dënimet për një pjesë të të dënuarve dhe të lehtësojë integrimin e tyre në shoqëri është zbardhur. Sipas draftit, do të përfitojnë mbi 10 mijë persona, 380 të burgosur pritet të lirohen menjëherë dhe 980 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi.
Ligji parashikon përfshirjen e personave të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me dënime deri në tre vjet burg për burrat dhe deri në katër vjet për gratë, përfshirë edhe format alternative të dënimit, si gjoba apo shërbimi në komunitet.
Për të dënuarit që ende vuajnë dënimin, drafti parashikon përjashtim nga burgu nëse u kanë mbetur për të vuajtur deri në tre vjet burrave dhe deri në katër vjet grave. Gjithashtu amnistia përfshin të moshuarit, duke nisur nga 60 vjeç për burrat dhe 50 vjeç për gratë, si dhe personat që kanë qenë të mitur në kohën e kryerjes së veprës penale.
Ndërsa kategoritë që përjashtohen nga përfitimi i amnistisë janë personat që i janë shmangur drejtësisë, si të arratisurit apo të fshehurit, si dhe të dënuarit për krime të rënda, përfshirë krimet kundër jetës dhe njerëzimit, krimet seksuale, terrorizmin, veprat që cenojnë rendin kushtetues, autoritetin e shtetit, mjedisin, ekonominë dhe pasurinë, si edhe veprat penale që lidhen me zgjedhjet dhe demokracinë.
Gjithashtu amnistia nuk do të zbatohet për personat e dënuar me burgim të përjetshëm, si dhe për ata që gjykohen ose hetohen nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO)./Dosja.al