Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas deklaratës së kompanisë vendburimi i Gorisht-Koculit është një vendburim 60-vjeçar si pjesë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë. Më tej shtohet se në këtë zonë për 6 dekada janë prodhuar mbetje të shumta dhe se vitet e fundit janë marrë masat për eleminimin e tyre.
TIRANË- Kompania Albpetrol sh.a ka dalë me një reagim pas publikimeve të ditëve të fundit në lidhje me ndotjen mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës. Sipas deklaratës së kompanisë vendburimi i Gorisht-Koculit është një vendburim 60-vjeçar si pjesë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë.
Më tej shtohet se në këtë zonë për 6 dekada janë prodhuar mbetje të shumta dhe se vitet e fundit janë marrë masat për eleminimin e tyre. Kompania thekson se në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotes prej shumë kohësh po sipas tyre kjo njollë aktiziohet nga temperatuar e larta.
Albpetrol shton se po vijon me një plan masash për të pastruar zonat e ndotura, duke i kushtuar kujdes të veçantë mbrojtjes dhe rehabilitimit te mjedisit, sidomos ne mbrojtje të Lumit Vjose.
"Kompania Albpetrol sh.a, në zbatim të detyrave të saj funksionale, gjatë viteve te fundit ka vendosur mbrojtjen e mjedisit në krye të listës së prioriteteve, si rrjedhoje e strategjive kombetare dhe vendimeve te Qeverise Shqiptare, ne mbrojtje te pasurive natyrore kombetare. Në mënyrë të veçantë ky orientim është bërë i domosdoshëm, nisur nga një situatë e rënduar, e trasheguar nga shfrytëzimi per dekada me radhë, i zonave naftëmbajtëse.
Vendburimi i Gorisht-Koculit, i publikuar ditët e fundit në media, është një vendburim 60-vjeçar si pjesë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë. Gjatë aktivitetit kesaj zone, për 6 dekada me radhë, ky vendburim ka prodhuar mbetje te shumta, të cilat deri para pak vitesh nuk janë trajtuar sipas protokolleve teknike, te cilat ne zbatojme rigorizisht sot per eleminimin e tyre.
Kompania Albpetrol është e angazhuar plotësisht për të rehabilituar pjesën e lumit të ndërlidhur me zonën naftëmbajtëse, sipas kushteve teknike dhe hapësirave financiare në një kohë sa më të shkurtër.
Aktualisht, në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotes prej shume kohesh. Operimet zbatojne protokollet teknike te nxjerres dhe evadimit ne perputhshmeri te manualeve dhe ne respekt te plote te mbrojtjes se mjedisit. Albpetrol po e zvogëlon çdo vit sasine e mbetjeve te trasheguara e kjo vërtetohet nga veprimet e ndërmarra zyrtarisht.
Fatqekeqisht kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta, pasi gjatë pjesës tjeter të vitit, nuk ka rrjedhje të këtyre mbetjeve, dhe ky është një fakt tjetër që mund të provohet lehtësisht edhe nga ekspertët e mbrojtjes së mjedisit dhe raportimet e mediave.
Kompania Albpetrol do të vijojë me një plan masash të përcaktuar qartë, të pastrojë zonat e ndotura për dhjetëra vite me radhë, duke i kushtuar kujdes të veçantë mbrojtjes dhe rehabilitimit te mjedisit, sidomos ne mbrojtje te pasurise tone natyrore kombetare, Lumit Vjose," thuhet në deklaratë.
Një grup ambientalistësh ndërkombëtarë kanë denoncuar me anë të pamjeve nga vendi i ngjarjes katastrofën natyrore që po ndodh në lumin Vjosë ku janë derdhur mbetje të naftës, uji është ndotur dhe kafshët e egra të zonës ndodhen në rrezik ekzistencial.
Konkretisht ambientalistët kanë publikuar pamje ku shihet gjendja alarmante me hidrokarburet e derdhura në lumë. Ata shprehen se nuk ka më ujë, është vetëm karburant dhe ka kafshë të ngordhura duke u përpjekur të notojnë. Gjithashtu ata ka ngritur shqetësimin edhe për mos reagimin nga ana e pushtetit për rastin alarmant.
Foto MALIQ- Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në afërsi të ish-repartit ushtarak të tankeve në Klocë n&...
Foto KOSOVË- Policia e Kosovës për mes një njoftimi ka bërë me dije se 17 persona janë shoqëruar në polic...
Foto DURRËS- Një incident është regjistruar ditën e sotme në bulevardin “Epidamn” në Durrës. Mësoh...
Policia LEZHË- Policia e Lezhës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ndalinin e një të riu në aksin rrug...
automjeti LEZHË- Një incident është regjistruar ditën e sotme në Lezhë. Policia ka qëlluar me armë zjarri n&eu...
pamjet e bizneseve TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e 12 milionë eurove pasuri në qytetin e Durrë...
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e 12 milionë eurove pasuri në qytetin e Durrësit, që dysho...
pamje nga aksidenti TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet pranë ambasadës amerikane. Një ta...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në kryeqytet. Sipas informacioneve, një sipërfaqe me ...
ubt TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur në gjyq 28 persona, pasi akuzohen p&eu...