28 Qershor 2025, 11:23
Nga r.ll
ubt
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur në gjyq 28 persona, pasi akuzohen për abuzime me tenderat e Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Mes të pandehurve ka pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, ndërsa bëhet me dije se ndaj tyre rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Sipas raportimeve, dosja po bëhet gati për tu dërguar për gjykim.
Në njoftimin e SPAK për lëshimin e masave të sigurisë, në shkurt të këtij viti, thuhet se nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në atë fazë të hetimit ishin hetuar 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë.
Prokuroria e Posaçme shprehej se gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të nivelit akademik në UBT, Romina Koto, dhe Ilir Kapaj, me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Bejo Bizhga, me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, që në kohën e ideimit të projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI ka kryer veprime në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, Edmond Tërthorja me detyrë Administrator i UBT-së.)
Sipas SPAK veprimet e kundraligjshme të personave të mësipërm kanë konsistuar në përgatitjen e të dhënave fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurues dhe fitues në këto procedura prokurimi.
Në njoftim thuhej se pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor në fazën e përgatitjes dhe gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit, veprimet e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe specifikimeve teknike apo termave të referencës, të koordinuara në vazhdimësi me veprimet e kundraligjshme të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.
spak ubt abuzime me tendera
Aktualitet
28 Qershor 2025, 11:12
r.ll
foto nga arrestimi
TIRANË- Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotik...
Aktualitet
28 Qershor 2025, 10:30
r.ll
droga
TEPELENË- Babë dhe bir janë arrestuar në Tepelenë, pasi kanë kultivuar 194 bimë narkotike kanabis pranë banes...
Aktualitet
28 Qershor 2025, 09:45
r.ll
foto nga shuarja e zjarreve
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dalë më një njoftim të përditësuar lidhur me situatën...
Aktualitet
28 Qershor 2025, 09:12
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Një oficer në pension i policisë greke dhe tre persona të tjerë janë arrestuar për përf...
Aktualitet
28 Qershor 2025, 07:13
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në një kontinent që mat progresin me statistika, renditjet duket se janë bërë pasioni ynë i...
Aktualitet
28 Qershor 2025, 07:11
r.ll
TIRANË- Shqipëria do të vijojë në masat ajrore të qëndrueshme që sjellin mot të kthjellët gjatë gjith&e...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 14:16
I.A
TIRANË- Një tërmet me magnitudë 3.1 ka goditur mbrëmjen e sotme vendin tonë. Sipas të dhënave epiqendra e tërmeti...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 22:29
N.F
Massimo De Santis, Taulant Malaj, Tefta Lelaj dhe Xhesika Malaj
ITALI- 47-vjeçari shqiptar, Taulant Malaj është dënuar me b...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 22:19
N.F
Foto
TIRANË- Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan janë ankuar banorët e njësisë 14, Kashar, pasi ...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 21:29
r.ll
vendngjarja
FIER- Një pronë private në Peshtat të Fierit është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Flak&eum...