Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Policia shtoi se festimet kanë kaluar kryesisht qetë dhe pa incidente madhore.
KOSOVË- Policia e Kosovës për mes një njoftimi ka bërë me dije se 17 persona janë shoqëruar në polici gjatë festimeve të Vidovdanit. Sipas njoftimit të arrestuarit janë vënë në pranga pasi kanë nxitur urrejtje dhe se mbanin veshur rroba me përmbajtje provokuese në kundërshtim me ligjin. Policia shtoi se festimet kanë kaluar kryesisht qetë dhe pa incidente madhore.
‘‘Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me vendim të të cilëve një të dyshuari i është shqiptuar masa e ndalimit mbi dyshimin e bazuar për veprën penale armëmbajtje pa leje, një tjetri i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, 4 të tjerë janë liruar, kurse 11 të tjerë janë në procedurë të intervistimit’’, thuhet në njoftim.
Policia ka falënderuar qytetaret për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar, si dhe se i ka siguruar se ata do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës menaxhoi situatën e sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për ‘Vidovdan”
Prishtinë, më 28 qershor 2025/ Policia e Kosovës, siç e ka bërë të ditur edhe përmes njoftimit zyrtar të dt. (27.06.2025), lidhur me manifestimet e “Vidovdan-it”, me kohë ka ndërmarrë masat operative për menaxhimin e situatës së sigurisë, ruajtjen e rendit publik, orientimin e trafikut rrugor dhe menaxhimin kufitar.
Përmes ndërmarrjes së masave të nevojshme koordinuese, parandaluese dhe operative në të gjitha departamentet dhe rajonet policore, manifestimet kanë kaluar kryesisht qetë dhe pa incidente madhore.
Referuar informacioneve nga njësitet policore të angazhuara në terren, nuk është raportuar ndonjë rast i cili ka ndikuar në mbarëvajtjen e manifestimeve, përveç shoqërimit të 17 personave në stacion policor për intervistim, të cilët kanë provokuar masën, duke kryer nxitje të urrejtjes dhe posedonin veshje me përmbajtje provokuese e nxitëse, në kundërshtim me dispozitat ligjore.
Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me vendim të të cilëve një të dyshuari i është shqiptuar masa e ndalimit mbi dyshimin e bazuar për veprën penale armëmbajtje pa leje, një tjetri i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, 4 të tjerë janë liruar, kurse 11 të tjerë janë në procedurë të intervistimit.
Policia e Kosovës falënderon qytetaret për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar, si dhe njëherit i sigurona ata se PK-ja do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, menaxhimin e situatës së sigurisë, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.
Foto DURRËS- Një incident është regjistruar ditën e sotme në bulevardin “Epidamn” në Durrës. Mësoh...
Policia LEZHË- Policia e Lezhës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ndalinin e një të riu në aksin rrug...
automjeti LEZHË- Një incident është regjistruar ditën e sotme në Lezhë. Policia ka qëlluar me armë zjarri n&eu...
pamjet e bizneseve TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e 12 milionë eurove pasuri në qytetin e Durrë...
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e 12 milionë eurove pasuri në qytetin e Durrësit, që dysho...
pamje nga aksidenti TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet pranë ambasadës amerikane. Një ta...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në kryeqytet. Sipas informacioneve, një sipërfaqe me ...
ubt TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur në gjyq 28 persona, pasi akuzohen p&eu...
foto nga arrestimi TIRANË- Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotik...
droga TEPELENË- Babë dhe bir janë arrestuar në Tepelenë, pasi kanë kultivuar 194 bimë narkotike kanabis pranë banes...