Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në pranga është vënë shtetasi Iljaz Rusta, i cili akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor”.
RROGOZHINË- Një 41-vjeçar është arrestuar në Rrogozhinë, pasi akuzohet se ka ndezur zjarr ku si pasojë janë djegur qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 hektarë bimësi. Në pranga është vënë shtetasi Iljaz Rusta, i cili akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor”.
Sipas informacioneve zyrtare policore, ky shtetas ka qenë duke punuar në oborrin e një banese dhe ka ndezur zjarr aty, për djegien e mbeturinave.
Si pasojë e erës së fortë, zjarri është përhapur shpejt duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi rreth 10 ha, qindra pemë ulliri dhe pemë frutore, si dhe ka vënë në rrezik serioz përfshirjen nga flakët, të banesave përreth.
NJOFTIMI I POLICISË:
Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi, si dhe u rrezikuan banesat përreth, Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit se në lagjen e Shimve, bashkia Rrogozhinë, kishte rënë zjarr dhe ishte përhapur në një sipërfaqe të madhe, menjëherë kanë shkuar në zonën ku kishte rënë zjarri dhe vijuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e shërbimeve të Policisë, pas disa orësh, bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, pas disa minutash, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor”, i autorit të dyshuar, shtetasit I. R., 41 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ka qenë duke punuar në oborrin e një banese dhe ka ndezur zjarr aty, për djegien e mbeturinave. Si pasojë e erës së fortë, zjarri është përhapur shpejt duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi rreth 10 ha, qindra pemë ulliri dhe pemë frutore, si dhe ka vënë në rrezik serioz përfshirjen nga flakët, të banesave përreth.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos shkaktojnë zjarr në asnjë rast, pasi do të përballen me ligjin.
Pjetër Shala HAGË- Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpall sot aktgjyk...
Foto ilustruese TIRANË- Presioni në rritje në tregun e qirave është reflektuar edhe në nivelin e përgjithshëm t&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Në gjithë Europën, sidomos atë në zhvillim, njerëzit lëvizin në kërkim të nj...
foto ilustruese TIRANË- Vendi ynë këtë të hënë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të q&eu...
foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme do të marrë pjesë së dëgjesës si dëshmitarë edhe disa bizn...
zjarri MALLAKASTËR- Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në vend. Një zjarr i përmasave masive, raportohe...
spak HIMARË- Një vilë luksoze dhe një automjet i tipit “Lamborghini Aventador” janë sekuestruar në bregdetin e Pa...
foto ilustruese KAVAJË- Dy motorë janë përplasur pasditen e sotme në Golem rreth 800 metra larg perimetrit të...
zjarri ELBASAN- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme kodrat në zonën e Karinës, nd&e...
dom vlash palaj SHKODËR- Famullitari Dom Vlash Palaj, në meshën e mbajtur ditën e sotme në Shkodër, ka dhënë nj&eum...