LIVE UPDATES
Aktualitet

Rritja e çmimeve të qirave u përshpejtua në maj 2025

Para 10 viteve në 2015-2016, ndryshimet vjetore në çmimet e qirave ishin të papërfillshme, me norma rritjeje nën 1% ose edhe negative. Megjithatë, që nga fundi i vitit 2016 dhe veçanërisht gjatë vitit 2017, ritmi i rritjes u përshpejtua ndjeshëm, duke arritur mbi 4% në disa muaj.

14 Korrik 2025, 07:19 Nga r.ll
Rritja e çmimeve të qirave u përshpejtua në maj 2025
Foto ilustruese

TIRANË- Presioni në rritje në tregun e qirave është reflektuar edhe në nivelin e përgjithshëm të çmimeve. Në muajin maj 2025 mesatarja e qirave ishte 4.7 për qind më e lartë se në maj 2024, raporton INSTAT. Kjo ishte rritja më e lartë që nga dhjetori 2023.

Grafiku i mëposhtëm se rritja e qirave është përforcuar pas pandemisë si rrjedhojë e tkurrjes së ofertës së qirave afatgjata, orientimit të tregut drejt turizmit, mungesës së ndërhyrjeve shtetërore për të rregulluar tregun e strehimit, dhe ndryshimeve demografike ku gjithnjë e më shumë të rinj nga rrethet transferohen në Tiranë.

Para 10 viteve në 2015-2016, ndryshimet vjetore në çmimet e qirave ishin të papërfillshme, me norma rritjeje nën 1% ose edhe negative. Megjithatë, që nga fundi i vitit 2016 dhe veçanërisht gjatë vitit 2017, ritmi i rritjes u përshpejtua ndjeshëm, duke arritur mbi 4% në disa muaj.

Periudha e pandemisë, në vitin 2020, shënoi një ngadalësim të fortë të tregut, me norma rritjeje afër zeros ose negative. Izolimet, pasiguria ekonomike dhe emigrimi i përkohshëm i shumë qytetarëve ndikuan ndjeshëm në kërkesën për qira.

Nga mesi i vitit 2021 filloi një rritje graduale, që shfaqet më e qartë në vitin 2022, me norma rritjeje që kapërcyen 2–3%.

Megjithatë, zhvillimi më i theksuar ndodhi gjatë vitit 2023, kur ritmi i rritjes vjetore të çmimeve të qirasë arriti kulmin në rreth 4.9% në muajin shkurt.

Kjo fazë pasqyron një rikthim të fortë të kërkesës në treg, ndoshta i ndikuar nga turizmi në rritje dhe zhvendosja e të huajve që punojnë në vend, veçanërisht në Tiranë.

Pas këtij kulmi, tendenca filloi të zbutet, sidoqoftë, nga muaji mars 2024 nisi një tjetër fazë rritjeje e fortë, duke kulmuar në maj 2025 me një normë vjetore prej 4.7%, shumë pranë nivelit më të lartë të regjistruar dy vite më parë. Kjo tregon se presioni mbi tregun e qirave është rikthyer me intensitet.

Pas vitit 2022 u vu re një rritje e numrit të shtetasve të huaj sidomos ukrainas, rusë, italianë dhe nomadë që marrin me qira prona në Shqipëri, për shkak të çmimeve ende të ulëta të qirave në Kryeqytet në krahasim me pjesën tjetër të Europës.

Gjithashtu shumë pronarë i kthyen banesat në njësi për turistë, duke ulur ofertën për qira afatgjatë dhe duke rritur çmimet për banorët vendas.

Teksa ndërtimet e reja janë përqendruar në segmente luksoze, mungon oferta për banesa me qira të përballueshme për familjet me të ardhura mesatare ose të ulëta. Ky çekuilibër po shtyn çmimet lart, veçanërisht në zona urbane kryesisht në Tiranë./MONITOR

rritja e qerave

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale