Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas aktakuzës, ai dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së morën pjesë në ndalimin dhe keqtrajtimin e të dyshuarve për bashkëpunim me Serbinë dhe të atyre që nuk merrnin pjesë aktive në luftime. Viktimat, sipas aktakuzës, ishin subjekt i dhunës fizike dhe psikologjike, përfshirë kërcënimet me vdekje, poshtërimet dhe ngacmimet.
HAGË- Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpall sot aktgjykimin në rastin e Pjetër Shalës, i dënuar për krime lufte në vitin 1999. Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u dënua me 18 vjet burg në korrik të vitit 2024, pasi u gjet fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme në Fabrikën e Metalit në Kukës - pjesa veriore e Shqipërisë.
Sipas aktakuzës, ai dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së morën pjesë në ndalimin dhe keqtrajtimin e të dyshuarve për bashkëpunim me Serbinë dhe të atyre që nuk merrnin pjesë aktive në luftime. Viktimat, sipas aktakuzës, ishin subjekt i dhunës fizike dhe psikologjike, përfshirë kërcënimet me vdekje, poshtërimet dhe ngacmimet.
Gjykata e urdhëroi Shalën të paguante edhe 208 mijë euro si kompensim për tetë viktima, ndërsa e shpalli të pafajshëm për veprën penale të trajtimit çnjerëzor. Mbrojtja e tij e apeloi si aktgjykimin, ashtu edhe urdhrin për zhdëmtimin e viktimave.
Megjithatë, vendimi për këtë të fundit nuk do të përfshihet në aktgjykimin që do të jepet sot. Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura ndryshe si Gjykata Speciale, punojnë me ligjet e Kosovës, por prokurorët dhe gjyqtarët e tyre janë ndërkombëtarë.
Gjykata u themelua në vitin 2015 për të hetuar ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte dhe krime të tjera nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Selia e Speciales u vendos në Hagë të Holandës, për shkak të shqetësimeve se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është mjaftueshëm i pavarur për të hetuar krimet e luftës, si dhe për shkak të dyshimeve për kërcënimin e dëshmitarëve.
Deri më tani, Gjykata Speciale shpalli dy aktgjykime për krime lufte, ndaj Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës, dhe dy tjera për pengim të administrimit të drejtësisë, ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.
Aktualisht, është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputetit Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi - që të gjithë ish-pjesëtarë të UÇK-së - të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./ REL
Foto ilustruese TIRANË- Presioni në rritje në tregun e qirave është reflektuar edhe në nivelin e përgjithshëm t&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Në gjithë Europën, sidomos atë në zhvillim, njerëzit lëvizin në kërkim të nj...
foto ilustruese TIRANË- Vendi ynë këtë të hënë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të q&eu...
foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme do të marrë pjesë së dëgjesës si dëshmitarë edhe disa bizn...
zjarri MALLAKASTËR- Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në vend. Një zjarr i përmasave masive, raportohe...
spak HIMARË- Një vilë luksoze dhe një automjet i tipit “Lamborghini Aventador” janë sekuestruar në bregdetin e Pa...
foto ilustruese KAVAJË- Dy motorë janë përplasur pasditen e sotme në Golem rreth 800 metra larg perimetrit të...
zjarri ELBASAN- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme kodrat në zonën e Karinës, nd&e...
dom vlash palaj SHKODËR- Famullitari Dom Vlash Palaj, në meshën e mbajtur ditën e sotme në Shkodër, ka dhënë nj&eum...
IRLANDË- Dhjetëra prindër dhe fëmijë u mblodhën të shtunën në mëngjes në qytetin bregdetar të ...