LIVE UPDATES
Aktualitet

“M’u ka tret karta”, si funksionon skema mashtruese me makinat me qira

Kontakti ishte bërë përmesfaqes “Autorental Tirana Airport”. Si përfundim, makina nuk iu dha dhe qytetarit që pagoi 120 euro, i bënë bllok. Samedi tha, se i ati është 60 vjeç dhe as që merret me këtë punë.

22 Janar 2025, 21:08 Nga E. D
“M’u ka tret karta”, si funksionon skema mashtruese me makinat
foto nga emisioni

TIRANË- Më 8 Janar të këtij viti emisioni “Stop” transmetoi shqetësimin e shtetasit Samed Lulaj nga Kopliku, i cili tregoi se është kontaktuar nga një shtetas në Instagram dhe ky i fundit pretendonte se babai i Samedit, Qemal Lulaj, i kishte marrë 120 Euro si kapar për dhënien me qira të një makine.

Kontakti ishte bërë përmesfaqes “Autorental Tirana Airport”. Si përfundim, makina nuk iu dha dhe qytetarit që pagoi 120 euro, i bënë bllok. Samedi tha, se i ati është 60 vjeç dhe as që merret me këtë punë.

"Stop” pa se faqja “Autorental Tirana Airport” publikon foto me makina luksi dhe vihet re, që ndryshon numrin e kontaktit, për ta pasur më të lehtë skemën e mashtrimit.

Një tjetër denoncim ka ardhur për këtë faqe nga një shtetase, që ka paguar 200 Euro për një makinë “G Class”. Kur është afruar data për të marrë makinën, i kanë thënë se ajo nuk është disponibël dhe i kanë bllokuar kontaktin.

“Edhe unë jam mashtruar nga këta persona. Në verë të të vitit 2024 doja t’i bëja tim vëllai dhuratë një makinë ‘G Class” për mbrëmjen e maturës. Kontaktova në “Instagram” kaluam komunikimin në “Whatsapp” për këtë makinë. Bëra pagesën 200 Euro, pasi bëra pagesën më vjen mesazhi që më thotë se nuk e kemi më këtë makinë, por kontakto këto dy numra të tjerë. Menjëherë më bën bllok. Nuk kisha më mundësi komunikimi fare. As makinë nuk mora dhe as lekë nuk më janë kthyer më mbrapsht. U jam drejtuar juve sepse dua që të zbulohen këta mashtrues. Nuk është e drejtë, bëjmë pagesën dhe asnjë gjë”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesja.

“Stop” telefonoi një prej numrave që dha “Autorental Tirana airport” dhe ja çfarë u tha:

Qytetarja: Alo! Si kaluat?

Kompania X: Mirë! Si jeni ju?

Qytetarja: Më falni t’u pyes keni gjë ndonjë lidhje me këtë “Autorental Tirana Airport”, sepse më kanë dhënë këtë numrin tuaj.

Kompania X: Jo, s’kemi lidhje fare, nuk e njohim me thënë të drejtën.

Qytetarja: Më kanë dhënë numrin tuaj sepse kam bërë pagesën për të marrë një makinë…

Kompania X: Uuuu, hahaha… nuk i ke parë lajmet për këtë kompaninë? Kjo kompania vetëm merr para.

Qytetarja: Domethënë jam mashtruar dhe unë?

Kompania X: Fatkeqësisht po! Po është bërë shumë virale, e ke nëpër lajme, Klan. I delegon numrin dhe na përfshinë edhe ne në situate që s’kemi të bëjmë fare.

Në komunikimin përmes “Instagram-it”, është çuar karta e shtetasit Aleks Broqi, që rezulton në Shkodër. “Stop” kontaktoi këtë të fundit, por Broqi punonjës i nënstacionit elektrik nuk e ka idenë e kësaj situate. Ai di vetëm, që i ka humbur karta.

Aleks Broqi: Alo! Kush a?

Gazetarja: Unë jam gazetarja e emisionit “Stop”.

Aleks Broqi: Po!

Gazetarja: Aleks konkretisht me kartën tuaj të identitetit është bërë një pagesë, një lloj kapari 200 euro për një makinë me qira nga “Autorental Tirana airport”. Çfarë lidhje keni ju me këtë biznesin?

Aleks Broqi: Asnjë lloj biznesi, asilloj gjaje, asilloj lidhje në botë.

Gazetarja: Po si ka mundësi që është dhënë pasaporta juaj për të bërë këtë pagesë?

Aleks Broqi: S’e di për Zotin, mua m’u ka tret karta kaher, ma tepër nuk di kurrgja në botë.

Gazetarja: E keni denoncuar kartën?

Aleks Broqi: Jo, denoncuar nuk e kam, me të thënë të drejtën.

Gazetarja: Çfarë profesioni keni ju zoti Aleks?

Aleks Broqi: Unë jam në punë në nënstacion elektrik.

Gazetarja: Keni ndonjë dijeni, ndonjë person që merret me makina me qira në rrethin tuaj shoqëror ose familjar?


Aleks Broqi: Jo për Zotën s’e di. 

Kështu duket se “Autorental Tirana Airport” përdor një skemë të mirëfilltë mashtrimi dhe vjedhjeje të qytetarëve./tvklan.al

makinat me qira

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj