LIVE UPDATES
Aktualitet

Ibrahim Lici ishte në makinën ku u vranë Hamza Lici dhe Arlind Bushati? Çfarë treguan pamjet filmike dhe pse autoritetet nuk vepruan

22 Janar 2025, 20:39 Nga r.ll
Ibrahim Lici ishte në makinën ku u vranë Hamza Lici dhe Arlind
ibrahim lici

TIRANË- Por a ishte një person i tretë në makinën me të cilën udhëtonin viktimat e atentatit Hamza Lici dhe Arlind Bushati, pasdrekën e 30 Tetorit, në Dobraç? Nëse po, ai ishte ky person i shumëkërkuari Ibrahim Lici, vëllai i Hamza Licit.

Personi që u shfaq në këto pamje, vetëm pak sekonda pas atentatit, me duar dhe fytyrë të gjakosur. Pse policia ruan ende edhe sot dyshimin se personi në fjalë, që në dukje shfaqet i tronditur, është pikërisht personazhi i rrezikshëm i krimit në Shkodër, që në fakt deri në këtë pritë, mendohej se ndodhej i ndaluar në Turqi, pas një urdhëri kërkimi ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol Tirana, si i dyshuar në vrasjen e Endri Mustafës.

Ngjarje kjo e ndodhur  më 16 Maj të vitit 2021 në zonën e Livadheve në Shkodër. Krim të cilin Ibrahim Lici nuk e ka pranuar kurrë, por e ka cilësuar si një kurth të ngritur ndaj tij nga Asmer Bilali në bashkëpunim me Bajrët.

Po nëse në të vërtetë ky person është Ibrahim Lici, si mundi ai të çajë gardhin e policisë, që në këtë moment kishte rrethuar skenën e krimit. A mbeti ai i plagosur gjatë këtij atentati, apo thjesht këto hamendësime e shtojnë edhe më shumë mjegullnajën rreth misterit të personit të tretë që sot është kthyer në një fantazmë në kërkim të tij.

Dosja Hetimore

Nga kqyrja e pamjeve filmike shikohet një person me kostum sportiv i veshur me të zeza, i cili afrohet te punonjësit e policisë ‘Shqiponja’, i cili dyshohet se është personi në kërkim shtetasi Ibrahim Mustafa Lici.

Personi i dyshuar shikohet teksa qëndron midis dy punonjësve të policisë ‘Shqiponja’. Dhe po kështu vihet re teksa largohet nga policët. Por edhe pse kanë kaluar disa muaj nga ky krim i rëndë, policia dhe grupi hetues pavarësisht dyshimeve të tyre, janë ende të paqartë mbi atë që është personi enigmatik në vendngjarje. Që nëse nuk do të ishte Ibrahim Lici, duhet të ketë të paktën një emër.

Dhe nëse e ka një të tillë, me siguri për të sqaruar edhe pozicionin e tij, do ishte paraqitur vetë në polici.  Gjë që në fakt nuk e ka bërë deri më tani.  Çka ka shtuar edhe më shumë spekulimet rreth identitetit të tij të vërtetë.  Një bela tanimë të cilën po e vuajnë vetë policët që ishin të pranishëm atë ditë në vendin e krimit. Të cilët sot janë të pezulluar nga detyra, për faktin që nuk pikasën dhe nuk ndaluan personin në video të dyshuar si Ibrahim Lici.

Dosja Hetimore

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 30 tetor 2024 në orën 15:45 në aksin rrugor Koplik-Shkodër në fshatin Dobraç, në vendin e ngjarjes shikohet një person i gjakosur pranë viktimës Hamza Lici. I cili ndërkohë merr kontakt me punonjësit e policisë të grupit të gatshëm ‘Shqiponja’, Drejtoria Vendore Shkodër.

Më tej ky person shikohet teksa largohet dhe nuk dihet ku ka shkuar.  Për këtë arsye në kundërshtim me detyrimet ligjore, qoftë në cilësinë e të dyshuarit, personit të përfshirë në ngjarje, apo të dëshmitarit, ky person duhet të ishte shoqëruar apo ndaluar nga ana e punonjësve të policisë, por ata nuk kanë vepruar.

Por ky person është larguar dhe nuk dihet ku ka shkuar dhe në kundërshtim me detyrimet ligjore, qoftë ne cilësinë e të dyshuarit, përsonit të përshirë në ngjarje apo dëshmitarit të ngjarjes, duhet të ishte shoqëruar apo ndaluar nga ana e punonjësve të policisë, gjë për të cilën ata nuk kanë vepruar.

Por çfarë thanë efektivët e policisë të pranishëm në vendngjarje për personin e dyshimtë që tashmë u ka krijuar boll telashe. A mundeshin ata në atë zallamahi të krijuar, të identifikonin apo jo, personin për të cilin edhe sot ka dyshime nëse është apo jo Ibrahim Lici. Si duhet të vepronin ata një rast të tillë dhe cila është shkelja që kanë kryer, e cila në vazhdim mund t’u penalizojë edhe karrierën.

Blerim Kurmekaj

Oficer policie

Më datë 30 Tetor 2024 unë kam qenë i planifikuar me shërbim në qytet nga ora 14.00 deri në orën 22:00. Rreth orës 15:45 dëgjova në radio sallën e komandimit duke u bërë thirrje shërbimeve të qarkullimit rrugor që të afrohem tek ish-SMT pasi ka ndodhur një aksident i rëndë. Pasi zbritëm nga makina, në vendngjarje ne vumë re një automjet Mercedes Benz me targa të huaja, i dalë nga rruga,  i përplasur në një shtyllë betoni ku të jepte përshtypjen e një aksidenti.

Dhe pas këtij mjeti një person të shtrirë të seksit mashkull si dhe disa persona të tjerë rreth tij, që po mundoheshin t’i jepnin ndihmën e parë.  Duke shikuar ‘Benz’-in konstatuam se në automjet kishte shenja të përdorimit të armës së zjarrit.  Ne jemi munduar t’u vinim në ndihmë të dëmtuarve, dhe për pasojë nuk kemi shoqëruar asnjë person në polici nga vendi i ngjarjes. Lidhur mbi personin e gjakosur në duar dhe fytyrë, ne menduam mos ishte aty për t’i dhënë ndihmë personave të dëmtuar.

Por interesante në këtë dëshmi të oficerit të policisë është mënyra se si personi i gjakosur u largua nga vendi i ngjarjes.  Një aspekt ky i paqartë edhe sot.  Ku punonjësi i policisë thotë se personazhi enigmatik mund të jetë larguar edhe me autoambulancë. Por ky mbetet thjesht një dyshim i tij, pasi deri më tani kjo gjë mbetet e pavërtetuar.

Blerim Kurmekaj

Pas transportimit të personit të parë në autoambulancë, që ishte në tokë afër mjetit, ky person nuk është konstatuar më tek vendi i ngjarjes. Unë mendoj se ky person mund të jetë larguar në këmbë ose me ambulancën që ka marrë personin e parë. Të njëjtin version para grupit hetues dhanë edhe punonjësit e tjerë të policisë të pranishëm në vendin e krimit në masakrën e Dobraçit.

Ndërsa shumë pikëpyetje vazhdojnë të mbulojnë misterin e personazhit të pazbuluar. Nëse ai është Ibrahim Lici, si hyri ai në territorin shqiptar, atë ditë të masakrës së ndodhur në fshatin Dobraç?

A ka kryer ai ndërhyrje kirurgjikale dhe si është e mundur që në makinën e viktimave nuk u gjetën gjurmë të tijat? Kush i nxorri në pritë dhe a u tradhtuan nga brenda radhëve të tyre?

Nëse personazhi misterioz që shfaqet në pamje filmike është Ibrahim Lici, si mundi ai të largohet nga Turqia ku ishte i ndaluar dhe të futet në Shqipëri pa u diktuar? A kanë marrë informacion autoritetet ligjzbatuese shqiptare nga ato turke mbi praninë ose jo të Licit në vendin e tij të ndalimit?

Po nëse është e vërtetë që Ibrahim Lici është personi në pamje filmike dhe ai mbeti i plagosur në atentatin e Dobraçit, kush e ndihmoi atë të kurohej? Dhe ku ndodhet  ai sot? Në Shkodër apo është larguar sërish nga Shqipëria?!

Shumë pikëpyetje të cilat në fakt i ka ngritur edhe vetë heshtja e Ibrahim Licit dhe familjes së tij.

Heshtje që duket sikur miraton zërat se është ai pikërisht personazhi që shfaqet dhe zhduket nga pamjet e Masakrës së fshatit Dobraç.

Një sekëlldi e pambarimtë gjaku midis fisit Lici dhe atij Bajri që mbiu në sipërfaqe më 13 Janar 2018. Dita kur në qytetin e Shkodrës, iu vendos tritol biznesmenit Lulzim Kulla. I cili mbeti i plagosur rëndë, bashkë me 8 qytetarë që nuk kishin lidhje me ngjarjen.  Kulla që është dhëndër te Licët.

Atentat që duket se shërbeu për hapjen e kutisë që do të ndillte të keqen në vazhdim në Shkodër.  Koha kur në qytet u kryen dhjetra vrasje, ende edhe sot të pazbardhura. Sa në njërin krah ashtu dhe në tjetrin.  Ku në këtë sherrnajë të përgjakshme u përfshi edhe familja Bilali.

Si edhe personazhi më kontrovers i saj. Asmer Bilali, dikur një ish-boksier që premtonte një karrierë të suksesshme në ring. Por që nga burgu ku ndodhej pasi u arrestua në kuadër të operacionit OAZ, pa t’i vriteshin babai dhe xhaxhai i tij.  Dhe që nga ajo kohë Ibrahim Lici dhe miqtë e tij do të ktheheshin ndër pretë më të preferuara nga kundërshtarët./"Në Shënjestër", Balkanweb

ibrahim lici atentati ne dobrac

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet