LIVE UPDATES
Aktualitet

"Rastësi, apo një ngatërresë e qëllimshme?"/ Makina e autorëve të atentatit në Dobraç doli nga rruga që të çon tek shtëpia e Astmer Bilalit

Mjeti ‘Land Rover’  është konstatuar duke dalë nga rruga që të dërgon në shtëpinë e Asmer Bilalit. Më pas është kthyer majtas dhe ka vazhduar në Unazën perëndimore të qytetit në drejtim të rrethrrotullimit të Dobraçit dhe më tej në vendin e ngjarjes.

22 Janar 2025, 20:32 Nga r.ll
"Rastësi, apo një ngatërresë e qëllimshme?"/
foto ilustruese

TIRANË- Ajo që duket se e bën edhe më intriguese masakrën e Dobraçit dhe prapaskenat që lidhen me të, por që njëkohësisht mund të çojnë edhe te urdhëruesit e këtij krimi të katërfishtë, është vetë dinamika e lëvizjes së makinës ‘Land Rover’ të përdorur nga autorët ditën para ngjarjes.

Aty nga ku mund të zbulohet jo vetëm itinerari që ata ndoqën deri në momentin kur derdhën breshërinë e plumbave ndaj makinës me të cilën udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Edhe pikënisja e tyre që çuditërisht përkon me një rrugicë ku ndodhet banesa e një prej personazheve më të rrezikshëm të Shkodrës, kontigjent kriminal që rezulton të jetë Asmer Bilali, një tjetër kundërshtar i Licëve në qytet. Bilali prej vitesh është në aleancë me fisin Bajri në Shkodër.

A thua që kjo të jetë thjesht një rastësi, apo një ngatërresë e qëllimshme?

Makina e autorëve

Mjeti ‘Land Rover’  është konstatuar duke dalë nga rruga që të dërgon në shtëpinë e Asmer Bilalit.

Më pas është kthyer majtas dhe ka vazhduar në Unazën perëndimore të qytetit në drejtim të rrethrrotullimit të Dobraçit dhe më tej në vendin e ngjarjes. Por ky detaj i lëvizjes së makinës para ngjarjes, nuk ka sesi ta bëjë të dyshuar kryesor Asmer Bilalin, nëse hetimet do të mbeteshin deri këtu.

Nëse nuk do të ishin edhe lëvizjet e shpeshta që ai ka bërë sidomos muajt e fundit para ngjarjes, brenda burgut ku ndodhet. Ku thuhet se ai është vizituar shpesh nga nipi i tij, ose e ka thirrur shpesh këtë të fundit në vizita, që nuk janë dukur të zakonta për grupin hetues.

Dosja Hetimore

Nga hetimet po ashtu rezulton se shtetasi Asmer Bilali gjatë muajve Shtator-Tetor 2024, ka pasur takime të shpeshta në pararaburgimin IEVP REÇ, me shtetasin L. Bilali.

Për t’u bindur lidhur mbi këto vizita, hetuesit vendosën të këqyrin edhe regjistrin e takimeve të të paraburgosurit Asmer Bilali.

Po kështu dhe pamjet filmike në ambientet e burgut të Reçit gjatë muajve shtator-tetor. Takime që u konfirmuan se kishin ndodhur, por që mister mbetet se cilat ishin bisedat midis Asmer Bilalit dhe nipit të tij, ku forcat speciale të burgjeve kanë ushtruar kontroll në qelinë e tij.

Aty Asmer Bilalit i janë sekuestruar disa sende të paligjshme, midis tyre dhe një celular, zbërthimi i të cilit mund të ndihmojë hetuesit për të zbuluar detaje rreth autorëve të masakrës.

Por a është Masakra e Dobraçit, një ortakëri midis dy bandave kriminale, njëra si urdhëruese dhe tjetra si ekzekutuese, për të vrarë me një gur Bushatët dhe Licët. Dhe a ishte ky momenti i shumëpritur, kur të dy të ishin në të njëjtën makinë. Ashtu siç në të vërtetë ndodhi.

Cilat janë sipas grupit hetues përplasjet që i paraprinë këtij atentati, ku përballë Licëve dhe Bushatëve në njërin krah, qëndrojnë Bilalët dhe Bajrat në krahun tjetër dhe Sakicët bashkë me këta të fundit.

Sipas grupit hetues i fundit që ka biseduar me Arlind Bushatin para se të binte në pritë me Hamza Licin, është shtetasi A. S.

Roli i tij mbetet ende i dyshimtë, edhe pse ai është paraqitur vetë në Drejtorinë e Policisë Shkodër për të dhënë dëshminë e tij, mbi komunikimet që kishte me Arlind Bushatin, pak para ngjarjes, ku ky i fundit mbeti edhe vetë viktimë.

A.S që tha në dëshminë e tij për hetuesit se e kishte lënë me Arlind Bushati të takoheshin, por nuk mundi dot, pasi ai u vra në pritë.  Por deri në këtë pikë, për hetuesit gjithçka do të ishte normale, nëse nuk do të zbuloheshin disa mesazhe të fshira në celularin e tij.

Disa prej këtyre komunikimeve të fshira vetëm minuta para ngjarjes.  Po për t’iu kthyer përplasjeve që Arlind Bushati dhe Hamza Lici dhe të afërm të tyre kishin në qytet me familjet kundërshtare, kush ishin ato? Pse ata ishin herë pas here objektiv i atentateve të ndryshme dhe nga kush rrezikohej jeta e tyre, deri ditën që u ndërpre në mes.

Sipas policisë së Shkodrës, Arlind Bushati dhe Hamza Lici, shikoheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe thuhet se ishin miq, pavarësisht diferencës në vite. Nuk dihet se çfarë mund t’i ketë lidhur edhe më shumë së bashku, por ajo që mësohet është se të dy ishin kthyer në synime të sulmeve fizike me qëllim eleminimin e tyre.

Arlind Bushati kishte qenë disa herë shënjestër e këtyre sulmeve me armë zjarri dhe eksploziv.

I fundit, ndër të shumtët në radhë, ishte ai i datës 10 Tetor 2024. Vetëm tri javë para se të eliminohej në fshatin Dobraç, ku siç shikohet edhe nga pamjet filmike, ai u tentua të qëllohej me armë zjarri nga dy persona të cilët lëviznin me motor. Ngjarje kjo e ndodhur në pedonalen e Shkodrës, në zonën më të populluar të qytetit, por që vetëm fati e shpëtoi pasi thuhet se atentatorit iu bllokua arma në momentin e fundit para se të qëllonte.

Një ngjarje e cila përhapi panik te të pranishmit në pedonale, por që mbeti e pazbardhur, por që nuk ishte e para për të, pasi në vitin 2022 atij dhe familjes Bushati iu vendos një sasi eksplozivi pranë biznesit të tyre, ngjarje e cila u dokumentua edhe nëpërmjet pamjeve filmike të kamerave të sigurisë.

Ajo nuk mbeti e izoluar, pasi vetëm një muaj më pas sipas deklarimit që ai vetë dha në polici, në automjetin e tij ishte vendosur një sasi eksplozivi. Këtë herë kishte mundur ta pikaste në kohë, para se të shpërthente. Të njëjtën histori kriminale përndjekje që mesa duket kishte pasur edhe miku i tij Hamza Lici. Por nëse Arlind Bushati nuk e dinte se kush po e sulmonte, ose të paktën nuk e tregoi asnjëherë se kush ishin ata që e donin të vdekur, Hamza Lici ishte i vetëdijshëm për kundërshtarët e tij.

Kjo për shkak të mërive të thella që familja e tij kishte me fisin Bilali dhe Bajri. Në një nga komunikimet tashmë të zbuluara në Sky Ecc midis Asmer Bilalit dhe Behar Bajrit, kërkohet me insistim që krahas Ibrahim Licit, objektivit të madh të tyre, të nxirret në pritë dhe të vritet dhe vëllai i tij më i vogël, Hamza Lici.

Asmer Bilali: Nuk ma merr mendja që ka me qenë Ibrahimi aty, se e kapin sapo ta shikojnë. A ka mundësi të ma nxjerrë dikush Hamzanë. Kam folur mbrëmë me dikë. Më premtoi se do ma nxjerrë.

Pikërisht për këtë arsye, duke marrë parasysh përplasjet e vazhdueshme midis fiseve Bilali dhe Bajrave në aleancë me njëri-tjetrin dhe Licëve në krahun tjetër, si edhe gjetjeve pas masakrës së Dobraçit, ku makina e autorëve para ngjarjes doli nga rrugica e Asmer Bilalit, por edhe takimet e shpeshta që ky i fundit pati në burg me të afërmin e tij, dy muajt e fundit para atentatit me katër viktima, grupi hetues dyshon se porositësi i këtij krimi është pikërisht personazhi që sot ndodhet pas hekurave të qelisë.  Që vazhdon të ruajë edhe nga aty pushtetin e tij kriminal në qytet.

Por Prokuroria beson se si ekzekutorë janë Izmir Sakica dhe grupi i tij.

Kjo për shkak të një ngjarje të ndodhur, vetëm pak muaj para masakrës së Dobraçit.  Atë më 23 Gusht 2024 në Vaun e Dejës. Që tregon vetvetiu lidhjen e Sakicave me Bajrat.

Dosja Hetimore

Duke parë dinamikën e ngjarjes së ndodhur në fshatin Dobraç, ku mbetën të vrarë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe humbën jetën Flutura dhe Bashkim Basha, si dhe rasteve ku të përfshirë janë Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani, prokuroria Shkodër ka vendosur bashkimin e dosjes së masakrës së Dobraçit si dhe të dosjes që lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 23 gusht 2024 në Vaun e Dejës.

Po çfarë është ngjarja e Vaut të Dejës dhe cila është lidhja e saj me Sakicat në njërën anë dhe viktimat e mëtejshme në Masakrën e Dobraçit, Arlind Bushati dhe Hamza Lici.

Kush janë ata që qëlluan mbi Sakicën dhe Troshanin? Pse kjo ngjarje nuk u zbardh kurrë? Dhe a ishte ky momenti kur Bilalët dhe Bajrat lidhën ‘krushqi’ kriminale me Sakicët, kundër Bushatëve dhe Licëve

Ngjarja e Vaut të Dejës

Në fshatin Rranxa në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës, policia është njoftuar se në orën 18:20 ka patur të shtëna të shumta me armë zjarri.  Në këtë ngjarje rezulton se të përfshirë janë Izmir Sakicaj, Samuel Troshani si dhe Safet Bajri.

Në vendin e ngjarjes një nga mjetet e blinduara është edhe ai në përdorim nga shtetasi Safet Bajri. Vetë Sakicët u shfajësuan atë kohë, se ishin ata të sulmuarit me armë zjarri. Ndërsa grupi hetues doli në përfundimin se atë kishte ndodhur një përplasje me armë midis dy grupeve kriminale. Dhe se pretendimet e Sakicëve, mbi zhvillimin e dinamikës së ngjarjes, nuk ishin plotësisht të vërteta.

Sipas aktit të ekspertimit, ka rezultuar se Samuel Troshani ka bërë qitje me armë atë ditë, gjë që u konstatua edhe nga gjurmët e barutit të gjetura në dorën e tij në majtë.

Gjë që duke pasur parasysh që në vendin e ngjarjes u gjet edhe makina e blinduar e Safet Bajrit, rrëzon pretendimin e Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshanit se ata gjendeshin rastësisht aty.

Lidhur mbi ngjarjen e ndodhur në fshatin Rranxë, aktualisht Izmir Sakicaj, Samuel Troshani, Arlind Kaloshi dhe Samet Halluni u shpallën në kërkim me vendim të gjykatës së Shkodrës.

Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për akuzat e vrasjes në bashkëpunim mbetur në tentativë, kanosja e kryer në bashkëpunim, mbajtja pa leje e armëve, si dhe plagosja, një ngjarje e cila në fakt duket se i kishte paraprirë një tjetër.

Të përfshirë ishin sërish Sakicët dhe grupi i tij, të cilët kishin sulmuar babain e një tjetër personazhi me rekorde të shumta kriminale në Shkodër. Alban Bruçit, edhe ky i lidhur me shumë ngjarje kriminale në qytet.

Dosja Hetimore

Më datë 3 qershor 2024 Izmir Sakicaj, Samuel Troshani dhe të tjerë, rreth orës 14:30 kanë shkuar të armatosur në banesën e Alban Bruçit.

Kjo pasi ky i fundit ishte konfliktuar për motive të dobëta me Edmond Sakicaj, babain e Izmirit.  Nga ku rezulton se të armatosur këta shtetas kanë dhunuar në trotuarin përballë pallatit Vladimir Bruçin, babain e Alban Bruçit./"Në Shënjestër", Balkanweb

atentati ne dobrac ne shenjester

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet