E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Si pasojë janë ndëshkuar kultivuesit, si dhe kryetari i fshatit dhe specialisti i pyjeve për shpërdorim detyre.
SHQIPËRI- Arrestohet një person dhe procedohen pesë të tjerë për kultivim kanabisi dhe shpërdorim detyre. Mësohet se në Shkodër, Lezhë, Krujë dhe Gjirokastër, janë gjetur dhe asgjësuar 3865 fidanë dhe bimë kanabis.
Si pasojë janë ndëshkuar kultivuesit, si dhe kryetari i fshatit dhe specialisti i pyjeve për shpërdorim detyre.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit/Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, në kuadër të megaoperacionit kombëtar anticannabis të koduar “Territor i pastër”.
Si rezultat i kontrolleve, gjenden në Shkodër, Lezhë, Krujë dhe Gjirokastër, dhe asgjësohen në total 3865 fidanë dhe bimë cannabis sativa.
Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për kultivimin e 128 fidanëve në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër.
Identifikohen dhe procedohen penalisht 2 autorët e dyshuar të kultivimit të 141 fidanëve cannabis, në fshatin Lohe, Malësi e Madhe. Për këtë rast, procedohen penalisht edhe kryetari i fshatit dhe specialisti i pyjeve, për shpërdorim të detyrës.
Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, janë goditur disa raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, konkretisht:
-në fshatin Lohe, Malësi e Madhe, u gjetën 141 fidanë cannabisi. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasit P. B., 43 vjeç dhe F. GJ., 41 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, si dhe për shtetasit M. B., kryetari i fshatit, dhe A. H., specialist i pyjeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Në territorin e njësive administrative Shosh dhe Pult, Shkodër, u gjetën 2159 fidanë cannabisi, ndërsa në territorin e njësisë administrative Shllak, Vau i Dejës, u gjetën 438 fidanë cannabisi;
-në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër, në oborrin e një banese, u gjetën 128 fidanë cannabis sativa. Për këtë rast u arrestua shtetasi I. D., 34 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, dhe u procedua në gjendje të lirë nëna e tij, shtetasja V. D., 56 vjeçe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
-në territorin e qarkut Lezhë, u gjetën në total 562 bimë cannabisi, nga këto: 263 në fshatin Kepsh-Velë, 203 në vendin e quajtur “Mali i Gjashit”, 58 në fshatin Rras dhe 38 në fshatin Zall Xhuxhë;
-në Malësinë e Krujës, u gjetën 437 bimë të dyshuara narkotike cannabis.
Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan nga shërbimet e Policisë.
Strukturat hetimore të drejtorive vendore të Policisë Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Gjirokastër, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, vijojnë punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.
QSUT TIRANA- Qendra Spitalore “Nënë Tereza” në vitin 2023 përballoi 42 për qind të fluksit të shërbimit...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohet një 29-vjeçar në Tiranë dhe shpallet në kërkim e motra. Mësohet se 29-vje...
mjeti TIRANË- Një person është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi drejtonte mjetin nën efektin e kokainës....
Noizy dhe Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka tentuar që të 'heq' mendjen e qytetarëve, duke i bërë reklamë...
foto ilustruese LEZHË- Një 37-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lezhë. Bëhet me dije se 37-vjeç...
foto ilustruese KAVAJË- Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar në Kavajë. Bëhet me dije se 44-vjeçari ...
pamje nga ngjarja TIRANË- Sindikata Shqiptare e Taksive, Sindikata e Pavarur e Taksive dhe Shoqata e Taksive “Tirana” janë mbled...
fotot ilustruese LIBRAZHD- Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Librazhd. Bëhet me dije se 47-vjeçari...
Armando Nelaj SARANDË- Policia e Sarandës ka dalë me një njoftim lidhur me humbjen e jetës në det, të biznesmenit 5...
fotot ilustruese GRAMSH- Tre persona janë arrestuar në Gramsh dhe katër të tjerë janë proceduar. Gjithashtu është s...