LIVE UPDATES
Aktualitet

“Me t’u hapur vendi…”/ I premtojnë punë si edukatore, marrin sanitaren

Familja e Emilisë ka bërë një takim me drejtoreshën e Arsimit pranë Bashkisë Berat, Klodiana Hoxha dhe i është thënë se përse në çerdhen e Uznovës është punësuar një punonjëse me shkollë të mesme që ishte sanitare për larjen e rrobave. Drejtoresha tha se shkolla e lartë nuk është kriter për punësim.

3 Prill 2024, 22:06 Nga N.F
“Me t’u hapur vendi…”/ I premtojnë punë si
Denoncuesja

BERAT- Emili Sholla, një denoncuese nga Berati tregon për “Stop” në Tv Klan se ka mbaruar studimet e larta për edukatore çerdheje. Ajo thotë se ka ndjekur të gjitha hallkat në bashkinë e Beratit e i kanë thënë,se kërkesa e saj do të shihet me prioritet. Por në vendin e saj punojnë persona pa arsimin e duhur.

Familja e Emilisë ka bërë një takim me drejtoreshën e Arsimit pranë Bashkisë Berat, Klodiana Hoxha dhe i është thënë se përse në çerdhen e Uznovës është punësuar një punonjëse me shkollë të mesme që ishte sanitare për larjen e rrobave. Drejtoresha tha se shkolla e lartë nuk është kriter për punësim.

Familja: Është me firmën e kryetarit të Bashkisë, thuhet që: “Me t’u hapur një vend vakant, vajza është prioritet”. Vendi vakant ishte në Uznovë dhe tre javë ka zonja që ka filluar në vendin vakant, ku më parë ka qenë në lavanderi. Ndërkohë, është e regjistruar, vazhdon shkollën në Gjirokastër, kur goca ime e ka mbaruar shkollën. Pse duhet ta lërë atë punë dhe të vazhdojë atje, kur ndërkohë mbarove shkollën, nuk shkëputet nga puna dhe s’futet dikush tjetër?

Klodiana Hoxha, dr.e Arsimit Berat: Kemi thënë disa herë që shkolla e lartë nuk është kriter. Te kopshti Uznovë, zonja që ka zëvendësuar aty, ka qenë punonjëse e kopshtit.

Familja: Ka punuar në lavanderi.

Klodiana Hoxha, dr.e Arsimit Berat: Po!

Familja: Me shkollë të mesme.

Klodiana Hoxha, dr.e Arsimit Berat: Dhe nuk është kriter, që edukatorja e çerdhes të jetë me shkollë të lartë. Ajo është me shkollë të mesme të përgjithshme dhe po bën studimet edhe për fëmijët 0-3 vjeç. Do ketë raste të tjera.

Familja: Po pse duhet të presë goca ime me shkollë të lartë, kur ndërkohë ajo nuk e ka mbaruar shkollën? Ndërkohë zonja ishte në punë!

Klodiana Hoxha, dr.e Arsimit Berat: Sepse shkolla nuk është kriter parësor.

Ndryshe nga biseda me familjarët e Emilisë, drejtoresha Klodiana Hoxha i thotë të kundërtën gazetarit të “Stop” duke i pohuar se arsimi i lartë është kriter. Madje thotë se nuk kanë punësuar edukatore me shkollë të mesme. Sipas Hoxhës, punonjësja e lavanderisë ka mbaruar studimet dhe ka të drejtë për të qenë edukatore.


Klodiana Hoxha, dr.e Arsimit Bashkia Berat: Edukatore çerdhe mund të jenë edhe ato që kanë mbaruar Infermieri, Psikologji apo që kanë mbaruar degë të Mësuesisë.

Gazetari: Pra, po flasim gjithmonë që kriteri kryesor është shkolla e lartë?

Klodiana Hoxha, dr.e Arsimit Berat: Një ndër kriteret.

Gazetari: Është shkolla e lartë. Nëse flasim për arsimimin është shkolla e lartë.

Klodiana Hoxha, dr.e Arsimit Berat: Po!

Gazetari: A mund të ndodhë që pjesë e këtij sistemi në çerdhe, të punësohet një person, që ka thjesht shkollën e mesme ose është në ndjekje të një shkolle të lartë?

Klodiana Hoxha, dr.e Arsimit Berat: Ne nuk kemi punësuar vitet e fundit edukatore që të jenë me shkollë të mesme. Një punonjëse lavanderie, shumë e nderuar që ka mbaruar shkollën e lartë për të qenë edukatore, për edukatore çerdheje, e ka të gjithë të drejtën për të qenë edukatore çerdheje.

Familja e së resë kontakton sërish me kryetarin e bashkisë që i jep një përgjigje të prerë.

Familja: Doja t’ju takoja të flisja me ju.

Ervin Demo, kryetar i Bashkisë Berat: Dakord, të takoj unë, por të kuptosh: Punë me dhunë nuk ka!/TvKlan

arsim edukatore sanitare berat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj