LIVE UPDATES
Aktualitet

“Reporterët pa kufij” diskutojnë me gazetarët shqiptarë mbi të drejtën e informimit

Përfaqësues të saj diskutuan në Tiranë në një konferencë me gazetarët shqiptarë mbi vështirësitë e punës së tyre, lirinë e shtypit dhe për të drejtën e informimit. Shqetësimet kryesore mbeten përqëndrimi i pronësisë së mediave, presionet e politikës mbi pronarët dhe gazetarët e terrenit.

3 Prill 2024, 20:44 Nga N.F
“Reporterët pa kufij” diskutojnë me gazetarët
Pamje nga takimi

TIRANË- Organizata “Reporterë pa Kufij” e cilëson Shqipërinë si një vend strategjik për të drejtën e informimit në Europë. Përfaqësues të saj diskutuan në Tiranë në një konferencë me gazetarët shqiptarë mbi vështirësitë e punës së tyre, lirinë e shtypit dhe për të drejtën e informimit. Shqetësimet kryesore mbeten përqëndrimi i pronësisë së mediave, presionet e politikës mbi pronarët dhe gazetarët e terrenit.

Në tryezën e diskutimit me kolegët shqiptarë, përfaqësuesi i Organizatës “Reporterë pa Kufij", Antoine Bernard, tha se Shqipëria nuk ka asnjë përmirësim domethënës me lirinë e shtypit qysh nga viti 2022, kur ekspertë të saj ishin në Tiranë.

Ajo mbetet e fundit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Index-in e Lirisë së Shtypit të RSF-së për vitin 2023, e renditur 96 mes 180 vendeve.

“Media shqiptare mbetet e dobët përballë presioneve politike dhe ekonomike, ndërsa siguria e gazetarëve shqiptarë është në rrezik”, tha zoti Bernard.

Ai tha se sfida të vërteta janë mbikëqyrja arbitrare, lajmet e rreme, propaganda, disinformimi i prodhuar në platformat digjitale, inteligjenca artificiale, manipulimi i lajmeve zgjedhore edhe përmes ndërhyrjeve dashakeqe, si në Sllovaki.

“Të gjitha këto, në këto kohë sfiduese për demokracitë dhe mediat, kur shohim sulmin rus mbi Ukrainën dhe përpjekjet për ta çrrënjosur gazetarinë brenda Rusisë, ne kuptojmë - tha zoti Bernard, - se pse Shqipëria është një vend strategjik për të drejtën e informimit në Europë”.

Ai tha se procesi i integrimit të saj në BE është një mundësi e rrallë për të mbrojtur lirinë e medias dhe gazetarisë në Shqipëri, ku ka angazhime që kanë të bëjnë me transparencën mbi pronësinë, fonde të pavarura për mediat publike, mbrojtje të pavarësisë editoriale, mbrojtje të gazetarëve

“Sa më shumë të integrohet Shqipëria në BE aq më shumë duhet kujtojë se Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë vetëm për qëndrueshmëri, por edhe zbatim të ligjit, sepse vetëm mbizotërimi i ligjit do të sjellë qënsrueshmëri dhe kushte për lirinë e medias”, tha zoti Bernard.

Ai shtoi se 11 media shqiptare i janë bashkuar Nismës JTI (Jornalism Trust Initiative), krahas një mijë e 400 media të tjera nga 85 shtete. Presioni politik mbi mediat, problemet me pronësinë e mediave janë për gazetarët çështje kryesore që shkaktojnë vetcensurën e tyre, madje edhe kërcënimet e drejtpërdrejta mbi ta, Gazetarja e njohur e lajmeve të kriminalitetit, Klodiana Lala, autore e programit “Në Shënjestër” në TV News24, thotë se përballë kërcënimeve të ndryshme, gazetarët shqiptarë duhet të mbështesin njëri tjetrin dhe të mos tolerojnë me parimet profesionale, duke rënë në vetëcensurë.

“Sa herë një gazetar pret një çështje të caktuar dhe prek interesa të caktuara, e gjen veten të vendosur në qendër të një fushate denigruese dhe shpifjesh. Pastaj ai befas sheh se përballë kësaj fushate denigruese nuk ka solidaritet nga kolegët. Kjo duhet të ndryshojë dhe gazetarët duhet të mbështetin njëri tjetrin në vështirësi, të cilat vijnë për shkak të profesionit, se ndryshe e kanë të vështirë ta realizojnë misionin e tyre të informimit ndaj qytetarëve”, tha zonja Lala.

Drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasador Silvio Gonzato, e vuri theksin tek mbrojtja e gazetarisë cilësore dhe e vet gazetarëve mbetet një sfidë kryesore për Shqipërinë, krahas organizimit të tregut të mediave në mënyrë që të sigurojë gazetari të pavarur.

“Në Raportin e progresit të vitit 2023 për Shipërinë ne theksuam disa shqetësime: ndërthurrjet mes interesave të mediave, biznessit dhe politikës, e cila është një situatë e papërshtatshme, po ashtu si përqëndrimi i lartë të pronësisë së mediave, i cili dëmton cilësinë dhe pavarësinë e gazetarisë. Ne kemi kërkuar të përmirësohen kushtet e tregut të punës për gazetarët dhe punonjësit e tjerë të mediave, të cilat përbëjnë një çështje thelbësore në Shqipëri. Ndërsa kërcënimet frikësimet e përsëritura dhe dhuna kundër gazetarëve nuk duhet të ekzistojnë në një vend demokratik”, tha amb Gonzato.

Gazetarja Ola Xama, e njohur sa për shkrimet e thelluara mbi ekonominë aq sa edhe për presionet që i bëhen pas publikimit të investigimeve të saj, thotë se gazetaria në Shqipëri është profesion më i vështirë se më parë, kur falë internetit, sulmet janë të gjithë llojeve.

“Në Shqipëri, kur futesh në gazetari duhet të gjesh një balancë dhe pakt me veten: që ti do të sulmohesh, që ti edhe mund të rrihesh, siç ka raste të kolegëve, ti mund të kërcënohesh dhe mund të mbetesh edhe pa punë. Por ne duhet të mbajmë fort profesionin e gazetarit për të çuar tek publiku padrejtësitë që u bëhen qytetarëve edhe neve. Nëse tërhiqemi edhe ne, atëherë nuk ka kush të shkruajë për njerëzit dhe për vet ne”, tha zonja Xama.

Drejtuesi i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, e vuri theksin tek transparenca financiare e mediave.

“Ka para që lëvizin nga institucionet tek mediat dhe nga bizneset tek mediat, të cilat nuk janë transparente. Sidomos transparenca mbi paratë e institucioneve është e domosdoshme. Kjo transparencë do ta ndihmojë shumë edhe llogaridhënien e institucioneve edhe të mediave”, tha zoti Cukali.

Në tryezën e rrumbullakët të Organizatës Reporterët pa Kufij (RSF), Forumi për Informacion dhe Demokraci në bashkëpunim me Këshillin Shqiptar të Medias, u diskutua gjatë edhe për rregullime ligjore demokratike në klimën e sotme digjitale, në mënyrë që, që siç u tha nga oratorët, teknologjia të mos e mposhtë demokracinë, por ta ndihmojë në përpjekjet për liri të shtypit dhe të drejtën e informimit në ShqipërI.

Marrë nga VOA

reporteret pa kufij gazetare informim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet