Tronditet Elbasani/ Konflikti përfundon në përdorimin e armës së zjarrit, plagosen tre adoleshentë
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Hetimi tregon se organizatori, i identifikuar me emrin Alfons, ofronte shërbime të paligjshme transporti përmes kamionëve drejt Francës, kundrejt një pagese prej rreth 2,500 paundësh për person.

ANGLI- Një hetim i gazetës britanike Daily Mail ka zbuluar ekzistencën e një rrjeti kontrabande që ndihmon emigrantë të përfshirë në veprimtari kriminale të largohen nga Mbretëria e Bashkuar, duke shmangur përballjen me drejtësinë. Sipas raportimit, rrjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, i cili vetë ishte në kërkim penal.
Hetimi tregon se organizatori, i identifikuar me emrin Alfons, ofronte shërbime të paligjshme transporti përmes kamionëve drejt Francës, kundrejt një pagese prej rreth 2,500 paundësh për person. Ai e promovonte aktivitetin në rrjete sociale nën emërtimin “Kthimet nga Anglia”, duke garantuar kalim të sigurt dhe të shpejtë për persona që kërkonin të largoheshin nga Britania për shkak të hetimeve ose dënimeve të mundshme penale.
Sipas deklarimeve të tij për një gazetar të infiltruar, Alfons pretendonte se kishte ndihmuar të paktën 50 persona të largoheshin nga vendi, përfshirë individë të dyshuar ose të dënuar për vepra të rënda penale. Ai shpjegonte se largimi përmes kamionëve shmangte kontrollet që zakonisht kryhen në aeroporte dhe porte detare.
Hetimi vjen në një kohë kur autoritetet britanike po shprehin shqetësim për rritjen e numrit të emigrantëve të paligjshëm të përfshirë në krime serioze. Sipas të dhënave zyrtare, në Mbretërinë e Bashkuar ndodhen mbi 1,000 shtetas të huaj të dënuar ose të dyshuar për krime të rënda, përfshirë vrasje, përdhunime dhe terrorizëm.
Alfons, i cili aktualisht dyshohet se ndodhet në Belgjikë, ka deklaruar se ishte arratisur vetë nga Britania pasi kishte prerë një pajisje elektronike monitorimi, e vendosur ndaj tij në pritje të gjykimit për një çështje të lidhur me kultivimin e kanabisit.
Foto ilustruese ITALI- Një detyrë komplekse që shpesh kërkon zbardhjen e çështjeve komplekse kulturore për të har...
Pa viza drejt 29 vendeve anëtare të zonës Schengen, kryesisht shtete anëtare të BE-së... Ky lajm kishte ardhur me paralajmë...
Foto ilustruese TIRANA- Policia e Shtetit ka prezantuar planin e veçantë të masave për festat e fundvitit, me qëllim garantimin ...
Arrestimi TIRANA- Policia shqiptare arrestoi në Tiranë 37-vjeçarin Gjergji Ceka, i njohur gjithashtu si Gjergj Kola, i shpallur në k&...
Braho-Dumani TIRANA- Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) zhvillohet sot, në o...
Mbrëmjen e 27 janarit 2021, shoferi i një kamioni që po transportonte kanabis drejt Turqisë njoftoi “shefin” e tij në Tir...
Mosha e 2,2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është mjaft e re sipas të dhënave nga Ces Hub i Bashkimi...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashi...
SERBI- Një aksident tragjik me dy viktima ka ndodhur sot në Serbi, në autostradën Beograd-Nish. Sipas mediave lokale, viktimat janë n...
Nene Tereza Tereza ishte 19 vjeç, kur shkoi si novice (fillestare) në Indi, ku u përball me mjerimin, urinë dhe sëmundjen. ...