6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas njoftimit të bluve, masat përfshijnë shtimin e prezencës së uniformave dhe patrullave të Policisë Kriminale në territor, për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe për të siguruar qetësinë gjatë festave.
TIRANA- Policia e Shtetit ka prezantuar planin e veçantë të masave për festat e fundvitit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë vendin. Sipas njoftimit të bluve, masat përfshijnë shtimin e prezencës së uniformave dhe patrullave të Policisë Kriminale në territor, për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe për të siguruar qetësinë gjatë festave.
Për më tepër, do të forcohet kontrolli në të gjitha pikat kufitare, duke shtuar sportelet dhe burimet njerëzore, si dhe duke intensifikuar bashkëpunimin me homologët për të shmangur radhët e gjata dhe për të garantuar lëvizje të qetë për qytetarët.
Qarkullimi rrugor do të monitorohet me mjete inteligjente, dronë dhe alkooltestues, ndërsa patrullat e Policisë Rrugore do të jenë të pranishme në qendrat urbane dhe aksin rrugor interurban, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.
NJOFTIMI:
Policia e Shtetit/Gatishmëri, shërbim i përforcuar dhe angazhim maksimal, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, gjatë festave të fundvitit dhe ditëve të para të vitit të Ri 2026.
Me qëllim përmbushjen e këtyre objektivave të rëndësishëm, si dhe parandalimin e incidenteve dhe ngjarjeve kriminale, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash, me detyra të mirëpërcaktuara për çdo strukturë policore vendore dhe qendrore.
Masat konsistojnë në:
-shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale në territor, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale;
-menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve në PKK-të gjatë hyrjeve/daljeve të shtetasve në territorin e vendit, duke shtuar sportelet dhe burimet njerëzore në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Në pikat tokësore, do të intensifikohet bashkëpunimi i ndërsjellë me homologët, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore, shmangien e radhëve të gjata dhe sigurimin e lëvizjeve të njëtrajtshme në të dyja anët e kufirit;
-rritjen e kontrollit në pikat e kalimit kufitar dhe shtimin e patrullimeve në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare;
-intensifikimin e masave për monitorimin e qarkullimit rrugor, duke përdorur mjete inteligjente shpejtësimatëse, dronë, alkooltestues, si dhe shtimin e patrullave të lëvizshme të Policisë Rrugore në të gjitha qendrat urbane dhe akset rrugore urbane e interurbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore.
(Në këtë kuadër, sqarojmë se deklarata publike e bërë nga kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadetin Fishta se punonjësit e Policisë kanë urdhër të plotësojnë sa më shumë masa administrative pasi në rast se nuk plotësojnë numrin e kërkuar kërcënohen për transferime apo ulje në detyrë, është tërësisht e pavërtetë. Theksojmë për qytetarët dhe opinionin publik se nuk ka asnjë urdhër të tillë për të plotësuar një numër të caktuar masash administrative.
Masat administrative, ashtu si fushatat sensibilizuese dhe masat këshilluese, janë mjete që përdoren ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe kanë objektiva vetëm garantimin e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve)
-bashkëpunimin me organet e pushtetit vendor dhe drejtuesit e institucioneve fetare për mbarëvajtjen e ceremonive festive për Krishtlindje dhe Vit të Ri, si dhe koordinimin e veprimeve me Policitë Bashkiake në qarqe;
-rritjen e prezencës së shërbimeve të Policisë në shëtitore, pedonale, objekte kulti dhe sheshe publike, në të gjitha bashkitë e vendit, për të garantuar mbarëvajtjen e festimeve gjatë natës së Krishtlindjes dhe gjatë ndërrimit të viteve;
-shtimin e masave për mbajtjen nën kontroll të rendit dhe sigurisë në ambiente te ndryshme, restorante, lokale dhe qendra tregtare që kanë frekuentim të lartë qytetarësh, me qëllim parandalimin e konflikteve dhe ngjarjeve kriminale;
-sigurimin në kohë të informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim për ngjarje kriminale dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale;
-intensifikimin e kontrolleve ndaj subjekteve që tregtojnë lëndë piroteknike (fishekzjarre, kapsolla), në bashkëpunim me strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit dhe me strukturat e tjera ligjzbatuese;
-rritjen e gatishmërisë dhe shtimin e shërbimeve policore në banka, zyra të këmbimit valutor, qendra tregtare, tregje te ndryshme dhe objekte të tjera ku administrohen vlera monetare dhe materiale;
-bashkëpunimin me shërbimet private të sigurisë fizike (SHPSF), për përforcimin e masave te sigurisë së objekteve, si dhe gjatë shoqërimit dhe transportimit të vlerave monetare.
Ndërkohë, shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Reparti Special RENEA do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment, në rast se do të jetë e nevojshme.
Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për të gjithë qytetarët dhe në këtë kuadër, i fton ata të bashkëpunojnë me shërbimet e Policisë, duke denoncuar ne numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie apo indicie për konflikte, përgjatë ditëve dhe netëve festive.
Arrestimi TIRANA- Policia shqiptare arrestoi në Tiranë 37-vjeçarin Gjergji Ceka, i njohur gjithashtu si Gjergj Kola, i shpallur në k&...
Braho-Dumani TIRANA- Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) zhvillohet sot, në o...
Mbrëmjen e 27 janarit 2021, shoferi i një kamioni që po transportonte kanabis drejt Turqisë njoftoi “shefin” e tij në Tir...
Mosha e 2,2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është mjaft e re sipas të dhënave nga Ces Hub i Bashkimi...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashi...
SERBI- Një aksident tragjik me dy viktima ka ndodhur sot në Serbi, në autostradën Beograd-Nish. Sipas mediave lokale, viktimat janë n...
Nene Tereza Tereza ishte 19 vjeç, kur shkoi si novice (fillestare) në Indi, ku u përball me mjerimin, urinë dhe sëmundjen. ...
Foto Ilustruese KOSOVË- Blerta Sejdija ishte 17-vjeçare kur e pranoi një pije nga një burrë i panjohur. “Disa herë ...
foto nga vendngjarja LUSHNJE: Një banesë e pabanuar në fshatin Kosovë e Vogël, në Lushnje, është...
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Durrës. Një 45-vjeçar &...