LIVE UPDATES
Aktualitet

Ikonë me plasaritje: Film i ri për nënë Terezën

India në vitet 1940: Filmi "Tereza - Një jetë mes dritës dhe hijes" tregon ikonën e kishës katolike mes vetëdyshimit, parimeve dhe gatishmërisë për sakrificë. Dhe shtron pyetjen: A ishte Tereza feministe?

21 Dhjetor 2025, 21:19 Nga I.A
Ikonë me plasaritje: Film i ri për nënë Terezën
Nene Tereza

Tereza ishte 19 vjeç, kur shkoi si novice (fillestare) në Indi, ku u përball me mjerimin, urinë dhe sëmundjen. Ajo jetoi si murgeshë dhe mësuese në Kalkuta, në urdhërin katolik Loreto, i cili i kushtohej arsimit dhe punës misionare në Indi. Kalkuta ishte e mbipopulluar, shërbimet shtetërore ishin të mbingarkuara dhe sistemi shëndetësor pothuajse inekzistent. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë nga Britania e Madhe, pas rreth 200 vjetësh sundimi kolonial, India përballej me sfida të mëdha. Në vend kishte trazira, mijëra njerëz humbën jetën në incidente të dhunshme.

Në këtë kaos na çon filmi "Tereza - Një jetë mes dritës dhe hijes", pa zbukurime estetike, në një qytet me zhurma, ngushtësi dhe dyndje njerëzish. Tereza, e lindur në vitin 1910 si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu në Shkupin e sotëm, shfaqet aty si një grua, që misionin e saj e kërkon mes rrënojave dhe vështirësive. Gjatë një udhëtimi me tren ajo duhet të ketë përjetuar "vokacionin e saj": jo për të jetuar më vetëm për Zotin, por në mes të më varfërve ndër të varfërit.

Një grua që rebelohet kundër kishës së saj

Filmi tregon Terezën (të luajtur në mënyrë të jashtëzakonshme nga Noomi Rapace) jo si një figurë të mbinatyrshme të dritës, por si një grua që përplaset me kishën e saj. Sepse projekti i saj ishte revolucionar: të linte manastirin, të themelonte urdhërin e saj, të zhvendosej në mes të lagjeve të varfëra, të ndihmonte njerëzit e sëmurë dhe ata që po vdisnin - si një murgeshë urdhëri jashtë urdhërit. Kisha e frenoi, sepse dëshira e Terezës nënkuptonte largim nga traditat e vjetra dhe mosbindje. Por ajo mbeti kokëfortë. Vetëm në vitin 1948 Vatikani u dorëzua dhe në vitin 1950 ajo themeloi më në fund urdhërin global të "Misionareve të Bamirësisë" . 

I pasur nga ana vizuale, por i kursyer nga ana gjuhësore, i shoqëruar nga kitarat elektrike, filmi tregon lagjet e varfëra të Kalkutës me njerëz të vrarë nga varfëria dhe sëmundjet, botën ideale të shkollës së vajzave, ku nxënëset veshin fustane rozë dhe dhomat spartane të murgeshave në muret e manastirit, ku Tereza drejtonte me autoritet si nënë superiore.

Vanitet apo bamirësi?

Filmi i qaset Terezës në mënyrë kritike, por me respekt, kështu që disa polemika lihen më tepër të nënkuptohen. Në një skenë të qetë ajo pyet veten, nëse angazhimi i saj vjen vërtet nga bamirësia e pastër apo vaniteti, një moment që e lë shkurtimisht mënjanë mitin dhe tregon një Terezë, që pyet veten. Më vonë ajo diskuton me priftin, që drejton manastirin, në lidhje me abortin. Ai i kujton asaj që të mos i gjykojë gratë, por të marrë parasysh arsyet, që i shtyjnë gratë të ndërmarrin këtë hap. Dhe befas lind pyetja: nëse të kuptuarit e tjetrit lejon edhe kundërshtimin ndaj institucionit të kishës, që dënon abortin.

Ana e errët e mitit

Megjithë adhurimin imazhi i Terezës së vërtetë, e shenjtëruar nga Papa Françesku në vitin 2016, ishte plasaritur shumë kohë më parë. Që në të gjallë të saj ajo qe një figurë e diskutueshme. Organizatat e të drejtave të njeriut e akuzonin për mungesën e qetësuesve dhe higjienës në strehimoret e saj dhe se ato ishin më shumë si bujtina sesa spitale. Se ajo merrte qindra miliona dollarë donacione nga burime ndonjëherë të dyshimta, por standardet mjekësore të objekteve të saj ishin të mjera.

Gazetari britanik Christopher Hitchens shprehej: "Ajo donte varfërinë, jo të varfërit". U pajtua me «vuajtjen si dhuratë nga Zoti» dhe nuk bëri asgjë për t'i dhënë fund vuajtjes. Ajo e barazoi mjerimin e të varfërve me vuajtjen e Krishtit; asaj i atribuohet të ketë thënë: "Është një gjë e bukur të shohësh të varfërit, që pranojnë fatin e tyre dhe ta vuajnë atë si Krishti".

Tereza qe e ashpër në çështjen e abortit. Në fjalimin e saj në marrjen e çmimit Nobel (1979) ajo e përshkroi abortin si "vrasje" dhe "shkatërruesin më të madh të paqes". Si rezultat ajo u bë një udhëheqëse morale e lëvizjeve konservatore dhe në të njëjtën kohë objektiv i kritikës feministe, që e akuzoi atë se ia nënshtronte të drejtat e grave idealit të gatishmërisë për të bërë sakrifica. 

Megjithatë për regjisoren e filmit, Teona Strugar Mitevska, Tereza kishte tipare feministe: "Ajo ia dha vetes lirinë, për të qenë ajo që ishte, për të arritur qëllimin e saj. Kjo e bën atë për mendimin tim një figurë jashtëzakonisht feministe", u shpreh Mitevska në një intervistë për revistën kinematografike filmdienst.

Sa feministe ishte Tereza?

Si një grua, që fitoi autoritet në një kishë patriarkale, themeloi një vepër të saj dhe u dëgjua në mbarë botën, Tereza me siguri mund të lexohet si një figurë e fortë femërore. Ajo kundërshtoi direktivat, u largua nga manastiri, drejtoi mijëra murgesha - një formë fuqie për të vepruar, e cila nuk ishte e vetëkuptueshme. Në të njëjtën kohë ajo përfaqësoi një imazh të gruas, që fokusohej te amësia, sakrifica dhe bindja. Puna e saj i dedikohej atyre që vuanin, jo ndryshimit të strukturave. Feministe në kuptimin emancipues vështirë se ishte, por në kuptimin e prezencës dhe lidershipit femëror absolutisht që po.

Në vitet e saj të fundit vuajti nga dyshime të rënda. Letrat dhe shënimet në ditarin e saj, që u botuan në vitin 2007, përmbajnë shumë vetmi dhe pyetjen e përsëritur, nëse Zoti ekziston. Gruaja, që personifikonte shpresën në mbarë botën, shkruante se brenda saj ishte "ftohtësi akulli” dhe se qielli nuk do të thoshte më asgjë për të: "Më duket si një vend bosh”. Ndoshta  është kjo ajo që e bën figurën e saj kaq njerëzore.

Përse filmi vjen në kohën e duhur

Debatet për abortin, varfëria, konfliktet fetare, autoriteti femëror në kishë, shumë gjëra janë jashtëzakonisht aktuale. Filmi konfrontohet me pyetjen: A mund të jetë një grua e shenjtë, dhe në të njëjtën kohë politikisht problematike? Ajo tregon Terezën si një personazh me kufizime. Ndoshta këtu qëndron rëndësia e saj sot: jo si një figurë e shenjtë e ndriçuar, por si një figurë që ngre pikëpyetje. Pra ky film, i cili nuk shpjegon asgjë, por vetëm vëzhgon, është ndoshta një arsye e mirë për të folur për Terezën në një mënyrë të re./DW

nene tereza

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Dhjetor 2025, 20:38 I.A

Kur pija shndërrohet në makth

Foto Ilustruese KOSOVË- Blerta Sejdija ishte 17-vjeçare kur e pranoi një pije nga një burrë i panjohur. “Disa herë ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet