LIVE UPDATES
Aktualitet

Masakra në Klos, dëshmia e vajzës: Më kërcënonin dy kushërinjtë, i tregova babai se çfarë kisha

Vajza ka pranuar se iu është rrëfyer të atit për situatën në të cilën ndodhej, veprim ky që çoi në përballje të dy familjeve.

13 Tetor 2022, 21:19 Nga A.B
Masakra në Klos, dëshmia e vajzës: Më kërcënonin
Policia ne Klos

TIRANË- Vajza e Fiqiri Mjeshtrit, i cili vrau babë e bir e më pas u vetëvra, ka dhënë dëshminë e saj për grupin hetimor. E reja, ka bërë të ditur se po shantazhohej nga dy të rinjtë e për këtë shkak nuk kishte shkuar në shkollë. Ka qënë i ati, Fiqiri Mjeshtri ai i cili ka pyetur të bijën se çfarë e shqetësonte. Vajza ka pranuar se iu është rrëfyer të atit për situatën në të cilën ndodhej, veprim ky që çoi në përballje të dy familjeve e më pas në tragjedi.

'Dy kushërinjtë më shantazhonin, nuk shkoja në shkollë. Babai më pyeti se çfarë ke, i tregova'- është pjesë nga dëshmia e vajzës, e zbuluar mbrëmjen e sotme në emisionin 'Open'.

E ftuar në studio, gazetarja Klodiana Lala ka sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa që në nisje të rrëfimit tha se kjo ishte një nga ngjarjet më të rënda që ka raportuar gjatë karrierës së saj.

“Është nga ato ngjarje që realisht që më ka tronditur shumë, rasti tipik si mund të vritesh për hiç gjë. Mjeshtri është baba i dy vajzave, banojnë në një qytezë ku të gjithë e njohin njëri tjetrin, ka aq pak të rinj sa numërohen me gishtat e dorës, një vend i shkretuar. Mjeshtri është 39-vjeçar, para tre javësh ka pasur një shqetësim nga vajzat që i kanë thënë se i kishin marrë dy profilet ne Instagram, dhe kërcënoheshin. Kenado Shira i kishte kërkuar të kishte lidhje dhe e kërcënonte se do t’i publikonte të gjitha fotot që kishte në rrjetet sociale. Para një jave, Renato Hasula kishte nisur të njëjtën mënyrë komunikimi me vajzën. Kjo ka bërë që vajza të mos shkonte në shkollë 3-4 ditët e fundit, është mbyllur në banesë. Në Instagram e vajzës nuk ka pasur asgjë komprometuese por ata jetojnë në një komunitet që dhe një foto në plazh e quajnë të tillë. Mjeshtri ka kërkuar një ballafaqim me djemtë dhe baballarët e tyre dhe kanë nisur sqarimin. Djemtë kanë përdorur disa forma fyese në drejtim të vajzës së saj, babai ka kërkuar që njëri prej tyre meqë e ngacmonin ta merrnin në banesë, pra një martesë e detyruar, për shkak dhe të mentalitetit, në këtë moment që babai është ndjerë i ofenduar nga termat fyese ka nxjerrë pistoletën që mbante pa leje dhe ka qëlluar drejt tyre, ka shkuar në takim i armatosur. Sepse kështu funksionon ajo zonë. 17-vjeçari ka mbetur i vrarë në vend, babai ka ndërruar jetë në spital, ndërsa dy personat e tjerë ndodhen në spital. Të pranishëm kanë qenë dhe dy vëllezërit e Mjeshtrit. Autori është afruar rreth 150 m afër banesë së tij, vëllai, që ishte polic bashkiak, ka nisur të negociojë që të vetëdorëzohet, dhe në atë moment i ka lënë amanet të kujdesej për dy vajzat dhe është vetëvrarë ndërkohë që ishte në telefon me të."

Nga deklarata e vajzës rezulton se nuk është paraqitur ditët e fundit në shkollë, situata nuk ka qenë e mirë, por do ta përcaktojnë raportet më pas nëse ka pasur apo jo probleme me shëndetin. Vajza është pyetur për afro dy orë e gjysmë, edhe Reanto Hasula ka dhënë dëshmi dhe ka mbajtur të njëjtën linjë si vajza’, tha Lala.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

Dy të miturit përkatësisht Kenado Shira (viktimë) dhe Renado Hasula (i plagosur) njiheshin me vajzën e Fiqiriut, e mitur, e cila në dëshminë e saj pretendon se përndiqej kryesisht përmes rrjeteve sociale. Kjo histori ishte diskutuar edhe më herët nga të dyja familjet, por kërcënimet kanë vijuar e kishin arritur deri në pikën që vajza nuk shkonte dot më në shkollë. Dhe dje është realizuar një takim i dytë. Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Bakir Mjeshtri, ndërsa Renato dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre për t'u sqaruar në lokal. Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur kishte marrë si përgjigje refuzimin dhe fyerjet për të bijën, ai ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar me armë zjarri. Pasi qëlloi mbi 4 persona, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes, autori i krimit është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij.

masakra e klosit

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit