13 Tetor 2022, 20:27
Nga I.A
Covid
TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Nga 542 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 24 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 285 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë.
Njoftimi i MSH-s:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 542 testime, 24 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 32 të shëruar në 24 orët e fundit 13 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 542 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 24 qytetarë, në këto bashki: 11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Sarandë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Kurbin, Divjakë, Vlorë, Selenicë, Himarë, Tepelenë. Janë 285 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,557 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (13 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 24
Të shëruar në 24 orë 32
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 542
Testime totale 1,988,750
Raste pozitive 331,433
Raste të shëruara 327,557
Raste Aktive 285
Humbje jete 3,591
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 197
Elbasan 23
Fier 18
Gjirokastër 15
Vlorë 11
Shkodër 7
Durrës 7
Berat 5
Lezhë 2
Kukës 2
Dibër 1
Korçë 1
covid ne vend bilanci i covid ne shqiperi
Aktualitet
13 Tetor 2022, 20:23
A.B
Aeroport
ZVICËR- Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur pak ditë më parë në aeroportin e Zvicrës. Rreth orës...
Aktualitet
13 Tetor 2022, 20:11
k.m.
Pamje nga institucionet
24 orë dritat ndezur në një periudhë kur është shpallur emergjenca energjitike deri në qershor t...
Aktualitet
13 Tetor 2022, 19:23
k.m.
Yoram Frig dhe Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar një foto me specialistin izraelit të përgjim...
Aktualitet
13 Tetor 2022, 19:15
k.m.
Dionis Myrtollari
KORÇË- Dionis Myrtollari, i cili u akuzua se ka ngacmuar djalin e Ativie Qazimllari, me probleme të shëndetit mendo...
Aktualitet
13 Tetor 2022, 19:13
A.B
Protesta
TIRANË- Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë konfirmon se nesër do të rikthehen n&e...
Aktualitet
13 Tetor 2022, 19:06
A.B
Spitali i Traumes
TIRANË-Një aksident i rëndë pasditen e sotme në qytetin e Gramshit. Personi me inicialet L.T, 40 vjeç &eu...
Aktualitet
13 Tetor 2022, 18:57
k.m.
Renado dhe Eglantin Hasula
KLOS- Dy personat që shihni në foto janë 39-vjeçari Eglantin Hasula dhe djali i tij, Renado, të cil&e...
Aktualitet
13 Tetor 2022, 17:37
A.B
Edinjo Pulti
LUKSEMBURG- Edinjo Pulti është në listën e kriminelëve më të kërkuar në Europë që nga v...
Aktualitet
13 Tetor 2022, 17:25
k.m.
Ilaçet kontrabandë
SARANDË- Çifti Angjeli nga Saranda, të cilët u arrestuan nga policia e Vlorës për kontraband...
Aktualitet
13 Tetor 2022, 17:07
k.m.
Pamje nga operacioni
SPANJË- 3 vite hetime kanë çuar në arrestimin e 7 personave, por duket se prangat po u tunden edhe të tjer&...