LIVE UPDATES
Aktualitet

ME VD- Zbulohen 3 parcela me hashash. Punëtori: Farën e fshehin nëpër shampo, e shesim 700 €/kg

Zinxhirin që nga hyrja e farës së tij deri tek kultivimi i bimës, tharja e më pas  shitjen. 

13 Tetor 2022, 20:53 Nga DOSJA
ME VD- Zbulohen 3 parcela me hashash. Punëtori: Farën e fshehin
Punetori dhe parcela

Fiks Fare solli mbrëmjen e së enjtes një investigim sesi lulëzojnë parcelat e kanabisit në zonat e quajtura Malësia e Krujës dhe e Mirditës pa u ngacmuar nga policia. Zinxhirin që nga hyrja e farës së tij deri tek kultivimi i bimës, tharja e më pas  shitjen. Kamera e Fiks fare ka hyrë në këto parcela që ndodhen në pyje,në toka pa pronar siç rëndomtë bëjnë trafikantët.

Punonjësi në këto parcela hashashi rrëfeu për Fiksin se edhe pse e dinte që po kryente një veprimtari të paligjshme,  ishin kushtet ekonomike që e kishin detyruar të merrej me këtë punë.

“Nga papunësia u detyrova të mbjell lëndë narkotike për efekt ekonomie. E di që është një gjë e paligjshme. Une e mbjell në mal. Toka ku ne e mbjellim nuk është në pronësi të dikujt. Lartësia e këtij terreni që ne kërkojmë është rreth 1000 metra mbi nivelin e detit. Zakonisht zgjedhim zona që nuk shihen lehtësisht,”-tregon ai. Po si e sigurojnë farën e hashashit? Ai tregon për Fiksin se farat sillen nga Hollanda, transportohen me linjat e autobusave.

Që mos të bien në sy farat i mbështjellin mirë me plastmas dhe më pas i fusin në shampo. Plastmasi  duhet të jetë i fortë që mos të lërë lagështirën të deportojë në fara. Personit që ia dorëzojnë  nuk është në dijeni se çfarë këto shampo përmbajnë brenda. I pyetur se sa është çmimi i një fare kanabis sativa punonjësi shprehet se këtë lloj fare e marrin me 3 euro. Ajo kërkon një kohë rritje 4 mujore. Farat e hashashit që futen në vendin tonë janë në sasi të konsiderueshme sipas punonjësit, por ai vetë personalisht ka blerë 70 deri në 80 copë.

Këto fara i blen nga një person i besueshëm. Më pas, ai tregon gjithë procesin e mbjelljes së tyre.

”E blejmë farën e kthejmë në fidan për dy javë. Ndërtojmë një serë në mal. Periudha më e preferuar per ne si kultuvues është muaji Maj-Qershor, sepse temperaturat janë më të përshtatshme. Kjo bimë kërkon rreth 4 muaj, i shërbejmë me ujë plehra kimik, organik, sipas mundësive që kemi. Ne parcelat i mbikqyrim me njëri tjetrin, shërbimin ua bëjmë natën dhe jo ditën, sepse nuk kemi guxim të shkojmë. I rrethojmë prej bagëtive që të mos na e sulmojnë . Për të siguruar ujin gjatë dimrit hapim gropa të mëdha dhe i mbulojmë me plasmas, ose gjejmë burimin më të afërt 1 kilometër dhe vendosim tuba uji dhe bëjmë vaditjet”.

Më pas tregon se puna e jashtëligjshme që bëjnë ka kostot e veta, por dëmi më i madh është ai i zbulimit nga policia. Dhe  si ai pohon ka pasur raste që bimët janë prerë nga policia. Frikë tjetër kanë edhe banorët e zonës  që mund të shohin parcelat e mund të spiunojnë, por çdo gjë punonjësi e justifikon se e bëjnë prej pamundësisë ekonomike.

Më pas ai vazhdon: Kur ne e mbjellim këtë bimë, tregun e kemi të siguruar. Unë kam arritur të bëj 10-15 kg, komshiu im ka arritur të bëjë 70 kg, të tjerë 40-30 kg. Çmimi i kësaj bime është 700-800 euro për kg.

Ai pohon se për mirëmbajtjen e një parcele me një numër të konsideruar rrënjësh kanabis sativa duhet të paktën 7 persona.  Pagesa e të cilëve varion nga 20 deri në 40 mijë lëkë të vjetra në ditë. Punëtorët punon me 3 turne, nga 2 persona në turn.

Më pas shpjegon procesin që ndjek bima deri sa të mbërrijë në produktin final.

”Për shkak të frikës bimën e thajmë në ambiente të mbyllura. Në shtëpi të braktisura, nësë ka rrymë elektrike përdorim freskuese mekanike, në të kundërt mbledhim dru në mal dhe ndezim oxhakun”.

Por përveç policisë ajo që të bën përshtypje është se këta kultivues nuk ruhen vetëm nga policia por e dhe nga banorët për faktin se mund t’i vjedhin. I pyetur nga gazetarët e Fiksit se sa ka arritur të bëjë me 70-80 fara, punonjësi përgjigjet se këtë vit  ka bërë 15 kg. Ndërsa për vitin tjetër do të kërkojë terren tjetër e do hapi sërish gropa. Fiks Fare iu drejtua fillimisht në malësinë e Krujës  e më pas në ato të Mirditës. Grupit të xhirimit të Fiksit iu desh më shumë se 2 ditë për të rënë në koordinatat e një prej plantacioneve të mbjella. Koordinata e parë ishte ajo e malësisë së Krujës, fshati Mafsheq.

Gazetarëve iu desh më shumë se 1 orë ecje me këmbë përmes një terreni të vështirë malor për të gjetur destinacionin. Identifikimi ishte i vështirë edhe pse zona  kundërmonte nga  era e fortë e bimës. Grupi xhirimit provoi të futej përmes pemëve dhe shkurreve që hasën duke arritur kështu në parcelën e parë të mbjellë me kanabis-sativa. Parcela e parë e identifikuar ishte një parcelë ku me  sy të lirë numëroheshin rreth 40 rrënjë të mbjella me një gjatësi rreth 2 metra.

Në anën e poshtme të kësaj parcele arrihej të shihej një tubacion uji, i cili vinte nga ana tjetër e rrethimit.  Pak metra më tej kishte  produkte të  shumta  kimike  (pleh) që shërbenin për mirëmbajtjen e bimës. Në dalje të kësaj parcele numëroheshin me dhjetra rrënjë bimësh narkotike të cilat ishin korrur. Parcëla e dytë që grupi i xhirimit të Fiks Fare preku nga afër ishte në malet e fshatit Selitë në Bashkinë Mirditë. Terreni ishte akoma më i thepisur, me shtigje kalimi të ngushta të krijuara mes shkurreve dhe pemëve të dendura.

Për të  lokalizuar parcelën Fiksin e orientoi tubacioni i ujit. Ajo çfarë vihej re gjatë këtij rrugëtimi ishte se një pjesë e rrugës që duhet të përshkonin gazetarët ishte e hapur nga dora e dikujt. Pas 1 orë e 40 minuta ecje me këmbë u shfaqën  gjurmët e para të një parcele tjetër. Një parcelë e rrethuar me tel sigurie dhe trungje pemësh të hedhura përtej rrethimit dhe pak metra më tej më shumë se 10 rrënjë të korrura nga ku kishin mbetur vetëm trungjet e pemëve.

Gjurmët që kishin lënë kultivuesit ishin disa plehra kimike dhe vasketa për kultivimin e farës. Me sy të lirë  nga ana e sipërme e kësaj parcele mund të numërojmë rreth 60 rrënjë të bimës së mbjellë. Gjithashtu Fiks Fare arriti të hyjë në një shtëpi shumë të vjetër dhe të pabanuar në të cilën procesi i tharjes dhe i përpunimit të bimës së kanabisit kryhej në 3 faza për gati 15 ditë. Faza e parë kryhej në një prej ambienteve të jashtme të kësaj shtëpie,  ku ndodheshin të varura me qindra degë të bimës narkotike të cilat më parë kalonin në proçesin e tharjes natyrale për të bërë më të lehtë ndarjen e boçes nga dega.

Për të kaluar më pas në fazën e dytë në njërën prej dhomave me oxhak  të këtij objekti të vjetër, ku mbi disa susta shtretërish ishin shtruar vetëm një pjesë e boçeve të bimës së pastruar, ku për t’i kaluar një tharje më të thelluar vinin në ndihmë 2 ventilatorë të ndezur. Faza e tretë dhe përfundimtare ishte ajo e grumbullimit në një vend e të gjithë sasisë së përpunuar më parë dhe paketimi i saj në thasë të ndryshëm, ku me sy të lirë, rreth 50 kilogramë kanabis-sativa ishin gati për t’i kaluar tregut të zi./TopChannel

kanabis ne mirdite

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës