23 Prill 2025, 07:29
Nga r.ll

TIRANË- Integrated Energy BV SPV SHPK, kompani që ka të drejtën konceisonare mbi Inceneratorin e Tiranës, ka kërkuar ndryshimin e kushteve të lejes mjedisore si rezultat i zgjerimit të kapacitetit të Landfillit të mbetjeve urbane pasi është ezauruar kapaciteti i qelizës aktuale.
Në një dokument të paraqitur pranë autoriteteve kompania pranon se “për shkak të volumit të mbetjeve të depozituara në landfillin e mbetjeve urbane (pas procesit te selektimit dhe presimit të tyre), ky landfill është drejt përfundimit të fazës së operimit dhe do të nisë faza e kapsulimit të kësaj qelize”.
Kompania sqaron se në mënyrë që të vijohet me menaxhimin e mbetjeve urbane të Qarkut Tiranë dhe Qarkut Durrës, shoqëria “Integrated Energy BV SPV” Sh.p.k. propozon që depozitimi i mbetjeve urbane të vijoje ne qelizën shtesë për zgjerimin e kapacitetit të lendfillit te mbetjeve urbane (pika 13) të pajisur me Leje Mjedisi te tipit A (PN-0762-08-2021), pra për zgjerimin e kapacitetit të landfillit ekzistues të mbetjeve urbane.
“Sipërfaqja e landfillit ekzistues të mbetjeve urbane (pika 13): 17913 m2 Sipërfaqja e qelizës shtesë për zgjerimin e kapacitetit të lendfillit të mbetjeve urbane (për të cilën po bëhet ky aplikim): 35415.1 m2. Siperfaqja totale (qeliza ekzistuese + qeliza shtese) që do të përfshihet tek leja e mjedisit e rishikuar: 53328.1 m2. Kapaciteti i qelizës shtesë për zgjerimin e kapacitetit të landfillit të mbetjeve urbane (për të cilën po bëhet ky aplikim): 28.728 ton mbetje/ ditë” thuhet në dokument.
Aktualisht kompania që ka nën administrim kontratën e koncesionit për Inceneratorin e Tiranës është nën sekuestro dhe prej kohësh tashmë administrohet nga një administrator i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Ky vendim erdhi pas nisjes së hetimeve nga SPAK për kontratën 128 milionë euro ku për disa vite u zhvilluan hetime që rezultuan në dhjetor 2023 me lëshimin e 15 masave të sigurisë për persona të ndryshëm të përfshirë në aferën e Inceneratorit.
Pjesë e hetimit ishte dhënia e bonusit për kompaninë që fitoi të drejtën koncesionare dhe paqartësia e kostove, përfshirja e ryshfetit si dhe të dhëna fiktive lidhur me studimin e fizibilitetit për këtë projekt. SPAK kërkoi për ish-ministrin Lefter Koka 4 vite burg dhe po kaq edhe për katër anëtarë të tjerë të komisionit. Ndërkohë që për tre persona të tjerë kërkoi dënimin me 2 vjet./MONITOR
landiflli i sharres
Aktualitet
23 Prill 2025, 07:25
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Dita e sotme do të jete me një mot të paqëndrueshëm, ku nuk do të mungojnë as reshjet e shi...
Aktualitet
22 Prill 2025, 22:58
M.B
Brixhida Muça
TIRANA- Drejtuesja e qendrës “Lumturo Dhimbjen” Brixhida Muça ka bërë një reagim n&eu...
Aktualitet
22 Prill 2025, 22:23
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- “Në Shënjestër” solli në vëmendje detaje nga dosja hetimore 339, ku në përgjime...
Aktualitet
22 Prill 2025, 22:09
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një stuhi e shoqëruar me reshje shiu dhe breshëri të madhësisë së pazakontë ka goditu...
Aktualitet
22 Prill 2025, 21:55
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Denoncimi i radhës në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka të bëjë me nj&eum...
Aktualitet
22 Prill 2025, 21:22
E. D
TIRANË- Para disa ditësh emisioni”Stop” në Tv Klan transmetoi një ngjarje të rëndë në qytetin e Sara...
Aktualitet
22 Prill 2025, 21:01
M.B
Elton Qyno
TIRANA- Gazetari Elton Qyno ka folur para mediave menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ishte "pro" ti...
Aktualitet
22 Prill 2025, 21:05
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një rast mashtrimi në rrethin e Kurbinit. Një 49 vje&cce...
Aktualitet
22 Prill 2025, 20:37
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që v...
Aktualitet
22 Prill 2025, 20:30
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kërcënimi me vendin e punës, apo presioni i votës nëpërmjet joshjes, siç janë edhe l...