LIVE UPDATES
Aktualitet

"Fjalët kanë peshë!" Brixhida Muça drejuar Ramës: Kur përdor fjalën “autik” si ofendim, nuk je thjesht duke sulmuar politikisht

Teksa i referohet gjuhës së Ramës, Muça thotë se kur përdor fjalën “autik” si ofendim, nuk je thjesht duke sulmuar politikisht, por je duke i lënduar ata që kanë më shumë nevojë për mirëkuptim, e jo për përçmim.

22 Prill 2025, 22:58 Nga M.B
"Fjalët kanë peshë!" Brixhida Muça drejuar
Brixhida Muça

TIRANA- Drejtuesja e qendrës “Lumturo Dhimbjen” Brixhida Muça ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku thotë se fjalët kanë peshë sidomos kur dalin nga goja e një kryeministri. Teksa i referohet gjuhës së Ramës, Muça thotë se kur përdor fjalën “autik” si ofendim, nuk je thjesht duke sulmuar politikisht, por je duke i lënduar ata që kanë më shumë nevojë për mirëkuptim, e jo për përçmim.

Ajo shton se ky nuk është thjesht një “gabim retorik”, por është përçmim, mungesë ndjeshmërie, injorim i përpjekjeve të qindra familjeve që jetojnë çdo ditë me dashuri dhe sakrificë për fëmijët e tyre ndryshe. 

"Mos i quani “autikë” si fyerje. Mos i quani “çyrykë” ata që nuk ju votojnë. Mos fyeni njerëz që meritojnë më shumë nga një udhëheqës. Kjo është kënetë. Por jo ajo që imagjinoni ju – kënetë është gjuha e urrejtjes, mendjemadhësisë dhe përbuzjes", është mesazhi i saj.

POSTIMI:

Fjalët kanë peshë. Sidomos kur dalin nga goja e një kryeministri ( kryeshërbëtorit të popullit)
Kur përdor fjalën “autik” si ofendim, nuk je thjesht duke sulmuar politikisht (gjë që s’më intereson)– je duke i lënduar ata që kanë më shumë nevojë për mirëkuptim, e jo për përçmim.
Autizmi nuk është mangësi. Nuk është turp. Është një mënyrë tjetër e të qenit, e të ndjerit, e të parit të botës. Mënyrë që na bën ne të tjeret injorant të botës së tyre.

Dhe për çdo fëmijë e prind që lufton çdo ditë për të ndërtuar jetë me dinjitet,sepse shërbëtorët që ishin e janë nuk e kryejnë detyrën , pra nuk i shërbejnë autizmit . Dhe më keq akoma ofendojnë me këto fjalë që godasin e lëndojnë. Kjo nuk është thjesht çështje politike. Është çështje njerëzore për të kuptuar se ku shkon ego për pushtet.

Nëse nuk kemi më ndjeshmëri për njerëzit më të brishtë në shoqëri, çfarë na ka mbetur? Unë zgjedh të flas. Sepse heshtja do të thotë të pranoj poshtërimin nga verbëria e pushtetit nga i cili pres të më shërbej e jo poshtëroi . Pra unë nuk pranoj të hesht. Si prind, si qytetar, si njeri – nuk mund të hesht.Në emër të djalit tim nuk do hesht…. Kur dëgjoj një kryeshërbëtor të përdorë fjalën “autik” si fyerje, ndjej dhimbje, revoltë dhe turp. Jo për veten time, por për një shoqëri që ende toleron një gjuhë që poshtëron më të ndjeshmit mes nesh.

Nuk është thjesht një “gabim retorik”. Është përçmim. Është mungesë ndjeshmërie. Është injorim i përpjekjeve të qindra familjeve që jetojnë çdo ditë me dashuri dhe sakrificë për fëmijët e tyre ndryshe. Mos i quani “autikë” si fyerje. Mos i quani “çyrykë” ata që nuk ju votojnë. Mos fyeni njerëz që meritojnë më shumë nga një udhëheqës. Kjo është kënetë. Por jo ajo që imagjinoni ju – kënetë është gjuha e urrejtjes, mendjemadhësisë dhe përbuzjes.

Dhe nga kjo kënetë, ne duhet të dalim – së bashku. Dhe njëherë ju them “Autik” nuk është fyerje. Është realitet i mijëra familjeve që luftojnë çdo ditë me dinjitet mes pamundësive që i kanos injorimi institucional. Nëse një kryeshërbëtor i popullit e përdor si ofendim, Autik ,atëherë kënetë është fjala e tij – jo zgjedhja jonë.”

Nga NËNA e një djali AUTIK
Brixhida

brixhida muça

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj