LIVE UPDATES
Aktualitet

“O Gim, unë dua nga ty 600 vota, bëj ça të duash, vrit veten, apo jo…” / Zbardhen detaje nga dosja për Dritan Stokën: Si përfitonin para në këmbim të legalizimeve

Referuar dosjes hetimore, në vitin 2019, ish-punonjës të Drejtorisë së ALUIZN-it në nivel qendror dhe rajonal merrnin para në këmbim të lejeve të legalizimit nga qytetarë të ndryshëm që aplikonin për objektet e tyre informale, apo që kërkonin të pajiseshin me certifikatë pronësie në ZRPP, duke u krijuar atyre lehtësi në procedurat  pranë këtyre institucioneve.

22 Prill 2025, 20:30 Nga M.B
“O Gim, unë dua nga ty 600 vota, bëj ça të duash,
Foto ilustruese

TIRANA- Kërcënimi me vendin e punës, apo presioni i votës nëpërmjet joshjes, siç janë edhe legalizimet e ndërtimeve të paligjshme, ishin në fokus të emisionit “Në Shënjestër”, këtë të martë. Referuar dosjes hetimore, në vitin 2019, ish-punonjës të Drejtorisë së ALUIZN-it në nivel qendror dhe rajonal merrnin para në këmbim të lejeve të legalizimit nga qytetarë të ndryshëm që aplikonin për objektet e tyre informale, apo që kërkonin të pajiseshin me certifikatë pronësie në ZRPP, duke u krijuar atyre lehtësi në procedurat  pranë këtyre institucioneve.

Një prej tyre  ishte Dritan Stoka  i cili komunikonte me persona të ndryshëm për nxjerrjen e lejeve të legalizimit, kundrejt dhënies së votës për zgjedhjet e pushtetit vendor të vitit 2019. Zona e tij operative mesa duket ishte ajo e Saukut në Tiranë, ku ishte në kontakt të vazhdueshëm me disa prej banorëve. Në një tjetër bisedë Dritan Stoka, kapet në përgjim brenda zyrave të Kadastrës.

Aty nga ku flet për vota dhe favore dhe drejton punën për sigurimin e sa më shumë votuesve në favor të Partisë Socialiste. Një listë e gjatë me emra në radhë që presin legalizimin në këmbim të votes, të cilët kanë pranuar te kthehen në numra rendorë, për hir të hallit që kanë.

“O Gim,  unë dua nga ty 600 vota, bëj ça të duash, vrit veten, apo jo… Tashi, nga familjarët kush do votoj  se i kam këtu, jam përpara me listën, meqë ti s’vjen… listën tënde, kam Elsën, kush është kjo Gerta, është motra? Po do votoj, kjo apo s’do votoj”, thotë Stoka, sipas dosjes hetimore.

Pas zgjedhjeve, votuesit që i kanë dhënë votën që i rrinë te dera e institucionit, një pjese të cilëve Stoka përpiqet të mos u dalë përpara, pasi kaq të shumtë kanë qenë ata që u ka premtuar legalizim kundrejt votës.

“Po prit pra se po bëhet. S’bëhet me sustë ueee. Shiko nesër në orën 7 e kena lënë tek ty, tek lokali lart, veranda”, u thotë Stoka votuesve që u ka premtuar legalizimin e ndërtimeve pa leje në këmbim të votës./Në Shënjestër

dritan stoka

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet