LIVE UPDATES
Aktualitet

Kreu i PS-së në Mamurras i merr 2 mijë euro qytetarit për ta punësuar!

Dilaver Tafa ka qenë kryetar i PS-së së Mamurrasit nga vitit 2011 deri në 2022, teksa dhënia e parave ka qenë në vitin 2018. Nga ky vit deri në ditën që Fiksi u interesua, ai s’i kthente paratë qytetarit.

22 Prill 2025, 21:05 Nga E. D
Kreu i PS-së në Mamurras i merr 2 mijë euro qytetarit për
foto ilustruese

TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një rast mashtrimi në rrethin e Kurbinit. Një 49 vjeçar denoncoi në emisionin investigativ se kreu i PS-së në qytezën e Mamurrasit në vitin 2018, i ka marrë plot 2 mijë euro për ta punësuar.

Dilaver Tafa ka qenë kryetar i PS-së së Mamurrasit nga vitit 2011 deri në 2022, teksa dhënia e parave ka qenë në vitin 2018. Nga ky vit deri në ditën që Fiksi u interesua, ai s’i kthente paratë qytetarit.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua një 49 vjeçar nga Kurbini, i cili tha se në vitin 2018 ka takuar një person i quajtur Dilaver Tafa, i cili i ka thënë se do t’a punësonte. Dilaveri ka qenë kryetar i PS-së së Mamurrasit për një kohë të gjatë. “Më tha se do t’më punësonte. Unë isha në gjendje shumë të keqe ekonomike dhe i kam marrë borxh ato para’. Më gënjente vazhdimisht, e takoja dhe më thoshte jo sot e nesër. I paguaja edhe dreka-darka dhe asnjëherë s’më mbaroi punë” thotë qytetari.

Sipas tij, Dilaver Tafa vazhdimisht e gënjen për t’i kthyer paratë edhe pse ato ende i ka borxh qytetari. “E kam takuar me dhjetëra herë dhe vijon të më gënjejë. Jo sot e jo nesër. Unë ato lekë i kam edhe sot borxh” thotë ai. Ai shton se e ka takuar disa herë Tafën, madje ka edhe regjistrime të këtyre bisedave, ku Tafa pranon se paratë do t’ia kthejë, por tani “është fushatë dhe kohë zgjedhje dhe sa të mbarojnë do t’ia kthejë”.

Qytetari e telefonon në prani të grupit të Fiks Fare, por Dilaver Tafa i thotë se “ndodhem në Mirditë, nuk jam në qytetin e Laçit”. Pas kësaj përgjigje, gazetarët e telefonojnë dhe ndryshe nga sa i tha qytetarit, ai përgjigjet se “jam në qytetin e Laçit”.

Në rrjete sociale Tafa shkruan se është ende kryetar i PS-së së Mamurrasit, ndërsa në bisedë e pranon fillimisht dhe më pas thotë se “kam qenë nga 2011 deri në 2022”. Ai shton se tashmë është ish-kryetar, ndërsa pohon se kryetar i PS-së në Mamurras është bërë Administratori i Njësisë, që është nipi i tij, djali i vëllait.

Gazetarët i kërkojnë takim dhe ai i pret te Njësia në Mamurras. Sërish thotë se ka qenë me pozicione drejtuese në PS-në e Mamurrasit, kryetar. Më tej sqaron se tani s’ka asnjë post, por vijon të merret me fushatën.

Fiksi e pyet nëse e njeh një person P.R (denoncuesin 49 vjeçar), teksa ai thotë se po si dhe e ka shokë. Gazetarët i bëjnë me dije se përse i ka marrë 2 mijë euro për t’a punësuar, teksa ai e mohon dhe thotë se “ia mora për të paguar kredinë që kisha”.

Fiksi i thotë se detyra e tij në PS ka qenë edhe për punësime, ndërsa përgjigjet se jo, pasi ai vetë ka qenë te Posta por tashmë s’ka punë. Shton se paratë ia ka marrë dhe do t’ia kthejë, por kthimin do t’ia bëjë pas fushatës dhe zgjedhjeve.

“Janë zgjedhjet dhe s’na lejohet që të japim dhe marrim para”, thotë Dilaveri, ndërsa shton se denoncimi vetëm i njollos figurën dhe është politik. Ai pranon se ia ka marrë, por pa asnjë letër të shkruar.

Disa orë pas kësaj interviste, Dilaveri telefonon grupin e Fiks Fare dhe thotë se paratë ia ktheu qytetarit. “Ia ktheva qytetarit. Nuk të thashë kur të takova, por ato para unë ia mora me fajde me përqindje. Nuk bëmë letër, se ne këtej e mbajmë fjalën” thotë ai. Fiksi i thotë se, në intervistë i tha se nuk mund t’i kthente tani pasi janë zgjedhjet. “Pyeta avokatët dhe juristët e mi dhe më thanë s’ka problem” pohon qytatari, teksa gazetarët e pyesin se paratë u morën për punësim!

Biseda mes qytetarit dhe ish-kryetarit të PS-së së Mamurrasit

Biseda 1

Qytetari – Alo?
Ish kryetari – Urdhëro, si je?!
Qytetari – Si kalove atë ditë s’më fole asnjë gjë në botë, as …
Ish kryetari – Po pra, po se pata njato punë të miat. Pata një hall me thënë të drejtën.
Qytetari – Po çato lekë kur ke me mi dhënë kanë kaluar gjithë ato vjet? Unë i kam hala borxh për Zotin!
Ish kryetari – Mirë, mirë hajt se do të flasim nga afër. Nesër ku je, në çfarë vendi?
Qytetari – Unë nesër në Laç jam përditë po është puna …
Ish kryetari – Po mirë të marr unë në telefon dhe pimë kafe.
Qytetari – Po mirë.

Biseda 2, të nesërmen!

Qytetari – Hë si je mirë.
Ish kryetari – Ti si je?
Qytetari – Po te puna!
Ish kryetari – Je lodh?
Qytetari – Po më?
Ish kryetari – Pas zgjedhjeve do t’i jap.
Qytetari – Po mbas zgjedhjeve si ke thënë do të jap më shumë, po kanë kaluar 8 vjet.
Ish kryetari – E di po ça të bëj unë.
Qytetari – Në 2018-ën mo burrë
Ish kryetari – Unë të shes …
Qytetari – Po s’janë pak o burrë.
Ish kryetari – Ti paguaj …
Qytetari – S’janë 100 mijë lekë, janë 2 mijë euro.
Ish kryetari – Po, po do t’i paguaj më tepër a bën.
Qytetari – Po më jep njëherë çato, më tepër …
Ish kryetari – Po nesër për të tjerat s’kam ça të bëj. Dakord!
Qytetari – Po jam tu ardh mbrapa, kam 8 vjet.
Ish kryetari – Po jam në motor, unë e di mirë je në hall timin.
Qytetari – Po hajde mo burrë, më bërë rezil me burrin e huaj e kam mik.
Ish kryetari – E di. Veç mos fol në telefon. Më kanë bërë denoncime. Ik, ika se jam …

Biseda 3

Ish kryetari – Hë P…
Qytetari – Hë Dilaver.
Ish kryetari – Si je?
Qytetari – Çkemi, mirë?
Ish kryetari – Mirë ça bën. Hë?
Qytetari – Ça je tu bë, a je t’mi pru ato paret a jo?
Ish kryetari – A folëm njëherë ne o burrë.
Qytetari – Po më duhen ndaj, e kam urgjente.
Ish kryetari – Po pra po, po s’kam ça me ba unë.
Qytetari – Pse s’ke ça me ba, po kështu më ke thënë ka 8 vjet. S’ke ç’bëj sot, s’ke ç’bëj nesër. Duhet të besoj unë ty?
Ish kryetari – Po mirë ça të duash bëj. Po pra beso po si a jena shok!
Qytetari – Prapë të besoj, jena shokë ëë?
Ish kryetari – Po patjetër …
Qytetari – A takohemi njëherë, ku të takohemi?
Ish kryetari – Jo sot, unë jam në Mirditë.
Qytetari – Je në Mirditë sot ëë?
Ish kryetari – Po, po.
Qytetari – Mirë, takim me Partinë Socialiste?
Ish kryetari – Po, po çat punë kam, ça t’bëj! Hajt …
Qytetari – Bëj çmos dhe hajde më tako se du paret.
Ish kryetari – Po!

Bisedë mes gazetarëve të Fiks Fare dhe Dilaver Tafës

Gazetari – Ti je kryetari i Partisë Socialiste në Mamurras?
Ish kryetari – Po, kush je ti?
Gazetari – Ju jeni i Partisë Socialiste?
Ish kryetari – Po! Çfarë, ça të duhet përshembull?!
Gazetari – Po desha të takoj, je në Mamurras?
Ish kryetari – Unë jam në Laç. ke Administratorin aty ti, ai është kryetari i Partisë.
Gazetari – Ti nuk je kryetari i Partisë?
Ish kryetari – Jo, për momentin jo. Kam qenë unë 15 vjet po është ai djali.
Gazetari – Deri në çfarë viti ke qenë?
Ish kryetari – Kam qenë 12 vjet. E ke në facebook, në faqen time të facebook-ut, Dilaver Tafa. Se ai (Administratori i Njësisë Mamurras) është nipi im në fakt.
Gazetari – Kush është nipi jot?
Ish kryetari – Ky kryetari i Partisë i riu që ka hyrë tashti, Administratori është nipi im, djali i vëllait im.
Gazetari – Ke qenë Administrator apo ke qenë kryetar i Partisë?
Ish kryetari – Vetëm kryetar i Partisë Socialiste, i zgjedhur me votë!
Gazetari – Po kur ke ikur, çfarë viti ke ikur?
Ish kryetari – Unë kam ikur para 2 vitesh.

Pas 2 orësh …

Ish kryetari – Atëherë unë ia kam pas marrë lekët me interes atij o miku im, po s’desha me fol. Lekët ia çova në shtëpi, kaq! Ia kam pas marrë me interes, mbaj mend ë. Me 100 euro për 2 mijë në muaj. 100 euro. Është e paligjshme si pozicion edhe unë thashë i kam marrë borxh, pra janë marrë me interes. Tani i kam çuar lekët në shtëpi.
Gazetari – Ia çove sot?
Ish kryetari – Domethënë 1 orë pasi keni ikur ju, ia çova direkt atij. Sepse i kam pasur me interes lekët.
Gazetari – I dhe 2 mijë euroshin që i ke marrë para 7 vitesh?
Ish kryetari – Me interes, me interes.
Gazetari – Nuk më the (në intervistë) me interes Dilaver.
Ish kryetari – Të lutem shumë, atë e kam bërë unë pra. I kam marrë lekët me interes. Jo … a më kupton! Për arsye se kisha kredinë dhe i mora me interes.
Gazetari – Tani pak më përpara kur të mora në intervistë nuk më the i ke marrë me interes thjeshtë për të larë kredinë!
Ish kryetari – Jo, jo me interes …
Gazetari – Ndërkohë që P… tha që mi ka marrë për shkak se do më punësonte.
Ish kryetari – Jo, jo kjo është që figura të bëhet me njollë.
Gazetari – Sot ditën që ne erdhëm dhe të morëm në intervistë i ke kthyer lekët?
Ish kryetari – Si lekët, po ore se janë të atij lekët se i kam marrë me interes se janë lekët e veta.
Gazetari – Çfarë shume i dhe sot?
Ish kryetari – I dhashë ato që i takojshin, ato që i kam pasur borxh ia dhashë kaq!
Gazetari – Në intervistë më the që këtë shumë do t’ia jap pasi të mbarojnë zgjedhjet se është shkelje!
Ish kryetari – Jo mo jo se unë pyeta institucionet.
Gazetari – Ndërkohë që sot ti ia dhe këtë shumë po sot!
Ish kryetari – Të lutem! Patjetër, patjetër se pyeta institucionet dhe u thashë se shkel ligjin.
Gazetari – Kë institucione pyete, cilat institucione?
Ish kryetari – Institucionet pyet unë, ka jurist, ka …
Gazetari – Cilat, të partisë, të institucioneve (shtetërore)?
Ish kryetari – Jo, jo, jo privat. Privat, kam 2 privat. Zyrë ligjore me juristë të mirëfilltë dhe i thashë që kështu-kështu kam rastin. Po, nuk ka asnjë problem thanë!/Top Channel

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve