Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time
Shkak i përplasjes u bënë akuzat e Berishës lidhur me blerjen e një apartamenti nga ligjvënësja socialiste në një zonë elitare të Tiranës.
Shkak i përplasjes u bënë akuzat e Berishës lidhur me blerjen e një apartamenti nga ligjvënësja socialiste në një zonë elitare të Tiranës.
20 Korrik 2026, 14:16Nga D.S
Zegjine Çaushi
TIRANË- Seanca e sotme plenare u karakterizua nga një debat i ndezur mes deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, dhe liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Shkak i përplasjes u bënë akuzat e Berishës lidhur me blerjen e një apartamenti nga ligjvënësja socialiste në një zonë elitare të Tiranës.
Nga foltorja e Kuvendit, Çaushi i kërkoi Berishës të mos përhapë dezinformim, duke sqaruar se bëhet fjalë për një porosi që nuk ka nisur ende të ndërtohet.
“Sali ti duhet të jesh i fundit që të vish e të flasësh për atë protestë. Me gjej një vend në botë Sali ku protestohet kundër qeverisë dhe kundër opozitës dhe lideri të saj. Një vend më gjej. Ajo foltore nuk është podium politik për zakonin tënd, Ajo foltore nuk është për ty, për të dezinformuar. Më shiko në sy Sali. Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time. Unë kam lidhur një kontratë për një apartament që nuk ka nisur Sali ndryshe nga ato që thotë ti dhe mediat e tua, për sipërfaqen dhe çmimin. Ky është ajo që di të bësh ti, të dezinformosh.”, tha ajo./Dosja.al