LIVE UPDATES
Aktualitet

Kushtetuesja do shqyrtojë më 18 Qershor bashkë të tre paditë për ligjin e profesioneve të lira

Padia e parë në Kushtetuese u depozitua në muajin shkurt 2024 nga 37 deputetë të grupit parlamentar të PD-së. Më pas në muajin Mars u dërgua një tjetër kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) dhe Instituti i Ekspertëve Kontabël të Miratuar (IEKA).

30 Prill 2024, 07:22 Nga M.B
Kushtetuesja do shqyrtojë më 18 Qershor bashkë të tre
Foto ilustruese

TIRANA- Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në seancën e përcaktuar më 18 Qershor 2024, bashkë të treja paditë e depozituara për shfuqizimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” që nisi zbatimin me profesionet e lira nga 1 janari. Padia e parë në Kushtetuese u depozitua në muajin shkurt 2024 nga 37 deputetë të grupit parlamentar të PD-së. Më pas në muajin Mars u dërgua një tjetër kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) dhe Instituti i Ekspertëve Kontabël të Miratuar (IEKA).

Nismës së avokatit Lulzim Alushaj për moszbatimin e ligjit si antikushtetues, në një padi të tretë më 19 Prill depozituar në Gjykatën Kushtetuese, iu bashkuan masivisht 400 profesionistë, si: avokat, përkthyes, financiarë, agjentë të shitjeve të pronave etj, edhe shoqata biznesi. Sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, kërkesat e jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Shoqata “Instituti i Kontabilistëve të Miratuar” (IKM), Shoqata “Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar” (IEKA), Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë, do të zhvillohen në seancë plenare publike më 18 Qershor. https://www.gjk.gov.al/web/Seancat_gjyqesore_Qershor_2024_2895_1-91.php

““Shfuqizimi i pjesshëm i nenit 3, pika 5, nenit 12, pika 1, shkronja “ç”, nenit 24, pika 2 dhe nenit 69, pika 1, shkronja “dh”, fjalia e dytë, të ligjit nr. 29/2023, datë 30.03.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, për sa i përket profesionit të kontabilistit/ekspertit kontabël/audituesit ligjor, dhe profesionit të avokatit si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimi i nenit 4, pika 1 dhe i tabelës analitike nr. 2, të VKM-së nr. 753, datë 20.12.2023, që i referohet nënndarja 69, për profesionin të kontabilistit/ekspertit kontabël/audituesit ligjor dhe profesionit të avokatit, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i zbatimit të nenit 3, pika 5, nenit 12, pika 1, shkronja “ç”, nenit 24, pika 2 dhe nenit 69, pika 1, shkronja “dh”, fjalia e dytë, të ligjit nr. 29/2023, datë 30.03.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, si dhe nenit 4, pika 1 dhe i tabelës analitike nr. 2, nënndarja 69, të VKM-së nr. 753, datë 20.12.2023, për pjesën që i referohet profesionit të kontabilistit/ekspertit kontabël/audituesit ligjor, dhe profesionit të avokatit derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi””, citohet në objektin e padive.

Më herët përfaqësuesit e 3 padive pohuan për Monitor se arsyet e dërgimit të ligjit në Kushtetuese janë, cenimi i barazinë mes tatimpaguesve, parimet e shtetit të së drejtës, dhe shkeljes së konkurrencën mes bizneseve me efekt rritjen artificiale të tarifave për shërbimet e ofruara nga profesionistët e lirë.

Avokat Alushaj tha për Monitor se arsyeja kryesore e dërgimit të kërkesës për shfuqizimin e ligjit është antikushtetueshmëria, duke marrë në konsideratë: Cenimi i parimit të barazisë para ligjit dhe mos diskriminimit, Cenimi i lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe profesionit, Cenimi i parimit të shtetit të së drejtës dhe sigurisë juridike – Parimet e sigurisë juridike dhe mbrojtja e pritshmërisë së ligjshme, Paragjykimi i hyrjes në profesionet e lira dhe rëndësinë e vazhdueshmërisë së profesioneve të rregulluara (ose jo), Cenimi i drejtpërdrejtë i konkurrencës dhe ngritja artificiale e çmimeve të shërbimeve, arsyetimi mbi pasojat që sjell aplikimi i Ligjit dhe pezullimin e pjesshëm të tij etj”, nënvizon avokat Alushaj.

Edhe deputetja e PD-së Jorida Tabaku pohoi për Monitor se kërkesa për shfuqizimin e tij u dërgua me argumentet e cenimit të parimit të sigurisë juridike dhe shkeljes së barazisë përpara ligjit. Edhe për IKM pretendimet në lidhje me shkeljet kushtetuese janë: 1.Cenimi i parimit të barazisë para ligjit; 2.Shkelja e të drejtës themelore të lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe të profesionit; 3.Cënimi i parimit të shtetit të së drejtës dhe sigurisë juridike; 4.Cënimi i parimit të rezervës ligjore në fushën tatimore dhe hierarkisë së normave.

Çfarë parashikon ligji?

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” u miratua në muajin mars 2023 nga Parlamenti. Në muajin dhjetor u botua në Fletoren Zyrtare vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave me listën për shërbimet e profesioneve të lira që do të përfshihen në taksimin e ri, duke përfshirë 26 lloje aktivitetesh duke nisur nga shërbimi IT, i kontabilitetit, avokatët, arsimin, mjekët, pasuritë e paluajtshme, agjencitë e lajmeve, agjencitë e punësimit, të sportit operatorët turistikë etj.

Ligji parashikon që të ardhurat neto të tatueshme (fitimi i tatueshëm) nga biznesi për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit me qarkullim vjetor deri 14,000,000 lekë tatohen me normën tatimore 15% dhe për bizneset me qarkullim vjetor mbi 14,000,000 lekë norma e tatimit është 23%. Ligji parashikon përzgjedhjen e regjimit të veçantë të zbritjes së shpenzimeve apriori 30% për individët tregtarë dhe të vetëpunësuar me qarkullim vjetor deri në 10,000,000 lekë ose opsionin e zgjedhjes së deklarimit të shpenzimeve të zbritshme bazuar në dokumentacionin dhe faturat respektive për çdo shpenzim.

Ndërsa bizneset me qarkullim vjetor mbi 10,000,000 lekë deri në 14,000,000 lekë tatohen me normën 15%, por kanë detyrimin të dokumentojnë nëpërmjet faturave shpenzimet. Edhe kategoria tjetër e bizneseve që përfshihen në të ardhurat vjetore mbi 14 milionë lekë kanë detyrimin e deklarimit të shpenzimeve vjetore bazuar në dokumentacionin dhe faturat respektive për çdo shpenzim, por ndryshe nga fashë e parë fitimi i kësaj kategorie do të tatohet me normën tatimore 23%.

Në fund të muajit dhjetor 2023, shumë ditë para nisjes së zbatimit të ligjit qeveria miratoi Aktin Normativ për ndryshimin e tij, që parashikonte zbatimin e tij nëpërmjet formularëve të vjetër, pasi nuk u arrit të bëhej gati formulari i ri i deklarimit të ardhurave. Si rrjedhojë, deklarimi i të ardhurave do të bëhet sipas modelit të formularëve të vjetër, pra atyre ekzistues, por do të tatohen sipas normave të reja tatimore që nisin zbatimin nga 1 janari 2024 me të vetëpunësuarit e profesioneve të lira.

Në muajin Prill, tatimet dërguat te bizneset njoftimet për llogaritjen e parapagimit të tatimit bazuar mbi të ardhurat dhe shpenzimet e deklaruara për vitin 2023. Në shumicën e rasteve këstet e llogaritura të parapagimit arrinin në vlera të larta, si: 700, 800 apo 1,000 eurove. Sakaq në asnjë rast nuk rezulton se është zbatuar njohja e shpenzimeve fikse në masën 30% për të vetëpunësuarit e profesioneve të lira me xhiro deri 10 milionë lekë në vit, siç përcaktohet në ligjin i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” dhe udhëzimin shoqërues për zbatim.

Llogaritjet e kësteve (9 këste ) të parapagimit sipas kontabilistëve janë kryer mbi të ardhurat dhe shpenzimet faktike të deklaruara për 2023, kur shpenzimet e deklaruara nga subjektet janë të ulëta, për shkak të natyrës së punës së shërbimeve profesionale dhe mos përgjegjësisë tatimore për t’i deklaruar të plota. Llogaritjet e tatimeve nga ekspertët u vlerësuan jo korrekte edhe nga përmbajtja juridike e zbatimit të ligjit, ku në disa raste tatimet iu referoheshin ligjit për taksat vendore ose ligjit të shfuqizuar për tatimin mbi të ardhurat. Ndërsa ekonomistët pohuan se ishin të informuar që zbritja e shpenzimeve fikse që nuk mund të deklarohej nëpërmjet formularëve të vjetër të deklarimit, për shkak të pamundësisë nga modeli, do të zbatohej si zbritje nga administrate tatimore.

Për njohjen e shpenzimeve 30% tatimet kanë sqaruar se do të zbatohen në deklarimet e 2024, që kryhen më 31 mars 2025, pas plotësimit të formularit për përzgjedhjen e regjimit të veçantë që pritet të shpërndahet në fund të vitit. /Monitor

ligji per profesionet e lira

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari