LIVE UPDATES
Aktualitet

U ekzekutua në mes të ditës në Ekuador/ Kush ishte modelja që kishte lidhje dashurie me "El Patron", personin që dyshohet se urdhëroi vrasjen e Ergys Dashit?

Ndërkohë Parraga, e cila kishte më shumë se një milion ndjekës në llogaritë e saj të mediave sociale, si dhe linjën e saj të veshjeve sportive, u bë kryefjalë dhjetorin e kaluar kur emri i saj u përmend në një bisedë midis "El Patron" dhe llogaritarit të tij, Helive Angulo.

29 Prill 2024, 22:04 Nga r.ll
U ekzekutua në mes të ditës në Ekuador/ Kush ishte modelja
landy parraga, leandro norero, ergys dashi

EKUADOR- Missi dhe modelja ekuadoriane, Landy Parraga është ekzekutuar me breshëri plumbash mesditën e së dielës në një lokal në Quevedo në Ekuador. Ndërkohë që autoritetet ende nuk kanë informacione në lidhje me shkaqet e ekzekutimit mafioz të saj nga dy persona, mediat vendase e lidhin me njërin prej narkotrafikantëve më të mëdhenj të vendit, siç është Leandro Norero.

Ky i fundit u vra gjatë revoltës në njërin prej burgjeve të vendit në tetor të vitit të shkuar duke iu prerë koka. Ai ishte një ndër trafikantët më të mëdhenj në vend dhe njihej me pseudonimin "El Patron". Mediat përfolën emrin e tij si personi që porositi vrasjen e Ergys Dashit në Ekuador dy vite më parë, ndërsa njihej edhe si financues i tre grupeve kriminale: Los Lobos, Los Tiguerones dhe Los Chones.

Ndërkohë Parraga, e cila kishte më shumë se një milion ndjekës në llogaritë e saj të mediave sociale, si dhe linjën e saj të veshjeve sportive, u bë kryefjalë dhjetorin e kaluar kur emri i saj u përmend në një bisedë midis "El Patron" dhe llogaritarit të tij, Helive Angulo.

Gjatë gjyqit të Angulo-s, prokurorët zbuluan se Norero i ishte lutur Angulos në një mesazh të vitit 2022 për të ndihmuar në mbajtjen e lidhjes së tij me mbretëreshën e bukurisë të fshehur pasi llogaritari tha se policia e kishte pyetur për marrëdhënien e tyre. Edhe pse financat e Parraga ishin nën hetim nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, ajo nuk u ndoq kurrë penalisht për një krim dhe nuk kishte bërë kurrë ndonjë koment publik për rastin ose lidhjen e saj me Norero dhe organizatën e tij.

Si u ekzekutua Ergys Dashi? 

Ergys Dashi, po darkonte mbrëmjen e 23 janarit 2022 në një nga restorantet e zonave më të njohura rezidenciale të Guajakilit në momentin që u ekzekutua. 34-vjeçari, nga Durrësi, por që prej vitesh jetonte midis Italisë dhe Hollandës, kishte vetëm pak ditë që kishte mbërritur në Guajakil. Ishte ora 19:00 e mbrëmjes, ku ndërsa Dashi vazhdonte i qetë të darkonte në restorantin ‘Grilling’ në rrugën Jose Joaquin Orrantia (Hoze Hoakuin Orrantia), përballë qendrës tregtare ‘Mall del Sol’, dy burra shtatshkurtër u shfaqën të maskuar në derën kryesore të restorantit. Pavarësisht insistimit të rojeve të sigurisë, të cilët u kërkuan certifikatën e vaksinimit, dy burrat një prej të cilëve mbante një buqetë me lule në duar, nën kërcënimin e armëve, mundën të futen në restorant dhe të afrohen në vendin ku qëndronte Ergys Dashi. Këtë të fundit e qëlluan për vdekje me 20 plumba.

ergys dashi landy parraga leandro norero

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari