Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndërkohë masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është dhënë për ish-drejtorin e IKMT Lezhë, Flor Gjini, aktualisht drejtor poste. Gjithashtu janë pezulluar nga detyra edhe tre inspektorë të IMT-së në bashkinë e Kurbinit.

LEZHË- Policia e Lezhës ka ekzekutuar 5 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Masa e sigurisë "arrest në burg" është ekzekutuar për drejtorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Kurbinit, Jetmir Muzhika, pasi akuzohet se ka lejuar ndërtimin pa leje të një objekti në zonën e Patokut.
Ndërkohë masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është dhënë për ish-drejtorin e IKMT Lezhë, Flor Gjini, aktualisht drejtor poste. Gjithashtu janë pezulluar nga detyra edhe tre inspektorë të IMT-së në bashkinë e Kurbinit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Ekzekutohen 5 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, nën drejtimin e prokurorit të çështjes ka ekzekutuar 5 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, si më poshtë:
-masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit 35 vjeç, banues në Fushë Mamurras, me detyrë drejtor i IMT, bashkia Kurbin;
-masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin 40 vjeç, banues në Lezhë, ish-kryeinspektor i IKMT Lezhë;
-masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasit:
38 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin;
57 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin;
41 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin.
Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal në kuadër të një hetimi të kryer nga Prokuroria e Lezhës, për ndërtimin e paligjshëm të një objekti, në Patok,
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
fatjon bici ELBASAN- Gjykata ka dhënë dënimin për katër të rinjtë cilët akuzohen për vrasjen e bashkëmosh...
foto ilustruese VLORË- Tre persona janë proceduar ditën e sotme në Vlorë për vepra penale të ndryshme. Procedimi filloi ...
foto ilustruese KORÇË- Arrestohet në flagrancë një 48-vjeçar në Korçë. Mësohet se 48-vje&ccedi...
foto ilustruese VLORË- Ditën e djeshmë një grua me inicialet N.J ka denoncuar në Policinë e Vlorës humbjen e kontak...
makina e aksidentuar POGRADEC- Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë n&eum...
policia e shtetit TIRANË- Është zbardhur përgjigja e Drejtorisë se Përgjithshme të Policisë, drejtuar komisionit h...
foto ilustruese TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë ka reaguar lidhur me shpërthimin e tritolit në banesë...
foto ilustruese SHKODËR- Një persona ka rënë në prangat e policsë ditën e stome pasi iu gjet një sasi lënd&eum...
Ndertesa DURRËS- Godina e burgut të vjetër në Durrës po rrënohet dita-ditës, ndërsa banorët po e harrojnë...
renditja TIRANË- Shqipëria vlerësohet me çmimin e parë në kompeticionin global të sigurisë kibernetike GISEC, nj&...