LIVE UPDATES
Aktualitet

Kontrabandë dhe trafik nga Rinasi, ZBARDHEN përgjimet: Fol shpejt se po më arrestojnë! Shoku e ngushëllon: Robt, s'kanë ça me t'bo!

Me një oficer policie të arrestuar, identifikuar si Florenc Bicerri, nëse çështja do t'i lihej vetëm palës shqiptare të policisë kufitare në Rinas, ajo do të ishte mbyllur pa rezultat.

28 Nëntor 2022, 14:57 Nga k.m.
Kontrabandë dhe trafik nga Rinasi, ZBARDHEN përgjimet: Fol shpejt se
Foto ilustruese

TIRANË- Trafiku përmes areoportit të Rinasit i një ngarkese droge, me destinacion Turqinë, ishte një nga çështjet e radhës që megjithëse angazhoi prokurorinë dhe policinë, ende nuk ka zbuluar se cilët janë bashkëpuntorët e vërtetë të trafikantëve. Me një oficer policie të arrestuar, identifikuar si Florenc Bicerri, nëse çështja do t'i lihej vetëm palës shqiptare të policisë kufitare në Rinas, ajo do të ishte mbyllur pa rezultat.

Por hetimi nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore me seli në Tiranë, nuk ka dhënë ende përgjigjje se cilët ishin ndihmësit e policit rrugor për ta kaluar pa asnjë problem ngarkesën, që në areoportin "Sabiha Gocken" u zbulua thjesht nga një qen antidrogë. Burimet i thanë Gazetasi.al se disa herë hetimet ndaj punonjësve në areoportin "Nënë Tereza", kanë pasur në fokus oficerë policie të komisariatit të Rinasit , por në finale dosjet janë pushuar.

"Kemi raste sporadike, ku policët njoftojnë se qytetarët në radhë tentuan t'i korruptojnë, por vazhdon të jetë e vështirë faktimi i oficerëve në afera të tjera", - deklaron një burim pranë SPAK për Gazetasi.al.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në rastin e kontrabandimit të orave të shtrenjta nga një emigrant që jeton në Britaninë e Madhe, por që teksa flet për kontakte dhe për ndërhyrje, operacioni ndërpritet befasisht dhe në këtë mënyrë, hetimi mbyllet me vetëm një të prangosur. Gazetës "SI", iu vendos në dispozicion dosja në ngarkim të 42-vjeçarit me iniciale K.H., i cili rezulton se është banues në Birmingham, Angli.

Ai u kap me ora Rolex në areoport, dhe në kushtet e flagrancës, ai mbeti i vetmi i arrestuar. Por sakaq, për kontrabandimin përmes Rinasit, një tjetër institucion kishte vënë në dijeni organet e hetimit prej muajit korrik 2022 mbi mospërputhjen  e dokumenteve në një dyqan.

Shkresa me numër 18.667 ka dalë, sipas drejtorisë së verifikimit dhe monitorimit në terren për të ndjekur praktikën e një subjekti të regjistruar në organet tatimore. Subjekti, sipas këtij insitucioni ishte regjistruar në prill 2022 dhe kishte zyrat në "rrugën e Dibrës".

“Nga ana e inspektorëve, nga kontrolli i ushtruar janë cilësuar disa shkelje në adresë të subjektit ku u krye inventarizimi fizik. Aty rezultuan 3.331 copë ora të ndryshme, ndërkohë në inventarin kontabël, rezultonin 3.406 copë ora, pra konstatohet një diferencë prej 75 orësh shitur pa dokumentacionin e nevojshëm”, - përmendet në gjetjet e këtij institucioni.

Katër muaj më vonë, pasi inspektorët kishin përpiluar procesverbalët, pavarësisht se përgjimet tregojnë që ai kishte ndihmës në aeroport, çështja mbyllet vetëm me procedimin e 42 vjeçarit, duke mos ekspozuar ndihmësit e tij në areoportin më të rëndësishëm në vend. Burimet shtojnë se çështja u dekonspirua për të shpëtuar kryesorët, por pa veçuar emra të të implikuarve në areoport.

I dyshuari si transportues i orave të shtrenjta, varëseve të florinjta, orëve "Tudor" dhe "Cartier", që është baba i dy fëmijëve, flet në "Whatsupp". Biseda mes tij dhe një personi tjetër që nuk jepen shpjegime se përse nuk është arrestuar nga policia dhe prokuroria e kryeqytetit, ka kërkesa për të folur me një person tjetër që duhet të ndërhynte.

Ky person e udhëzon, “ok, avash avash, mbaruat me pasaportat, a po kontrollojnë të gjithë?".

I dyshuari i përgjigjet pak më vonë, “fol shpejt, se janë duke më arrestuar”. Dhe gjatë komunikimit mes të dyve, teksa i panjohuri e pyet se kush është polici që po bën kontroll dhe tranportuesi, ia tregon, ai i përgjigjet: S'kanë çfarë me të bo robt. Se janë duke fol për me dal.

Personi në fjalë, thekson prokurori në dosje, është në dijeni të veprimeve që po kryen i dyshuari, por megjithatë nuk jepet asnjë arsye se përse hetimi u ndëpre vetëm tek transportuesi. Prokuroria justifikohet me argumentin se nuk e ka identifikuar numrin e telefonit në fjalë, megjithëse si indicie deklarohet se ai mund të jetë administrator i dyqanit të orëve, të identifikuar muaj më parë.

Transportuesi sidoqoftë kuptohet nga bisedat që iu vendosën në dispozicion Gazetasi.al, se ishte fare i qetë dhe u kërkon të njohurëve që ta presin në kafe se për 20 minuta dilte nga areoporti. Në një moment, kur kupton se po e vonojnë ai shprehet, "nuk po dëgjojnë me marr një kafe", dhe më pas kërkon që të flisnin shpejt që ta shpëtonin. Por njeriu që kishte hyrë garant nuk u zbulua, megjithëse ka dyshime se ai punon në areoportin e Rinasit, i përfshirë shpesh në hetime, më i rëndi ai i grabitjes së organizuar brenda në pistë të 10 thasëve me euro.

Por ndonëse në atë kohë u deklarua nga prokuroria se nisi hetimet për shpërdorim detyre dhe shkelje të protokollit edhe nga punonjës të areoportit, teksa ruajtja e objektit të rëndësisë së vecantë u mor në ruajtje nga ushtria, në përfundim gjithçka u harrua./GazetaSi

rinas kontrabanda ne rinas

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!