LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqiptarët në Las Vegas kujtojnë rrugëtimin e tyre në SHBA

Prej 23 vitesh Klodi ngjitet çdo mbrëmje ne kullën “Stratosfera”, 350 metra të lartë.

28 Nëntor 2022, 13:27 Nga k.m.
Shqiptarët në Las Vegas kujtojnë rrugëtimin e tyre në
Las Vegas

Në fillim të viteve 1990, kur shqiptarët e parë mbërritën në Las Vegas, për të kënduar hymnin e flamurit mblidheshin në kishë.

“Takoheshim te imzot Ilia, gjithë sa ishim muslimanë e të krishterë,” tregon Pirro Dollani, i cili pas vështirësive të para punoi në Universitetin e Nevadës dhe përktheu gati 20 libra nga autorë kryesisht amerikanë. Edhe intelektualë të tjerë shqiptarë, që u nisën të shkolluar nga atdheu ia dolën të kontribuojnë në profesionet e tyre, dikush instrumentist, ekonomist, një tjetër inxhinjer elektronik apo fizioterapist. Las Vegasi e ka mbështetur jetën e tij në “turizmin e kumarit”, dhe çdo vit në këtë qytet mbërrijnë mbi 40 milionë turistë nga e gjithë bota.

Prej 23 vitesh Klodi ngjitet çdo mbrëmje ne kullën “Stratosfera”, 350 metra të lartë. Megjithë pasionet e tjera që ka, ai nuk është shkëputur nga zanati i kamarierit.

“Ky është një qytet që mbështetet në shërbimet e pafund,” tha ai, duke emërtuar ato më të shumtët: punët në kazino dhe në hotele.

“Në shumë prej tyre janë punësuar bashkë me burrat dhe djemtë, edhe gratë dhe vajzat shqiptare,” vijoi Klodi, i cili në Durrës, nga ku u nis, kishte hedhur hapat e parë në televizion.

Nga ballkoni i kullës rrumbullake, Las Vegasi duket i ndriçuar, si një pemë e stërmadhe e vitit të ri. Vas Goga, mësues i fizikës, sapo mbërriti në “tokën e premtuar”, iu vu studimeve për një shkollë profesionale.

“Për gati 20 vjet riparova defektet në hotele e kazino,”-tregon Vasi për BIRN, duke shtuar rëndësinë që kanë disa sindikata të këtushme për të mbrojtur të drejtat e punonjësve.

Musë Kabashi dhe Vaso Goga, shqiptarë me banim në Nevada | Foto: G. Kabashi

Në parkingun e automjeteve shihen dy targa automjetesh ku shkruhen përkatësisht “Tirana” dhe “Durrsak”. Më thonë se nuk janë të vetmit shqiptarë me targat që kujtojnë qytetet e origjinës shqiptare. Adea dhe Joni janë shokët më të vegjël në moshë dhe prindët e tyre kujdesen që të mësojnë fjalët shqipe. Me gjithë distancën prej mijra kilometrash, djemtë shqiptarë merakosen për hallet në Shqipëri.

“I pashë xhaxhallarët e mij në televizor; e de, në protestën për traun që shteti ngriti në Divjakë,” tha Fred Prifti.

“Mendo të shkosh nga fshati çdo ditë e të paguash biletën për hyrje,” shtoi ai.

"Kam lindur në Divjakë dhe prindët i kam atje tregon burri që punon në kazinonë “Stratosfera”.

Fredi pas një përvoje në Itali, Fredi hapi një biznes duralumini në vendlindje.

“Prindët e mij janë pleq dhe nuk pranojnë të vijnë në Amerikë,” theksoi Fredi, duke shtuar se motra dhe vëllai i tij jetojnë në Gjermani dhe Itali.

Shqiptarët ë Las Vegasit nuk janë më shumë se sa 2.000, madje askush nuk e di me saktësi. Sidoqoftë, ata u janë mirënjohës atyre që mbërritën gati 30 vjet më parë nga Shqipëria.

“Thuajse të gjithë ata që mbërritën më vonë kanë gjetur mbështetjen e Fatmir Hamzait dhe Pirro Dollanit,” na thonë djemtë thuajse njëzëri. U dëtyrohemi këtyre njerëzve-shtojnë ata.

Pas dy vjetësh pandemie të koronavirusit COVDI-19, kanë vendosur të mblidhen për festat e nëntorit. Por edhe këtë herë nuk qe e lehtë. Një këngëtare e njohur, e ftuar nga Shqipëria, në ditët e fundit nuk ka ra dakord me kontratën, dhe pronari shqiptar i restorantit gjeti si zgjidhje muzikën me DJ.

“Të shohim se si do të shkojë,” thotë Mirela, një grua e re që është bërë nënë kohët e fundit.

Ndërkohë, bashkëatdhetarja e saj Ola shtoi: Të gjithë kemi merak, po hajde se do të shkojë mbarë!/BIRN

las vegas

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës