LIVE UPDATES
Aktualitet

Belgjika zbardh vrasjen e Arjan Spahiut/ POROSITËSI ishte Franc Çopja, direktivat i jep të gjitha nga DUBAI

Sipas "Ballkanweb", Çopja dha urdhër nga Dubai për eliminimin në Belgjikë të armikut të tij, pasi kishte përplasje me kunatin e viktimës, Erjon Alibej, i njohur me nofkën “Krymi”.

28 Nëntor 2022, 13:37 Nga k.m.
Belgjika zbardh vrasjen e Arjan Spahiut/ POROSITËSI ishte Franc
Arjan Spahiu

BELGJIKË- Autoritetet belge zbardhin vrasjen e Arjan Spahiut i njohur ndryshe si Arjani i Vogël në lagjen Molenbek, në vitin 2020. Si porositës të krimit, prokurorët belgë që kanë hetuar çështjen akuzojnë Franc Çopjan nga Elbasani, i cili prej vitesh qëndron në Dubai. Sipas "Ballkanweb", Çopja dha urdhër nga Dubai për eliminimin në Belgjikë të armikut të tij, pasi kishte përplasje me kunatin e viktimës, Erjon Alibej, i njohur me nofkën “Krymi”.  Në rolin e ekzekutorit dyshohen Florenc Meçe Alias Gega si dhe Elvis Muratin. Dy të dyshuarit janë arrestuar njëri në Spanjë dhe tjetri në Gjermani, por që ende nuk janë ekstraduar drejt Belgjikës, për arsye të cilat nuk bëhen të ditura.

Erion Alibej u bë një emër i njohur pasi pas masakrës së Bradasheshit, ku iu vra vëllai (Tarzani) dhe xhaxhai, Arben Dylgjeri bashkë me mikun e tyre turk, mori drejtimin e bandës dhe nisi hakmarrjen ndaj personave ku dyshonte. Një ndër personat e kontraktuar ishte dhe Nuredin Dumani, i cili tha se Alibej kishte kërkuar që ta ndihmonte me disa vrasje, ndërsa Kel Kakami i kishte ofruar 2 mln euro për të hedhur në erë një pallat të tërë, ku strehohej edhe Erion Alibej.

Hajdar, Franc dhe Ervin Bako (të njohur me mbiemrat Çopja dhe Hysa) ka dyshime të forta se drejtojnë një grup kriminal që ka si aktivitet trafikimin e lëndëve narkotike në disa shtete të Europës. 

Ja ç'thoshte për Franc Çopjan Erion Alibej, kur u intervistua nga prokurorët belgë: Franc Çopja është më i vogli, nga 3 vëllezërit por më i rëndësishmi pasi ka lidhjet me bizneset e lëndëve narkotike. Nga ai kanë ardhur pasojat e ngjarjeve që kanë ndodhur aktualisht, pasi ata mbështeten te një shoku i tyre që kanë 5 vite që e njohin, që quhet Mikel Qosja (Kamami).I cili është në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e vëllait tim. Ai jeton në Dubai me familjen, nusen dhe një vajzë. Franci ka miq marokenë dhe shkon shpesh në Marok ku thonë se ka investuar në atë vend. Marokenin e thërrasin “Baloti”. Ai është një person shumë i njohur në të gjithë botën dhe ky e ka ndihmuar shumë duke i hapur rrugët në trafikimin e drogës kokainë.Sot e kësaj dite ata ia kanë pranuar të gjithëve në Dubai që janë organizatorët e këtyre ngjarjeve.Mesa di unë një ngarkesë droge që atyre iu është kapur në Brazil diku më shumë se 600 kg kokainë, me logon e një skuadre futbolli në Elbasan dhe ajo është për financat e tyre. Ato gjithë këto para i investojnë në Dubai dhe mesa kam marrë vesh kanë blerë një shtëpi rreth 20 milionë euro në një vend të quajtur “Palma” dhe një shtëpi tjetër e kanë përballë një rrote të madhe tip karoseli në Dubai. Këta janë njerëz që nuk arsyetojnë si njerëz normal pasi nuk mund të bësh masakër para familjes dhe fëmijëve.

Mesa duket nisur nga kjo dëshmi hetuesit belgë kanë arritur që të gjejnë gjurmët mes Çopjas dhe vrasjes së ndodhur në Belgjikë që do të niste një kalvar të ri përplasjes mes bandave në Elbasan. 

arjan spahiu franc copja florenc meçe florenc gega elvis murati

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta