LIVE UPDATES
Aktualitet

"Janë bërë përparime në stabilitetin politik dhe makroekonomik", Linda Rama: Shqipëria ka potencial për më shumë investime të huaja, sektorët kyç

Gjatë fjalës së saj, Rama analizoi edhe zhvillimin e sektorëve me potencial të lartë si turizmi dhe teknologjia e informacionit, duke theksuar se Shqipëria duhet të qartësojë avantazhet e saj krahasuese dhe të ndërtojë një profil të qëndrueshëm ekonomik në këto sektorë për dekadat e ardhshme.

26 Korrik 2025, 16:51 Nga r.ll
"Janë bërë përparime në stabilitetin politik dhe
linda rama

TIRANË- Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ka folur ditën e sotme edhe mbi sfidat dhe potencialin që ka Shqipëria për tërheqjen e investimeve të huaja. Në intervistën e saj për emisionin "Inside Albania" në Euronews Albania, Linda Ramaa nënvizoi se Shqipëria ka bërë përparime në stabilitetin politik dhe makroekonomik, dy faktorë thelbësorë për të nxitur investimet.

Duke analizuar situatën ekonomike të vendit, Rama theksoi se Shqipëria nuk vuan për mungesë kapitalesh, por problemi qëndron te mungesa e bindjes së investitorëve të huaj për të investuar. Ajo tha se Shqipëria ka nevojë për gjykata më efikase e të besueshme, në mënyrë që të rrisë më tej investimet e huaja.

Gjatë fjalës së saj, Rama analizoi edhe zhvillimin e sektorëve me potencial të lartë si turizmi dhe teknologjia e informacionit, duke theksuar se Shqipëria duhet të qartësojë avantazhet e saj krahasuese dhe të ndërtojë një profil të qëndrueshëm ekonomik në këto sektorë për dekadat e ardhshme.

Pjesë nga intervista:

Alice Taylor: Po, është e vështirë, e di që do të ketë shumë “luftëra” mes meje dhe vajzës sime kur të rritet.

Ju përmendet investitorët e parë që erdhën në Shqipëri nga jashtë vendit, dhe ata duhet të kenë qenë mjaft guximtarë në atë kohë, duke hyrë në një territor të panjohur. Por tani po pyes, 30 e ca vjet më vonë, cilat mendon se janë sfidat që mbeten për investitorët e huaj që duan të vijnë në Shqipëri? Po shohim çdo vit e më shumë që vijnë, në forma të ndryshme, por duke përdorur ekspertizën tuaj, cilat sfida mendon se duhet të hiqen për ta shtuar më tej këtë?

Linda Rama: Ne kemi një listë treguesish, në fakt. Dhe aspekte që kanë rëndësi për të marrë vendimin për një investitor që të investojë në një vend të caktuar. Dhe kjo vlen për të gjitha vendet, në thelb. Diçka që është interesante për t’u thënë është se bota nuk vuan për mungesë financimesh. Madje as Shqipëria nuk vuan për mungesë financimesh. Ne kemi shumë para që qëndrojnë jashtë sistemit bankar, por edhe brenda bankave, që ende nuk janë përdorur dhe që presin të përdoren nga investitorët. Është e njëjta situatë edhe në institucionet financiare jashtë vendit. Pra, gjëja më e rëndësishme, përveç faktit që ke financime, është që të bindësh investitorët të financojnë. Nga pikëpamja makroekonomike – që është një aspekt shumë i rëndësishëm – mund të themi se kemi bërë përparime shumë të mira në vitet e fundit. Nuk kemi paqëndrueshmëri politike, që është një element shumë i rëndësishëm, as paqëndrueshmëri të qeverisë. Një studim që përfundova para dy vitesh, një ose dy vjet më parë, mbi financimet, tregoi qartë – pas një analize të 30 viteve tranzicion – se, në rast se ndodh paqëndrueshmëri politike apo destabilitet qeverisës në një vend, investimet e huaja reagojnë shumë shpejt duke u distancuar nga vendi. Dhe të duhen më shumë se dhjetë vite për ta rikuperuar dëmin. Pra, ky është një element shumë i rëndësishëm.

Një tjetër element pozitiv është se kemi ligje dhe kuadër rregullator që mbron investimet. Jemi në një proces që është Integrimi Evropian, i cili në fakt rrit shumë besimin e investitorëve. Dhe investimet, investimet e huaja direkte, sidomos në vitet e fundit në krahasim me vitin 2012 kanë pësuar një bum. Kemi pasur më pak se 1 miliard dollarë investime të huaja direkte në atë kohë. Po flas për stokun. Dhe tani është rreth 1.7 miliardë. Pra, është rritur ndjeshëm. Por ende, si përqindje e PBB-së është e ulët dhe natyrisht që kemi nevojë për më shumë investime të huaja direkte. Keni shumë të drejtë kur pyesni se çfarë duhet të bëjmë për ta rritur këtë nivel. Mendoj se kemi nevojë për sundimin e ligjit, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Dhe mund të kemi ligje që garantojnë, le të themi, aktivitetin e investimeve të huaja, por në të njëjtën kohë ka shumë mosmarrëveshje që mund të lindin. Një pjesë e tyre lidhen edhe me të drejtat pronësore. Siç e përmenda, prona ishte një nga reformat që ka shkaktuar shumë probleme ndër vite dhe problemet vijojnë ende. Na duhet të kemi një sistem gjyqësor shumë efikas dhe të besueshëm. Dhe në veçanti në gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë. Gjykime më të shpejta dhe më të drejta. Dhe duhet të japim prova për këtë, sepse kjo është thelbësore për investimet. Dicka tjetër pozitive që po ndodh është se edhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor në kuadrin e anëtarësimit në BE është zhvendosur nga reformat institucionale drejt reformave të infrastrukturës, gjë që është jetike për vendin. Me reformat në infrastrukturë nënkuptoj, përveç gjithçkaje që kemi përparuar, edhe investimet në infrastrukturën e ujit, infrastrukturën e kanalizimeve, energjinë – që të jenë me standardet e duhura dhe me aksesin e duhur dhe me të gjitha parametrat teknikë.

Dhe kjo është shumë e rëndësishme, mendoj, për të ecur përpara. Dhe, sigurisht, na duhet gjithashtu të kuptojmë cilat janë avantazhet tona krahasuese. Kjo është thelbësore. Duhet të përcaktojmë profilin tonë, sepse tregu ynë është shumë i vogël. Dhe na duhet të përdorim investimet e huaja duke përdorur avantazhet tona krahasuese, për të rritur madhësinë e tregut tonë dhe për të kontribuar në shtyllat e ekonomisë, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për momentin kur do ta gjejmë veten në Bashkimin Evropian.

Alice Taylor: Cilat avantazhe mendoni se ka Shqipëria ose ku mund të fokusohet për të përfituar?

Linda Rama: Por ne kemi profilin sektorial. Zhvillimi bazohet në sektorë. Dhe kjo është arsyeja pse them “cilat janë avantazhet që duhet të përdorim”, sepse duhet të përcaktojmë, të jemi më të qartë, se çfarë do të jetë Shqipëria në 20 vitet e ardhshme. Dhe dinamika është shumë, shumë e madhe. Turizmi, për shembull, padyshim që do të jetë e ardhmja. Nuk ishte aq e qartë më parë sa është tani.

Prandaj, duhet të mendojmë çfarë duhet të bëjmë që të mos e humbasim këtë mundësi, të bëhemi të qëndrueshëm, por gjithashtu të bëhemi një tërheqje e madhe për ata investitorë, investitorët e huaj që sjellin standard në vend. Dhe përmes standardeve ne mund të ngushtojmë hendekun që ekziston mes nesh dhe vendeve të tjera që janë shumë të avancuara në turizëm. Diçka tjetër shumë interesante është sektori i TIK-ut, duke qenë se po flasim për dinamika. Ne bëmë një studim tre vite më parë, në vitin 2021. Sepse zbuluam që TIK-u, bashkë me shërbimet e outsourcing-ut, pra ekonomia e kujdesit, të gjitha shërbimet profesionale, ishin dy sektorë me një rritje shumë të madhe. Dhe ata na u shfaqën si sektorë në zhvillim për ekonominë. Sigurisht, kontributi në PBB është shumë i vogël, por efekti që kanë në të gjithë ekonominë është i madh – nëse flasim për TIK-un, për shembull. Bëmë të njëjtin studim për vitin 2024 i cili sapo ka përfunduar. Dhe zbuluam që nga një sektor në zhvillim, sektori i TIK-ut – pjesa që është e përqendruar në ofrimin e shërbimeve të TIK-ut – tashmë është maturuar. Kemi një treg të maturuar në këtë fushë. Pra, për tri vite jemi në një situatë krejtësisht tjetër, ekstreme. Dhe tjetra shumë interesante ishte që sektori që ofron shërbime, jo ai që konsumon TIK, ofron më shumë se 50% të shërbimeve për eksport. Nuk e kishim menduar kurrë që, kompanitë tona të TIK-ut, sot po ofrojnë këtë lloj shërbimi jashtë vendit. Duket që jemi të fortë brenda vendit, pavarësisht shifrave të ulëta për të cilat flasim. Pra, na duhet të shohim në mënyrë dinamike dhe të qartësojmë vetveten se cilat janë avantazhet që kemi, në mënyrë që t’i përdorim.

linda rama investimet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit