LIVE UPDATES
Aktualitet

Sidat në vitet e para të tranzicionit në Shqipëri, Linda Rama: Të gjithë njerëzit ëndërronin për ndryshimin, por nuk e dinin çfarë ishte ndryshimi

Linda Rama tregon se pas rrëzimit të regjimit komunist e ka nisur karrierën e saj në vitin 1993 duke punuar në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit, një nga institucionet që u përballë me reformat më të ndjeshme, duke veçuar reformën e pronës.

26 Korrik 2025, 16:37 Nga r.ll
Sidat në vitet e para të tranzicionit në Shqipëri, Linda
linda rama

TIRANË- Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, ka folur për eksperiencat dhe sfidat që kaloi gjatë viteve të para të tranzicionit në Shqipëri, veçanërisht në punën e saj në administratën shtetërore në fillim të viteve ’90.

Në një intervistë për Euronews Albania, Linda Rama tregon se pas rrëzimit të regjimit komunist e ka nisur karrierën e saj në vitin 1993 duke punuar në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit, një nga institucionet që u përballë me reformat më të ndjeshme, duke veçuar reformën e pronës.

Rama ka kujtuar vështirësitë e saj periudhe, por dhe fatin që pati për të punuar me të burgosurit e regjimit dhe ish-pronarët, eksperiencë e cila e bëri të mendonte më shumë për njerëzit. Ajo është shprehur se privatizimi i pronës shtetërore dhe ndarja e tokës ishin dy reformat më të rëndësishme që përcaktuan rrugën e tranzicionit në Shqipëri.

Ajo rrëfeu gjithashtu ëndrrat që kishin shqiptarët për Perëndimin në vitet e para të tranzicionit, por dhe për lavazhin e trurit që sipas saj, kishte ushtruar sistemi komunist mbi brezat e mëparshëm.

Pjesë nga intervista:

Alice Taylor: Linda, mirë se erdhët në Inside Albania. Faleminderit që u bashkuat me mua sot.

Linda Rama: Po, faleminderit që më ftuat, Alice, dhe dua ta bëj këtë lëvizje. Ashtu siç e bën ti, sepse më pëlqen shumë.

Alice Taylor: Kur të bëjmë tjetrën, do të të ftoj që të bësh një cameo.

Linda Rama: Do ta bëj, kënaqësi të vij sërish këtu.

Alice Taylor: Dua t’i qasemi kësaj interviste në një mënyrë kronologjike, duke filluar nga fillimi. Ti ke punuar në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit që herët, në fillim të tranzicionit të Shqipërisë, në fillim të viteve ’90. Dhe mendoj se aty nis gjithçka. Ishte një kohë e vështirë. Ishte një kohë e trazuar, kalimi nga komunizmi në  ekonomi tregu të lirë, dhe ishte shumë e vështirë… Cili ishte sfidimi më i madh për ty në atë kohë dhe, kur e shikon pas në kohë, çfarë mund të kishe bërë ndryshe?

Linda Rama: Po flasim për vitin 1993. Pra, fillova të punoj atje vetëm dy ose tre vjet pasi ra komunizmi. Ndërkohë, në atë moment isha pjesë e dy projekteve, projekte ndërkombëtare që merreshin me çështje ekonomike të vendeve në tranzicion. Dhe, në fakt, kur hyra, kur fillova të punoja për agjencinë, mendoja vetëm për reformën ekonomike. Dhe atje kuptova kompleksitetin e gjithë procesit. Kështu që pata mundësinë, mundësinë e rrallë, dhe ndihem me fat, gjithmonë jam ndjerë me fat për këtë, të takoja grupe interesi shumë të ndryshme dhe shumë njerëz të ndryshëm që ishin të interesuar për privatizimin në atë kohë. Takova të burgosur politikë dhe të burgosur të tjerë për shkak të regjimit. Takova ish-pronarë të tokave dhe godinave. Takova punëtorë dhe drejtues. Atje takova, në fakt, edhe investitorë, investitorët e parë të huaj ndërkombëtarë që po vinin, të interesuar për të marrë pjesë në proces, por edhe investitorët e parë shqiptarë. Dhe, në fakt, ajo ishte edhe koha kur unë pata kontaktin tim të parë me politikën, në aspektin e qeverisjes dhe institucioneve, por edhe në aspektin e figurave politike të asaj kohe. Kështu që hyra si ekonomiste në agjencinë e privatizimit, por në fakt dola prej andej si dikush që mendonte më shumë për njerëzit. Ishte një reformë e jashtëzakonshme. Mendoj se përtej emergjencës, përtej krizës së ushqimit dhe përtej përpjekjeve për të mbajtur rendin publik nën kontroll në ato vite, privatizimi i pronës shtetërore dhe ndarja e tokës ishin dy reformat më të rëndësishme që përcaktuan të gjithë ecurinë e tranzicionit në vend, përcaktuan ecurinë e investimeve, të drejtësisë, si edhe paqen sociale.

Çfarë mund të kishim bërë ndryshe, thatë ju?! Kam menduar për këtë me kalimin e kohës. Kam gjetur njëfarë paqeje në zemrën dhe mendjen time. Sepse sa më shumë mendoj për atë… besoj se ndoshta kjo ishte e vetmja mënyrë si mund ta bënim, duke marrë parasysh faktin se po vinim nga dy ndikime shumë fatkeqe historike. Njëri ishte ndikimi i Perandorisë Osmane. Ne ishim periferia më e largët e Perandorisë Osmane, në një prapambetje shumë të thellë. Dhe i dyti ishte regjimi komunist. Pesë dekada regjim komunist nuk mund të kalonin pa një kosto. Dhe kjo ishte kostoja që mendoj se duhej ta paguanim. Është shumë e vështirë për mua të besoj se kishte një rrugë tjetër në ato vite.

Alice Taylor: Sepse, në njëfarë mënyre, ishte si të kishe një faqe bosh, por në të njëjtën kohë kishe gjithë mbetjet e regjimit komunist në veçanti. Nuk është se regjimi komunist dhe gjithë pushteti i tij thjesht u zhduk brenda natës. Duhet të ketë qenë e vështirë të hyje dhe t’i përmbysje gjërat dhe të gjeje atë faqe bosh për të nisur prej saj. A është kjo një vlerësim i drejtë?

Linda Rama: Po, është e vërtetë.

Alice Taylor: Shumë pengesa, në njëfarë mënyre njerëz që donin atë nivel ndryshimi.

Linda Rama: Të gjithë njerëzit ëndërronin për ndryshimin, por nuk e dinin çfarë ishte ndryshimi. Pra, ata ëndërronin të ishin të lirë nga komunizmi, por liria nuk ishte në mënyrën siç e njohim tani, çfarë do të thotë liri. Ishte nevoja për t’u çliruar nga presioni i plotë nën të cilin kishin qenë për 5 dekada. Nga kushte shumë ekstreme apo të varfëra ekonomike dhe nga mënyra e jetës që kishim, sidomos pas viteve ’80. Pra, ata thjeshtë kishin nevojë të hiqnin qafe atë, ndërkohë që sa më i izoluar je, aq më shumë ëndrra ndërton dhe mendon që pjesa tjetër e botës është pa probleme. Partia dhe shteti i asaj kohe na bënte lavazh truri duke na thënë sa të mëdhenj ishim, sa të pathyeshëm ishim, sa të fortë ishim, sa më të mirët në botë ishim. Por nga ana tjetër ne e dinim që një jetë tjetër ekzistonte përtej. Ne ndiheshim krenarë për atë që bënim. Por në të njëjtën kohë, në imagjinatën tonë po ndërtonim një botë që, në fakt, ishte shumë e zhvilluar, por në të njëjtën kohë kërcënuese; me mundësi, por në të njëjtën kohë shumë e rrezikshme. Sepse gjithë kohës përballeshe me gjëra ku të tregonin një realitet, dhe një realitet tjetër të shfaqej para syve. Dhe Shqipëria ishte i vetmi realitet që njihnim. Dhe nga ana tjetër, merrnim sinjale nga ata që ishin jashtë. Sinjale të heshtura që ndërtonin tek ne një imagjinatë ndryshe. E gjitha ishte kaotike dhe ngatërruese për mendjen e njerëzve.

Alice Taylor: E shoh ende, në një farë mënyre. Kjo ndodh kur njerëzit më thonë: “Ti erdhe këtu nga Anglia, pse doje të rrije këtu me kaq shumë probleme?” Ata mendojnë se Anglia është një vend perfekt, ku gjithçka funksionon, të gjithë janë të pasur dhe rrugët janë të lyera me ar. Ende ekziston kjo lloj mendësie, që këtu është tmerr dhe jashtë është gjithçka e mrekullueshme, perfekte dhe funksionale. Dhe unë u them: nuk është aspak kështu.

Linda Rama: Është e vërtetë. Sot e gjithë bota po jeton në pasiguri shumë të mëdha. Dhe fatkeqësisht, disa vite më parë ishim të sigurt që po u linim fëmijëve tanë një botë shumë më të mirë. Nuk mendoj se flasim sot me të njëjtin gjuhë. Mendojmë dy herë para se ta themi këtë. Dhe kjo sepse edhe vendet e zhvilluara po përballen me shumë sfida, e lëre më të flasim për sfida që lidhen me çështje më të mëdha të përbashkëta, si për shembull mjedisi – planeti. Ne ndajmë një planet për të cilin çdo ditë po vërtetojmë që nuk jemi në gjendje të kontribuojmë. Dhe teknologjia. Teknologjia sot është një sfidë shumë e madhe për çdo vend dhe ti sheh që çdo vend, në një mënyrë apo një tjetër, po përpiqet të kuptojë – madje edhe vendet nordike që janë shumë të avancuara – po përpiqen të kuptojnë cila duhet të jetë qasja për të mbajtur shoqërinë të sigurt në rrethana që askush më parë nuk i ka njohur. Vetëm si shembull, disa javë më parë, doli një studim në Suedi, nëse nuk gaboj, në lidhje me përdorimin e pajisjeve digjitale nga fëmijët në shkolla. Ata ishin të parët që futën këto pajisje në shkolla. Tani, disa vite më vonë, janë të parët që flasin kundër tyre, sepse studimet kanë treguar se ka efekte negative. Pra, ende nuk kemi gjetur përvoja apo le të themi praktika, as në vendet e zhvilluara, mbi të cilat mund të mbështetemi. Kështu që sot Shqipëria është në të njëjtën pozitë si këto vende për sa i përket këtyre sfidave. Dhe sa herë që janë gati t’i adresojnë një sfidë apo që BE mund të bjerë dakord për diçka, çështja ka evoluar. Dinamika është shumë e shpejtë, Alice.

linda rama vitet e tranzicionit

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë