Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Për shkak të dhunës së ushtruar policia ka dyshime se mos zhdukja e 48-vjeçares ka të bëjë me ndonjë akt kriminal.
TROPOJË- Një 58-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia në Tropojë. Arrestimi i tij ka ardhur pas zhdukjes së bashkëshortes së tij. Mësohet se 48-vjeçarja dhunohej sistematikisht nga i arrestuari dhe më datë 22 korrik është larguar nga banesa.
Për shkak të dhunës së ushtruar policia ka dyshime se mos zhdukja e 48-vjeçares ka të bëjë me ndonjë akt kriminal. Policia ka sekuestruar dy armë zjarri automatike, të cilat u gjetën në banesë. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar nëse janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale.
Njoftimi i policisë:
Hetimet e thelluara identifikuan dhe zbardhën një rast dhune sistematike nga bashkëshorti ndaj bashkëshortes, e dyshuar me pasoja të rënda. Vihet në pranga 58-vjeçari që ushtonte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes. Bashkëshortja është larguar nga banesa më datë 22.07.2025 dhe vijon të jetë në kërkim. Në banesën e të arrestuarit u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri automatike.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për gjetjen e shtetases N. Sh., 48 vjeçe, e cila është larguar nga banesa më datë 22.07.2025. Dyshohet se pas këtij largimi mund të fshihet një ngjarje e rëndë kriminale.
Në momentin e arrestimit, Policia gjeti në banesën e 58-vjeçarit I. Sh., banues në fshatin Bujan, dy armë zjarri automatike, të cilat u sekuestruan. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar nëse janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, pas informacionit të marrë nga të afërm të shtetases N. Sh., se ajo ishte larguar nga banesa e bashkëshortit dhe kishin humbur kontaktet me të, organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe gjetjen e saj.
Nga hetimet rezultoi se 48-vjeçarja dyshohet se është larguar si pasojë e dhunës sistematike nga bashkëshorti. Në këto kushte, u shoqërua dhe më pas u ndalua shtetasi I. Sh., 58 vjeç. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Po ashtu, janë angazhuar shërbime të specializuara të Policisë për kërkimin e 48-vjeçares, me dyshimin se mund të jemi përballë një ngjarjeje të rëndë kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
TIRANË- Policia ka sekuestruar dy automjete të Ermir Ndrejajt i cili u vendos ditën e djeshme në pranga pas një operacioni t&eum...
Foto TIRANË- Ermir Ndrejaj është një nga 4 të arrestuarit të cilët u vendosën në pranga pas operacionit të...
Erjon Alibej TIRANË- Ilir Lloshi është personi i katërt i cili u prangos mbrëmjen e djeshme pas një operacioni të zhvill...
Operacioni TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e policisë të zhvilluar ditën e djeshme më...
DIBËR- Një shpërthim i sëmundjes infektive të bruçelozës tek bagëtitë në zonat malore të Dibrës ...
Foto TIRANË- 51-vjeçari, Besnik Koçiu humbi jetën në burgun 313 pas problemeve shëndetësore. Familjarët e vikti...
TIRANË- Grupi i drejtuar nga Plaurent Dervishaj ka arritur të fusë nga vendet e Amerikës Latine në vendet e Bashkimit Evropian rreth ...
Autorja e dyshuar dhe bashkëpunëtori i saj FIER- Personi që shihni në foto është 55-vjeçari, Çlirim Dogani...
Emanilda Rama FIER- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e 55-vjeçarit Çlirim Dogani i cili u prangos si bashk...
Foto TIRANË- Ministria e Mbrojtes e ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Ministria pë...