Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ky është niveli më i lartë i regjistruar për 4 mujorin në pothuajse 16 vitet e fundit, duke tejkaluar ndjeshëm vlerat e viteve të mëparshme. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës importet e grupit të qeramikës janë rritur 29% sipas të dhënave të INSTAT.
TIRANË- Për periudhën janar-prill 2025 importet e grupit të qeramikës, arrijnë në një total prej mbi 102 mln kg, duke iu afruar niveleve të fillim viteve 2000, ku vendi u përball me fillimet e një bumi ndërtimor.
Ky është niveli më i lartë i regjistruar për 4 mujorin në pothuajse 16 vitet e fundit, duke tejkaluar ndjeshëm vlerat e viteve të mëparshme. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës importet e grupit të qeramikës janë rritur 29% sipas të dhënave të INSTAT. Në raport me periudhën para pandemisë së Covid-19, me vitin 2019 importet janë rritur 92%.
Pas një rënie të moderuar nga pandemia Covid-19 në vitin 2020, importet nisën të rimëkëmben. Në vitet 2021–2024, volumi i importeve për grupin e qeramikës për muajt janar–prill qëndroi mes 76 dhe 79 mln kg, duke treguar një rikuperim të qëndrueshëm.
Sipas përfaqësuesve të operatorëve të pajisjeve hidrosanitare rritja e importeve për periudhën janar-prill është ndikuar nga intesifikimi i aktiviteteve ndërtimore në vend që ka çuar edhe për një kërkesë në rritje për materiale ndërtimi, sidomos për produkte qeramike, si pllaka dhe hidrosanitarë.
Për janar-prill 2025 importet u kryesuan nga India dhe Spanja, duke zënë përkatësisht secila 23% dhe 22% të peshës së totalit të periudhës. Pjesa tjetër e importeve dominohet nga Turqia me 13% të peshës, e ndjekur nga Serbia me 12% dhe Italia me 10% të peshës së totalit.
Sipas përfaqësuesve të një prej kompanive të shitjes së hidrosanitareve rritja e importeve është e ndikuar tërësisht nga sektori i ndërtimit në jug të vendit, ku është përqendruar zhvillimi i projekteve turistike, si resorte, komplekse rezidenciale dhe hotele, por edhe të kryeqytetit.
Ndërsa kërkesa e konsumatorit familjar për hidrosanitare vijon të jetë me rënie që pas pandemisë së Covid-19, për shkak të emigracionit të familjeve të reja.
Ndonëse projektet e mëdha turistike dhe ndërtimet urbane në Tiranë mbajnë gjallë kërkesën për qeramikë, pritshmëritë e operatorëve për të ardhmen janë pesimiste, ku presin rënie të kërkesës për apartamente nga familjarët, e ndikuar nga emigracioni dhe çmimet e larta të shitjes, e cila pritet të reflektohet edhe në sektorin e tyre. / Monitor
foto ilustruese TIRANË- Shoqata Shqiptare e Bankave i ka dërguar një propozim Bankës së Shqipërisë, ku kërkon q&eum...
Foto TIRANË- Do të vijojnë valët e të nxehtit afrikan ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit duke sjellë në vendin ...
Arma TIRANA- Policia ka njoftuar mbrëmjen e sotme se ka gjetur amën atipike pistoletë stilolaps me të cilën dyshohet se ...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha se në festivalet verore të të rinjve që organizohen kryesisht në zonat bregdetar...
Foto nga emisioni TIRANA- Në mes të majit të këtij viti emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi denoncimin e 91-vje&cced...
Foto nga emisioni TIRANA- Një qytetare denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan bashkëjetuesin e 5 viteve duke thën&eum...
Foto nga emisioni TIRANA- Një qytetare është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi ë...
Foto nga emisioni ITALIA- Një postim i thjeshtë në rrjetin social Facebook ka përfshirë në një vorbull akuzash dhe presi...
Foto ilustruese DURRËS- Të tjera detaje kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi, të dielën, n...
foto ilustruese TIRANË- Në hetimet për gjetjen e autorëve që ekzekutuan Pjetër Kazën në oborrin e shtëpis&eum...