LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kam familje e reputacion!”/ Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje

Sipas qytetares, kur ish-gruaja e bashkëjetuesit të saj e merr vesh, e kërcënon dhe partneri e dhunon denoncuesen deri në pikën që ajo humbi fëmijën.

3 Qershor 2025, 21:14 Nga M.B
“Kam familje e reputacion!”/ Humb fëmijën nga dhuna e
Foto nga emisioni

TIRANA- Një qytetare është drejtuar në redaksinë e  emisionit “Stop” në Tv Klan pasi është përballur me një situatë të tmerrshme. Ajo tregon se ka bashkëjetuar 5 vjet me një burrë e më në fund, me dëshirën e të dyve mundi të ngelte shtatzënë. Sipas qytetares, kur ish-gruaja e bashkëjetuesit të saj e merr vesh, e kërcënon dhe partneri e dhunon denoncuesen deri në pikën që ajo humbi fëmijën.

Si të mos mjaftonte dhuna dhe humbja e fëmijës, zonja mëson nga një i afërm i saj se ish-bashkëjetuesi i kishte bërë kallëzim për përndjekje, duke pretenduar se ajo i shkruante gruas dhe fëmijëve të tij nga adresa false. Zonja thotë se nuk është njoftuar për këtë proces hetimor asnjëherë dhe madje nuk u thirr as për ballafaqim me justifikimin se nuk njihej si banore në lagjen ku ajo banon prej 20 vitesh.

OPGJ Arjan Koxha: Urdhëro!

Qytetarja: Alo! Arjan, të përshëndes!

OPGJ Arjan Koxha: Përshëndetje! Si ia kalove?

Qytetarja: Fakti që më ka habitur Arjan është sesi ka mundësi që keni pasur adresën time të saktë dhe deklaron me shkrim që unë nuk jam banore e këssaj zone, ndërkohë që unë e kam edhe emrin te citofoni poshtë shtëpisë.

OPGJ Arjan Koxha: Po nuk të njoh, të lutem! Më kupto drejt!

Qytetarja: Nuk është puna për të më njohur, por pse s’ke ardhur një herë Arjan? Ne jemi të dy në të njëjtën lagje, unë të shikoj përditë kur kalon dhe ti më shikon përditë, si ka mundësi?

OPGJ Arjan Koxha: Nuk të njoh! Kërkova shkresat tek kompjuteri, që mbase mos gjeja ndonjë të dhënë dhe realisht nuk kam gjetur asnjë të dhënë. Ne, gjënë e parë që bëjmë, është që e verifikojmë tek njësia administrative.

Qytetarja: Po, por ju këtë gjë nuk e keni bërë.

OPGJ Arjan Koxha: Po të lutem, ku e di ti? Tani, unë po ta shpjegoj si motër ose si qytetare. Ku të kam kërkuar? Në gjendjen civile dhe në lagje me administrator pallati se në vend tjetër nuk të kam kërkuar.

Qytetarja: Po pra, por edhe administratori më njeh se kam 20 vjet në të njëjtin pallat.

OPGJ Arjan Koxha: Duke mos të të gjetur, unë kam çuar një informacion që unë nuk e njoh dhe nuk e kam gjetur.

Qytetarja: Ju keni dërguar një informacion që zonja nuk njihet si banore në këtë lagje, ndërkohë që në njësinë  administrative bashkiake, unë jam.

OPGJ Arjan Koxha: Unë, nuk të njoh…

“Stop” takon ish-partnerin e denoncueses, i cili i mëshon versionit se nuk ka pasur dhunë, por ka qenë zonja ajo që e ka përndjekur. Madje ai mohon që zonja të ketë qenë shtatzënë, edhe pse për këtë ekzistojnë dokumente e raporte.

Gazetarja: Sa ka qenë lidhja? Keni thënë se keni patur një lidhje disa mujore.

Ish-bashkëjetuesi: Të lutem! Të lutem!

Gazetarja: Keni thënë se keni patur një lidhje disamujore?

Ish-bashkëjetuesi: Të lutem, se kjo çështje është në gjykatë. Unë kam një familje. Ti, në qoftë se e nxjerr këtë…Kam një familje.

Gazetarja: Çfarë, në qoftë se e nxjerr?

Ish-bashkëjetuesi: Kam një reputacion.

Gazetarja: E keni dhunuar zonjën?

Ish-bashkëjetuesi: Unë? Asnjëherë! S’e kam prekur me dorë asnjëherë. Unë jam dhunuar nga ajo.

Gazetarja: E dyta, ti ke pasur dijeni që ajo ka qenë shtatzënë.

Ish-bashkëjetuesi: Ça shtatzënë? Të të tregoj dhe ato false që ka nxjerrë ajo nga klinika dhe hajde shkojmë tani te klinika?

Avokati: Nëse do ta vazhdosh këtë, atëherë unë duhet të kërkoj në gjykatë masë sigurie për emisionin.

Gazetarja: Sa të duash mund të kërkosh, jo masë sigurie, por çfarë të duash ti!

Avokati: Nuk ke punë fare t’i japësh llogari sepse është çështja jote personale.

Gazetarja: Atëherë, mos më jep llogari, por ama në momentin që unë transmetoj disa pretendime, mos thuaj që nuk erdha të marr versionin tënd!/ TV Klan

humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës