LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia ka identikitin e ekzekutorit të Pjetër Kazës/ Cili është roli i Preng Gjinit në vrasjen e 1 qershorit në Tale?

Nga hetimi intensiv dyshohet se shtetasi G. A. (për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera) ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit Pjetër Kaza  në momentin që ai kishte zbritur nga makina për të hapur portën e banesës së  tij”, thuhet në dosjen hetimore.

3 Qershor 2025, 20:42 Nga E. D
Policia ka identikitin e ekzekutorit të Pjetër Kazës/ Cili
foto ilustruese

TIRANË- Në hetimet për gjetjen e autorëve që ekzekutuan Pjetër Kazën në oborrin e shtëpisë në Tale të Lezhës, ka dalë dhe një detaj nga dosja hetimore, që u publikua të martën gjatë emisionit “Në Shënjestër”, të gazetares Klodiana Lala, ku thuhet se policia ka në dorë identikitin e ekzekutorit të viktimës 57-vjeç.

“Si rezultat i hetimeve intensive, provave të mbledhura në vendin e ngjarjes dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, grupi hetimor ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 1 shtetas të dyshuar si autor të vrasjes së 57-vjeçarit.    

Nga hetimi intensiv dyshohet se shtetasi G. A. (për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera) ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit Pjetër Kaza  në momentin që ai kishte zbritur nga makina për të hapur portën e banesës së  tij”, thuhet në dosjen hetimore.

Ndërkohë që lidhur mbi vrasjen e Pjetër Kazës, grupi hetimor ka kërkuar të marrë në pyetje edhe Preng Gjinin. Por ky i fundit nuk është gjetur në banesë dhe këtë arsye nuk është marrë dëshmia e tij.

Familja Gjini që është tashmë në gjak me atë Kaza, janë edhe kushërinj të parë me Preng Gjinin personazh i njohur i botës së krimit, i njohur për përplasjen me fisin Reçi në Rrëshen ku edhe aty numërohen të paktën 10 të vrarë.

Preng Gjinit iu bë atentat me eksploziv, gjatë momentit kur makina të cilën drejtonte, po udhëtonte mbi një urë të populluar pranë zonës së njohur si Nishraku në Tiranë. Nga ky atentat ai mbeti i plagosur rëndë, por që autorësia iu atribua pjesëtarëve të familjes Reçi.

Por ndërsa u mendua se familja Gjini dhe Kaza do merrnin kohë për t’u hakmarrë, apo për të sheshuar konfliktin midis tyre, vrasja e 57 vjeçarit Pjetër Kaza, mëngjesin e datës 1 Qershor pranë portës së banesës së tij në Tale të Lezhës, thjesht sa shuajti edhe njëherë, ndoshta përfundimisht, shpresat se mund të kishte një paqe midis dy familjeve.

Një paqe që sado e brishtë, ktheu edhe njëherë në pikën fillestare marrëdhëniet midis dy familjeve. Ndërsa tashmë grupi hetimor thotë se ka në duar identikitin e personit që dyshohet se qëlloi mbi Pjetër Kazën, në  derën e banesës.

Duke iu rikthyer ngjarjeve të ndodhura disa vite më parë, “Në Shënjestër” solli në vëmendje dhe zhvillimet mbi gjyqin e Martin Kazës, vëllait të viktimës Pjetër Kaza, autori i vrasjes së dy vëllezërve Gjini në vitin 1997.

Martin Kaza, për shkak gjykimit të shkurtuar, t iu reduktua dënimi në vetëm 13 vjet e 8 muaj.

Por ky lehtësim i pozitës së Martin Kazës, nuk është  pritur mirë  nga hasmët e tij dhe duket se pikërisht ky fakt, ndezi edhe më  shumë gjakrat midis dy familjeve.

Familja Gjini nga ana e saj ruajti momentin e duhur për të goditur, pikërisht aty ku familja Kaza nuk e priste. Edhe pse anëtarë të familjes Kaza, tashmë kishin zgjedhur për shkak të gjakmarrjes të jetonin jashtë Shqipërisë.

Duke menduar se aty mund të ishin  më të sigurtë. Por familja Gjini ishte vënë në ndjekje të tyre edhe në vendet e Bashkimit Evropian ku ishin strehuar.  Ashtu siç në fakt ndodhi me një prej vëllezërve Kaza, i cili u vra në Belgjikë duke e çuar në katër numrin e të vrarëve midis dy familjeve.

Një shenjë barazimi që në të tilla raste nuk shërben pasi ky nuk do të ishte fundi i një gjakmarrje.

Ekzekutimi i radhës do të vinte në prill të vitit 2024. Viktima do të ishte Agustin Kaza, vëllai i ish-shefit të vrarë të krimeve të Lezhës, Ndue Kaza dhe Martin Kazës, tashmë në burg, si vrasës i dyfishtë i vëllezërve Dod dhe Agustin Gjini.

44-vjeçari u ekzekutua ndërsa ishte duke pirë kafe në një lokal shqiptarësh në rrugën ‘Joseph Brand’, në Schaerbeek. Ai u godit disa herë në kokë dhe kraharor, nga një burrë që teksa po ecte pranë tij, i cili pasi i doli përballë, e qëlloi disa herë dhe më pas u largua qetësisht nga vendi i ngjarjes.

Agustin Kaza u raportua fillimisht se kishte mbetur i plagosur rëndë nga atentati. Dhe gjendja e tij ishte kritike pasi ishte qëlluar nga një distancë tejet e afërt.

Prokuroria publike e Brukselit nuk komunikoi asgjë lidhur me motivin e kësaj vrasje. Por për vrasjen e Agustin Kazës, autoritetet belge, nuk përjashtuan edhe mundësinë e prishjes së pazareve të drogës.

Pasi zona ku ndodhi atentati kishte qenë vazhdimisht në qendër të kontrolleve policore, për shkak të dhunës së shtuar dhe edhe trafikut të drogës.

Edhe pse policia është treguar e rezervuar në të dhënat e saj ajo që lihet të kuptohet është se autori, tashmë i shpallur në kërkim është lidhje e Gjinëve. Dhe dyshohet edhe për krime të tjera të rënda./Në Shënjesër, BW

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës