7 Qershor 2023, 15:26
Nga m.s
avokati Dorian Matlija
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të pranojë në proces familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit. Familjarë të viktimave, por edhe të plagosur nga ngjarja e vitit 2009, i kërkuan trupës gjykuese të ishin palë në këtë proces.
Dorian Matlija, avokati i familjes Durda, familje e cila humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit, u shpreh se tashmë familja është palë në çështjen penale, e do të luftojë krah për krah për të kërkuar drejtësi.
Avokati mbrojtës, Dorian Matlija në një komunikim për mediat jashtë dyerve të SPAK, u shpreh se për këtë është një luftë e gjatë që bëhet dhe mund të quhet një fitore e vogël në këtë proces.
“Historia e pjesëmarrjes së viktimave në çështjet penale është një luftë shumë e gjatë. Viktimat janë pjesë e procesit, dhe janë krah për krah për të zgjedhur çështjen. Do të bënte një shpallje publike. Ata kanë të drejta për të shkruar çdo lloj gjëje. Është një fitore për familjen Durda, pasi ka bërë përpjekje shumë kohë më parë. Prova të reja në gjykim të shkurtuar nuk mund të paraqiten dot. Në gjykim të zakonshëm çdo gjë mund të ndodhë. Unë dua të them se interesi i familjarëve është në mënyrë konsistent. Vetëm e vërteta i çlirojnë njerëzit”, tha Matlija.
Zamira Durda u shpreh se kjo është një fitore e vogël për to. Ajo tha se djali i saj u vra me urdhër të ministrit. "Një fitore e vogël. Të shikojmë si do të ecë. Provat janë publike. Armatimet erdhën, urdhri i ministrit e bëri, vrau djalin tim", tha Durda.
gjykata e posaçme kundër korrupsionit dorian matlija gerdeci
Aktualitet
7 Qershor 2023, 15:18
k.m.
Vangjush Dako
DURRËS- Ish-kryebashku i Durrësit, Vangjush Dako u ndalua pasditen e djeshme pasi gjykata vendosi masën e “Arrestit n&...
Aktualitet
7 Qershor 2023, 15:07
A.B
SPAK
TIRANË- GJKKO ka shtyrë sërish seancën për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun. Në seancë u përsë...
Aktualitet
7 Qershor 2023, 14:54
k.m.
Vangjush Dako
DURRËS- Një pallat 11-katësh i ndërtuar 11 vite më parë, në shkelje ligjore dhe një tender, vler...
Aktualitet
7 Qershor 2023, 14:57
A.B
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë njoftimin zyrtar për arre...
Aktualitet
7 Qershor 2023, 14:49
I.A
VLORË- Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje të...
Aktualitet
7 Qershor 2023, 14:39
A.B
Autori dhe viktima
VLORË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimet për autorët e vrasjes së Taulan...
Aktualitet
7 Qershor 2023, 14:38
A.B
Policia
LEZHË- Policia e Lezhës ka konstatuar dhe goditur 2 raste të transportimit me qëllim shitjen, të sasive të konsiderue...
Aktualitet
7 Qershor 2023, 14:21
A.B
Kamera
TIRANË- 'Tensionet jashtë selisë së Partisë Demokratike kanë cënuar sigurinë dhe mirëqenien e gazetar&e...
Aktualitet
7 Qershor 2023, 14:05
A.B
Durim Toska
POGRADEC- Durim Toska është emëruar drejtori më i ri i burgut në Pogradec. Sot është dhënë ur...
Aktualitet
7 Qershor 2023, 14:02
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Pavarësisht masave të marra nga Ministria e Arsimit për mbarëvajtjen e procesit të provimeve, si &cce...