LIVE UPDATES
Aktualitet

Publikimi i tezës së provimit, eksperti: Një dështim i Ministrisë së Arsimit. Qëndresa Qytetare: Të nisë hetimi

Edhe pse Ministrja e Arsimit Evis Kushi e quan si një detaj që nuk cënon procesin, eksperti i arsimit Qemal Çejku dhe Qëndresa Qytetare e quajnë dështim organizimin e Maturës Shtetërore.

7 Qershor 2023, 14:02 Nga k.m.
Publikimi i tezës së provimit, eksperti: Një dështim i
Foto ilustruese

TIRANË- Pavarësisht masave të marra nga Ministria e Arsimit për mbarëvajtjen e procesit të provimeve, si çdo vit, nuk ka munguar publikimi i tezave disa minuta pas fillimit të provimit. Edhe pse Ministrja e Arsimit Evis Kushi e quan si një detaj që nuk cënon procesin, eksperti i arsimit Qemal Çejku dhe Qëndresa Qytetare e quajnë dështim organizimin e Maturës Shtetërore.

“Dështim i radhës do ta quaja organizimin e Maturës Shtetërore aq "bombastik" e të trumbetuar këtë vit dhe kjo jo vetëm për faktin se doli teza që në fillim të provimit,”- thotë Çejku duke shtuar se u nis me një kalvar trajnimesh për të shfaqur risitë, për të vazhduar po me një kalvar transporti bankash për të mbushur korridoret, palestrat e çdo lloj ambienti tjetër të monitorueshëm nga kamerat.

Sipas Çejkut, me të gjitha këto ‘përgatitje’, nuk mund të quhet arritje se teza nuk doli një ditë më përpara. Eksperti i arsimit Çejku shprehet për Gazetasi.al se në radhët e administratorëve dhe maturantëve ka zëra se “detektorët ishin me defekt dhe për më tepër prania e shumë administratorëve dhe maturantëve në salla të mëdha dashje pa dashje prodhoi zhurma bezdisëse duke e bërë të papërshtatshëm procesin”.

Çejku shton se Ministria e Arsimit duhet të reflektojë jo thjesht me masa më të rrepta apo sigurim të logjistikës mbështetëse për zhvillimin e Maturës, por me studim me të thellë të politikave arsimore.

“Për sa kohë rezultati i Provimeve të Maturës ka kaq peshë në vlerësimin e maturantit dhe për rrjedhojë në përzgjedhjen e degëve prioritare, me jepet e drejta të deklaroj se nuk do të ketë maturë korrekte dhe do t'i lihet shteg rezultateve fiktive dhe mbushjes me fiktivitet të auditorëve të Arsimit të Lartë”, thotë Çejku i cili shton se ka ardhur koha për një diskutim me specialistët për një reformim të sistemit.

“A nuk është më e udhës që përzgjedhja të bëhet nga vetë fakultetet dhe të mos i besohet një sistemi të ngritur mbi bazë pikësh siç është formulari online?”

Pjesa më e dëmtuar e sistemit arsimor duket se janë maturantët, sipas ekspertit të arsimit, të cilët punojnë fort dhe nuk dinë ‘marifet’ tjetër përveç punës dhe të mësuarit për të përmirësuar arritjet.

“Demoralizimi dhe zhgënjimi në radhët e tyre, sjell humbje të shpresës dhe tendencë braktisjeje”, thotë Çejku.

Këtë e pohojnë edhe maturantë të Gjimnazit “Sinan Tafaj” të cilët do kryenin provimin e Gjuhë Shqipe dhe letërsi në Shkollën “Qazim Turdiu”.

“E kemi mësuar nga vitet e kaluara tashmë. Do bëjmë provimet por ato që janë më të shkathët në kopjim do dalin më mirë. Kjo dhe të heq dëshirën për të mësuar shumë”, tha për Gazetasi.al një nga maturantët që po priste të futej në provim.

Të tjerë maturantë thanë për Gazetasi.al se pavarësisht nga prezenca e administratorëve nëpër salla, përsëri në provimin e parë, atë të gjuhës së huaj, kishte maturantë që tentuan dhe ia kanë dal të kopjojnë dhe të komunikojnë me persona jashtë.

Ndërkohë Qëndresa Qytetare ka reaguar duke thënë se nxjerrja e tezës është cënim i rëndë i integritetit të procesit të Maturës Shtetërore pasi penalizon maturantët më të mirë dhe dëmton meritën.

“I bëjmë thirrje ministres së Arsimit Evis Kushi të mbajë përgjegjësi për 30 mijë maturantët dhe sakrificën e familjeve të tyre. I bëjmë apel edhe Prokurorisë të nisë hetimet”.

Nxjerrja e tezës sipas Qëndresës Qytetare kompromenton edhe 1995 administratorët e provimeve te Maturës./GazetaSi

ministria e arsimit matura 2023

Sondazh

Poll
Aktualitet 7 Qershor 2023, 12:56 f.i

VIDEO/ Merr flakë benzi në Tiranë

pamje nga vendngjarja TIRANË-  Një makinë është përfshirë nga flakët në Institut. Siç shihet ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet