LIVE UPDATES
Aktualitet

Pallati 11-katësh dhe TENDERI ‘i fryrë’/ Dosja E PLOTË me shkeljet ligjore të Vangjush Dakos, si u dha "ok" për ndërtimin, shkeljet e 9 ish-zyrtarëve

Kallëzimi i parë është ai i banorëve të një pallati në lagjen Nr.5 në Durrës, që u bë i pabanueshëm nga tërmeti i nëntorit 2019. Sipas banorëve, leja e ndërtimit ishte dhënë në kundërshtim me ligjin. Në dosjen e SPAK, janë zbardhur shkeljet ligjore që janë kryer nga ana e ish-zyrtarëve, ku para së gjithash, Dako akuzohet për dy episode të ndryshme, nën të njëjtën akuzë, atë të shpërdorimit të detyrës.

7 Qershor 2023, 14:54 Nga k.m.
Pallati 11-katësh dhe TENDERI ‘i fryrë’/ Dosja E
Vangjush Dako

DURRËS- Një pallat 11-katësh i ndërtuar 11 vite më parë, në shkelje ligjore dhe një tender, vlera e të cilit është “fryrë” gjatë rrugës, janë dy akuzat e SPAK që sollën arrestimin e ish-kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Ish-numri një i Bashkisë së Durrësit është një nga 10 të arrestuarit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organoizuar, që akuzohen për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve.

Si ka nisur historia e kallëzimit pas tërmetit të vitit 2019?

Kallëzimi i parë është ai i banorëve të një pallati në lagjen Nr.5 në Durrës, që u bë i pabanueshëm nga tërmeti i nëntorit 2019. Sipas banorëve, leja e ndërtimit ishte dhënë në kundërshtim me ligjin. Në dosjen e SPAK, janë zbardhur shkeljet ligjore që janë kryer nga ana e ish-zyrtarëve, ku para së gjithash, Dako akuzohet për dy episode të ndryshme, nën të njëjtën akuzë, atë të shpërdorimit të detyrës. Sipas dosjes, del se për rastin e parë, atë të pallatit, zbardhja e lejes së ndërtimit është bërë më 14 tetor 2014, ndërsa pagesa e tarifës, më 16 mars 2015.

Këllëzimi penal i bërë nga disa banorë të Durrësit ka regjistruar procedimin penal të vitit 2020, të gjithë banorë të të njëjtit pallat të ndërtuar nga shoqëria "Fakle sh.p.k" me administrator Fiqiri Fauku. Sipas kallëzimtarëve, pallati është ndërtuar nga shoqërua "Fakle sh.p.k" në vitin 2012 por nuk janë respektuar kondicionet strukturore të pasrashikuara në projekt, i cili është miratuar më pas nëpërmjet lejes së ndërtimit nga organet kompetente të administrimit të territorit. Sipas kallëzimtarëve, pallati i tyre është dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019 dhe është bërë i pabanueshëm. Ata kanë ndryshuar banesat e tyre dhe e gjithë kjo ka ndodhur pasi jo vetëm nuk ishin llogaritur mirë nga projektuesit kushtet teknike, por edhe gjatë zbatimit të projektit që parashikonte. Leja e ndërtimit është dhënë në kundërshtim me ligjin; studimet gjeologjike dhe sizmike; e po ashtu ndërtuesi nuk ka zbatuar kushtet teknike.

SPAK po ashtu ka regjistruar edhe kallëzimin e bërë po në vitin 2020 nga Ferdinand Xhaferraj, i cili me dy raporte referuar KLSH, pretendon se në tenderin "projektim zbatim për promenadën bregdetare dhe plazhin publik nga bërrlyli deri në Currila" janë shkelur dispozitat ligjore të ligjit të prokurimit duke shkaktuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm prej rreth 18 milionë lekë buxhetit të Bashkisë Durrës. (Dosja trajtohet më poshtë në lajm)

Më 6 maj 2009, administratori i shoqërisë "Fakle sh.p.k.", Fiqiri Faruku ka paraqitur kërkesën për miratimin e kondicioneve të sheshit të ndërtimit pranë Sekretarisë Teknike të Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Durrës, me qëllim zhvillimin pas sheshit për të ndërtuar në të një objekt 1,4,6 dhe 7 kate. Lartësisa e objektit do të ishte 23.2 m dhe koeficienti i shfrytëzimit të truallit 88.3%. Në datën 15 korrik 2010, shoqërua ndërtuese ka marrë pëlqim mjedisor për ndërtimin e një shtese me 2 kate. Në datën 2 shtator 2010 është kontrolluar praktika nga specialisti i Urbanistikës së Bashkisë Durrës dhe në formularin përkatës të pranimit të praktikës është përmendur dhe studimi gjeologjik, ndërkohë që për Studimin Sizmiologjik, specialisti ka nënshkruar se nuk nevojitej përderisa objekti është deri në 7 kate.

Pa filluar ende punimet ka bërë kërkesë për rikondicionimin e sheshit të ndërtimit dhe ndryshime në projekt, e shtesë katesh, dhe kjo pa marrë ende leje për prishjen e objektit ekzistues ku do të ndërtohej edhe ndërtimi i ri.

Shaban Karuli nuk ka qenë i paisur me licensë supervizimi dhe nga muaji janar 2011 deri në datëb 4 prill 2011 ka nënshkruar procesverbalet për punimet e maskuara dhe botnarme për më tëpër në kohën e nënshkrimit ka qenë 79 vjeç,

Më pas, është betonizuar soleta e katit 11.

Nëse ka një leje të tillë të miratuar, ajo thjesht ka legjitimiuar ndërtimin pa leje të 4 kateve, ndërkohë që nga dokumentacioni rezulton se edhe nëse do të ishte kështu, përsëri leja e ndërtimit të rikondicionit, nuk është zbardhur në këtë kohë, por vetëm në datën 14 tetor 2014 dhe si akt administrative do të duhet të sillte efekte vetëm pas kësaj datë.

Pra subjekti si fillim ka lamarrë leje për 7 kate (shtator 2010), në datën 20 dhjetor 2010 ka dorëzuar kërkesë për rikondicionim dhe shtesë kati, më pas për 3 kate shtesë (11 maj 2011) dhe si përfundim janë miratuar 4 kate shtesë pa patur asnjë kërkesë të tillë për 4 kate, ndonëse sikur u tha leja e ndërtimit në fjalë nuk ka hyrë në fuqi në këtë periudhë kohore, por vetëm në datën 14 tetor 2014 kur është nënshkruar nga ish-kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako dhe Adhurim QEhajaj, kryetari i këshillit të rregullimit të terrirotir.

Pra, rezulton se dokumenti i pagesës që duhej bërë në momentin e aplikimit dhe ligjikisht deri në këtë datë, duhet të ishte miratuar ende leja e ndërtimit për 3 kate, ndërkohë që sikurse rezulton është miratuar leja për 4 kate shtesë, më tepër sesa ka paraqitur vetë investitori. Ndërkohë pallati ishte ndërtuar, ishte lidhur me ujin e pijshëm, ndërkohë që sikrse rezulton ende në këtë kohë nuk ishte zbardhur leja e ndërtimit e miratuar me vendimin e K.Rr.T pranë Bashkisë Durrës më 11 maj 2011.

Bashkia ka lëshuar edhe faturën e arkëtimit më datë 8 prill 2015, pagesa është bërë të nesërmën. Nuk kuptohet se si autorizimi dhe pagesa e tarifës është bërë pas marrjes së shërbimit pra pas përpilit dhe nënshkrimit të Aktit të Kontrollit. Në fakt i gjithë dokumentacioni duket që është përpiluar fizikisht vetëm për t'i hapur rrugë regjistrimit ligjor të pasurisë.

Përfundimi i SPAK: Fiqiri Farruku, Ermal Lama dhe Adhurim Qehahaj që kanë nënshkruar në këto akte në saj të detyrës së tyre si person që harton aktin, nuk kanë pasqyruar në to realitetin duke konsumuar në këtë mënyrë në bashkëpunim "falsifikim të vulave, stampave, formularëve."

Inxhinierja e caktuar me cilësinë e kolaudatorit të objektit nuk ka pasqyruar të dhëna të sakta në lidhje me ndërtimin e objektit pasi ajo ka pasqyruar në aktin e kolaudimit të dhëna sikur objekti është ndërtuar në përputhje me projektin e miratuar, ndërkohë që dukshëm nuk kishte ndodhur kjo gjë, duke përfshirë faktin që janë hequr muret rrethuese të katit -1, fakti që ashensori nuk zbret në katin -1 dhe mbi të gjitha faktin që në themelet e objektit nuk janë përdorur pilota dhe që thellësia e themeleve nuk është bërë bë kuotën e sugjeruar nga inxhinieri Lili Dhame por në një thellësi më të madhe. Këto të dhëna kanë bërë që objekti të dëmtohet nga tërmeti i nëntorit 2019.

Përfundim: Jemi para shpërdorimit të detyrës nga kolaudatorja.

Ajo e di ligjin dhe nuk kishte pse të hartonte aktin e koaludimit duke iu referuar studimit sizmik për 7 kate, kur ndërkohë sipas ligjit nuk është i detyrueshëm studimi sizmik për ndërtesa nën 8 kate. Pra për 7 kate nuk ka qenë e detyrueshme studimi sizmik sikurse ka ndodhur, ndërkohë që për ndërtesat mbi 8 kate sikurse është dhe ndërtimi në fjalë, është e detyrueshme administrimi i një raporti sizmik.

Kontrolli i kuotës është bërë më 27 nëntor 2014 dhe pagesa e tarifës, më 16 shkurt 2015. Në 19 maj 2015, është bërë pagesa e tarifës për lejen e përdorimit dhe më 27 maj 2015 është miratuar certifikata e përdorimit nga drejtori i Planifikimit të Territorit, Adhurim Qehajaj.

Në të njëjtën datë është nënshkruar nga Vangjush Dako, si kryebashkiak në atë kohë dhe shkresa i është dërguar Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës. Kurse kontrolli i karabinasë së përfunduar është bërë më 10 Shkurt 2015 dhe pagesa e tarifës më 9 prill 2015.

Sipas dosjes së SPAK, “aktet për këtë pallat janë përpiluar në një hark të shumë të shkurtër kohor dhe rezulton se qëllimi i vërtetë i zyrtarëve të Bashkisë Durrës, por dhe i ndërtuesit, ka qenë pajisja me dokumentacionin tekniko-ligjor të ndërtimit të objektit, i cili jo vetëm kishte përfunduar shumë kohë më parë, por njëkohësisht ka qenë i pamundur të ndërtohet në një afat kohor prej 7 muajsh”.

Sa i pwrket akuzws sw dytw, fituese e tenderit u shpall kompania “Sphaera” e biznesmenit Ajkid Topore me ofertë 20 milionë e 988 mijë lekë. Tenderi sipas SPAK, është fryrë 10 herë mbi vlerën reale nga fondi limit, duke shtuar në mënyrë artificial sipërfaqen e ndërtimit të këtij tenderi, nga 2.04 hektarë në 20.4 hektarë. Për shkak të kësaj fryrje artificiale, kompania “Sphaera” e biznesmenit Ajkid Topore, ka marrë nga buxheti i bashkisë Durrës 183 milionë lekë të vjetra më shumë.

Projekti u mor në dorëzim nga Bashkia Durrës në tetor të vitit 2014.

Bazuar në kontratë, Bashkia e Durrësit  do të shlyente 60 për qind të vlerës së kontratës me marrjen në dorëzim të projektit, ndërsa 40 për qind të tjera në momentin e zbatimit të projektit. Kësti i parë, që në vlerë ishte 12.6 milionë lekë u pagua në datën 24 tetor 2014. Ndërkohë në qershor të vitit 2015 në Bashkinë e Durrësit mbërrin një grup audituesish nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Kwta tw fundit, konstatojnë anomalinë e tenderit dhe faktin se fondi limit i tij ishte rritur 10 herë mbi vlerën por nuk ndodhi asgjw. 

6 muaj mw pas, Bashkia e Durrësit pagoi në llogarinë e kompanisë "Sphaera" edhe këstin e dytë, pra 40 për qindëshin e mbetur të kontratës me vlerë 8.4 milionë lekë.

Përfundimi i SPAK: Anëtarët e grupit të punës, Adhurim Qehajaj, Adnan Toçila, Diana Dedja dhe kryetari i bashkisë Vangjush Dako, me ndërgjegje dhe vullnet kanë kryer veprime të kundraligjshme duke i sjellë shtetit dëmin prej 18.3 milionë lekësh. Vangjush Dako ka autorizuar juristin e bashkisë Ermal Pronjari, që të padisë në gjykatë shoqërinë Sphaera për të marrë mbrapsht paratë.

Të akuzuarit në dosjen e SPAK:

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre (2 herë). Masa e sigurisë: Arrest me burg

Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre (2 herë) dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Fiqiri Farruku, administrartor i firmës së ndërtimit Fakle Sh.p.k. Akuza: falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Ermal Lama, Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Fatmir Ejupi, Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Adrian Bulku, Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Adnand Toçila, Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Meri Semini, Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest në shtëpi

Firzilet Hajdëri, Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Diana Dedja, Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Një ditë më parë, ish-kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

vangjush dako arrestohet vangjush dako

Sondazh

Poll
Aktualitet 7 Qershor 2023, 12:56 f.i

VIDEO/ Merr flakë benzi në Tiranë

pamje nga vendngjarja TIRANË-  Një makinë është përfshirë nga flakët në Institut. Siç shihet ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet