24 Shkurt 2024, 10:08
Nga h.k
Foto ilustruese
DURRËS-Hysen Meta, një nga djemtë që ka pranuar bashkëautorësinë e krimit në familje në Durrës i ka treguar policisë të gjithë dinamikën e vrasjes së babait të tyre Pëllumb Meta 50 vjeç, që u ekzekutua më 10 shkurt 2024 nga fëmijët e tij në shtëpinë e tyre në Shënavlash.
Sipas tij, krimin e kishin planifikuar dhe vendosën ta realizonin ditën e shtunë më 10 shkurt. Ai thotë se e kishte planifikuar bashkë me motrën Hygerta Meta 19 vjeç, ndërsa vëllai tjetër 22-vjeçar ndihmoi në fshehjen e kufomës.
“Vrasjen e kishim planifikuar më herët së bashku me motrën. Vendosëm për ditën e shtunë (10 Shkurt) sepse ishim të gjithë pushim. Babi ndodhej në një nga dhomat e shtëpisë i shtrirë. Në shtëpi ishim vetëm unë, motra dhe vëllai tjetër. Mami po merrej me punët jashtë shtëpisë. Më herët kishim siguruar të gjithë materialet që na duheshin për të mbështjellë trupin. Unë e qëllova babin katër herë në trup. Aty ishte dhe motra, ndërsa vëllai i vogël hyri në dhomë vetëm pasi dëgjoi të shtënat. Nuk u ndikuam nga situata dhe të tre vepruam për ta mbështjellë dhe groposur. Dy ditë më pas (12 shkurt) lëviza makinën e babit drejt pishave në sektorin Rinia. Në kthim më mori vëllai. Donim që të besohej zhdukja e tij. Më pas më 13 shkurt vendosa të denoncoj zhdukjen e babit. Babi ishte autoritar dhe i padurueshëm në familje. Nuk kishim rrugë tjetër. Mami nuk ka pasur dijeni për ngjarjen”, ka deklaruar Hysen Meta.
Policia e Durrësit ka arrestuar 3 fëmijët e Pëllumb Metës për vrasjen. Hysen Meta 24 vjeç akuzohet se ka shkrepur armën, vajza Hygerta 19 vjeç që ka qenë pjesëmarrëse në organizim dhe në krim, ndërsa djali tjetër 22-vjeçar për fshehjen e kufomës.
hysen meta
Aktualitet
24 Shkurt 2024, 09:38
h.k
Foto iliustruese
GJERMANI-Dy gra nga Ukraina me origjinë shqiptare prej rreth dy vitesh jetojnë në Gjermani si refugjate nga lufta.
Duke f...
Aktualitet
24 Shkurt 2024, 09:11
h.k
ITALI-Një 17-vjeçar është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja në Itali. Kur ka kaluar më sh...
Aktualitet
24 Shkurt 2024, 09:06
h.k
Foto ilustruese
ELBASAN- Dy makina janë djegur anës rrugës në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune k...
Aktualitet
24 Shkurt 2024, 09:03
h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Një 40-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë në kuadër të megaoperacion...
Aktualitet
24 Shkurt 2024, 07:05
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet lokalisht të ket&eum...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 22:35
N.F
Mësuesja
CËRRIK- Një pjese te konsiderueshme te ditës, fëmijët e kalojnë ne shkolle, duke ndare momente te rënd&eum...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 22:28
N.F
Foto ilustruese
DIVAJKË- Viti 2024 ka sjellë një sërë skandalesh të abuzimeve seksuale me të mitur. Një plagë ...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 22:12
N.F
Kryetarja e bashkisë Roskovec
ROSKOVEC- Në çdo fundvit njësitë e qeverisjes vendore mbledhin këshillin bashkiak për t&...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 22:07
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Sondazhi i fundit i “Barometrit” në Euronews Albania, i ka vendosur qytetarët përballë pyetjev...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 22:01
h.k
Foto ilustruese
TUFINË-Piranjat e kanë nisur sezonin e ri me një investigim të fortë që duhet të ketë reagim t&eum...