20 Maj 2022, 11:47
Nga DOSJA
Nuredin Dumani, Endrit Dokle dhe Ervis Martinaj
TIRANË- Një zarf i bardhë mbërriti në dorën e Nuredin Dumanit. Ervis Martinaj i la “dorë të lirë” që të kërkonte sa të donte për të kryer ekzekutimin e Endrit Dokles. Dumani tregon në rrëfimin e tij në SPAK se me persona të afërt me Martinajn i kanë shkuar në Kosovë për të dërguar djalë. Njëri ishte një djalë që e identifikoi me emrin “Eli”, tjetri ishte vëllai i Besian Xhixhës. Dosja.al ka nxjerrë nga dosja e SPAK, se të dy kanë kaluar me një mjet tip Hummer në Kosovë, e Dumani tregon se teksa negocionin Eli ka komunikuar me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit ka komunikuar edhe vetë me “porositësin”. Për “kokën” e Endrit Dokles, kanë rënë dakord për shumën e 500 mijë eurove, por Dumani ka marrë fillimisht 100 mijë. Të tjerat më pas, pasi të kryente porosinë. Dumani thotë: I mora paratë, por nuk doja ta vrisja Doklen. Doja të nisja konflikt me Ervis Martinajn.
Këtu hyn “në lojë” edhe Henrik Hoxhaj: Nuredini më ka dhënë porosi për vrasjen e shtetasit Indrit Dokle. Kjo ka qenë rreth para një viti ku unë bisedoja shpesh me Nuredinin të cilin unë e njihja edhe me emrin Luli. Në një nga këto biseda që ne po kryenin në telefon ai më thotë do gjetur ku është Indrit Dokle dhe duhet të merrnin masa për ta bërë. Çmimi ishte mbi 500.000 Euro pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash, para i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi. Gjithashtu, Nuredini kishte informacion se Indriti jetonte tek një vilë në kompleksin Rolling Hills. Po me makinë me qira kam shkuar deri tek TEG për të vënë re nëse mund ta shihja Indritin por nuk e kam parë. Nga muhabete lart e poshtë kisha dëgjuar se Indriti lëvizte me një fuoristradë të blinduar Toyota. Në një nga këto lëvizje tek TEG unë e kam parë këtë makinë tek rrotondo që ndodhet tek diga e liqenit artificial afër kopshtit zoologjik. Thjesht e kam parë por nuk kam bërë asnjë ndjekje. Ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk kam kryer asnjë veprim. Nga bisedat në celular me Nuredinin e kemi lënë pezull dhe kemi biseduar për gjëra të tjera. Nuk kisha dijeni se ku ndodhej Nuredini gjatë kësaj kohe që unë po kryeja verifikime për Indritin.
Por pse e donte Ervis Martinaj vrasjen e Endrit Dokles, një prej anëtarëve të bandës së Durrësit?
Gazetari Artan Hoxha ka treguar motivin se Dokle bashkëjeton me vajzën e Xhemal Reçit, ish-efektivit që u vra në Laç. Gjithashtu, Dokle është kunati i Besnik Reçit, të riut që iu bë atentat në Shëngjin, por u shpëtoi plumbave. Sipas gazetarit, frika nga hakmarrja ka bërë që Martinaj të urdhërojë vrasjen e numrit 'dy' të ish-bandës së Durrësit.
"Dy njerëz i kanë shkuar në Kosovë dhe i kanë thënë që të marrë përsipër vrasjen e Endrit Dokles. Është kunati i një atentati tjetër, atij që e ndoqën me motor në Shëngjin, Besnik Reçi. Është bashkëjetuesi i Xhemal Reçit. Ervis Martinaj e shikonte si kërcënim sepse Dokle mund të hakmerrej për vrasjen e vjehrrit dhe sulmin ndaj kunati,"- tha Hoxha.
Por këto të dhëna nuk bëhen me dije nga asnjë prej të penduarve të drejtësisë, e për rrjedhojë nuk pasqyrohen në dosjen e plotë të SPAK.
(k.m/dosja.al)
Aktualitet
20 Maj 2022, 11:47
Fatmir Xhafaj
TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj i ka drejtuar disa pyetje kreut të SPAK Arben Kraja në Komisionin e Li...
Aktualitet
20 Maj 2022, 11:32
Sokol Sanxhaktari, Nuredin Dumani dhe Suel Çela
TIRANË- Nuredin Dumani ka pasur në ngarkim vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndri i is...
Aktualitet
20 Maj 2022, 11:23
Arben Kraja
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja u pyet ditë...
Aktualitet
20 Maj 2022, 11:19
Grabitje
SARANDË- Një grabitje ka ndodhur gjatë natës në Sarandë. Policia informon se në fshatin Gjashtë, në b...
Aktualitet
20 Maj 2022, 11:14
Nuredin Dumani, i plagosur; Talo Çela dhe Henrik Hoxhaj
TIRANË- 29 marsi i këtij viti ka shënuar pikënisjen e operacionit &ldquo...
Aktualitet
20 Maj 2022, 11:11
Pandeli Majko, Arben Kraja
TIRANË- Deputeti socialist, Pandeli Majko shfaqi rezerva pas prezantimit të raportit të kreut të SPAK, Arben...
Aktualitet
20 Maj 2022, 11:04
Arben Kraja
TIRANË- Ditën e sotme, kreu i SPAK, Arben Kraja po raporton në Komisionin Ligjor. Një ditë pas finalizimit të aks...
Aktualitet
20 Maj 2022, 10:59
ELBASAN- Disa persona janë ndaluar nga policia në Elbasan. Policia bën të ditur se është proceduar një 22-vjeçare pa...
Aktualitet
20 Maj 2022, 10:46
TIRANË- Vrasja e biznesmenit L.M u kërkua nga Suel Çela, të paktën kështu pretendon Nuredin Dumani në rrëfim...
Aktualitet
20 Maj 2022, 10:27
Talo dhe Bujar Çela, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej
ELBASAN- Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, u ekzekutua me armë zjar...