LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA- U planifikua vrasja e Filip Gjeloshit, flet "Riku": Në makinë kishte një femër, e lashë të ikte

Për shkak të të shtënave, Gjeloshi ka marrë plagë të lehta në krah, por i shpëtoi atentatit, kjo edhe sepse Hoxhaj e pa që ishte i shoqëruar me një femër në makinë.

20 Maj 2022, 12:32 Nga DOSJA
DOSJA- U planifikua vrasja e Filip Gjeloshit, flet "Riku": Në
Filip Gjeloshi

TIRANË- Henrik Hoxhaj ka treguar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka treguar për tentativën për vrasje të Filip Gjeloshit. Pasi mori porosi nga Ardian Ozuni, i cili i premtoi 50 mijë euro, për “kokën” e të ashtuquajtur “i forti i Tropojës”. Fillimisht mori si kapar 10 milionë lekë të vjetra, ndaj dhe Hoxhaj po e ndiqte prej ditësh. Në një moment ka vendosur që ta qëllojë kur shënjestra ka qenë në afërsi të banesës së tij. Për shkak të të shtënave, Gjeloshi ka marrë plagë të lehta në krah, por i shpëtoi atentatit, kjo edhe sepse Hoxhaj e pa që ishte i shoqëruar me një femër në makinë.

“Sapo e kam parë të afrohej kur ai ndaloi në kthesë kam dalë nga makina ime dhe kam shtënë disa herë me breshëri të shkurtra por menjëherë e kam ndërprerë zjarrin pasi kam parë se në vendin e parë të makinës ka pasur një femër dhe duke qenë se nuk doja të dëmtoja femrën kam vendosur të mos qëlloja më dhe jam futur në makinën time dhe jam larguar për nga drejtimi i sipërm pasi nga shinat e trenit mund të kishte postbllok tek ura Paskuqanit. Më pas pashë në televizor që ai ishte plagosur nga atentati por nuk jam marrë më me atë punë duke qenë se nuk...,”-tregoi Hoxhaj.

PJESË NGA DOSJA:

Prokuroria arsyeton se: Nga veprimet paraparake hetimore ka rezultuar se shtetasi Filip Gjeloshi rreth ores 22:00 pasi ka mbyllur lokalin e tij, të cilin e ka rreth 400 metra nga vendi i ngjarjes, ka levizur me makinën e tij tip "Mitsubishi", me ngjyrë të bardhë. Në makinë bashkë me të ka qenë dhe shtetasja Mimoza Isufi. Në momentin që i është afruar kryqëzimit të rrugës, në afërsi të banesës së tij është qëlluar me armë zjarri disa herë. Në automjetin e tij janë kostatuar dëmtime me armë zjarri. Gjithashtu shtetasi Filip Gjeloshaj ka marrë plagë të lehta në krah jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me këtë ngjarje, janë pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të dobishme hetimit shtetasit: Mimoza lsufi, Gjin Gjeloshi, Filip Gjeloshaj dhe Ardian Ozuni.

Shtetasi Adrian Ozuni ka sqaruar se njihet me Filip Gjeloshin që para 10 vjetëve dhe në përgjithësi me të ka shkuar mirë. Ai ka sqaruar në deklarimin e tij lëvizjet ditën e ngjarjes dhe se si është vënë në dijeni të saj nëpërmjet televizorit. Gjithashtu ai sqaron se nuk ka dijeni se kush e ka qëlluar Filip Gjeloshin.

Ndërmjet të tjerave shtetasi Henrik Hoxhaj deklaron se “......Gjithashtu mbaj mend që në vitin 2011 muaji Shkurt duhet të ketë qenë unë kam marrë porosi nga shtetasi Ardian Ozuni i cili aktualisht ndodhet në burg për ngjarje të tjera kriminale. Ky shtetas më ka ofruar që për të kryer vrasjen e shtetasit Filip Gjeloshi do të merrja shumën 50 mijë euro dhe më ka dhënë 10 milion lekë paradhënie për shpenzimet. Arsyeja se përse donte ta vriste ishte sepse Filip Gjeloshi e kishte kërcënuar dhe ofenduar në telefon Ardianin pasi ky i fundit i kishte rrahur një njeriun e Filipit. Pasi pranova ofertën për ta kryer punën unë e kam mbikëqyrur disa here shënjestrën tek lokali i tij “Lekbibaj” derisa vendosa momentin e duhur për ta kryer. Unë kam pasur një automjet Fiat Punto të bardhë pa dokumente me targa italiane dhe brenda mjetit kam pasur një automatik kallashnikov me silenciator. Automatikun ma ka gjetur Ardiani i cili njihej me pseudonimin “Cufi” dhe përveçse më gjeti armën i ka bërë nuk e di se ku edhe një silenciator të cilin e provuam tek karburanti i tij në Allias.

Ditën e ngjarjes mbaj mend që ka qenë errësirë dhe unë kisha i parkuar afër lokalit që ky shtetas kishte tek rruga “Siri Kodra” dhe po prisja që shënjestra (Filipi) të vinte. Ai ka ardhur pas një farë kohe me automjetin e tij mbaj mend që ka qenë i markës Mitsubishi me targa angleze dhe timon në krah të kundërt. Sapo e kam parë të afrohej kur ai ndaloi në kthesë kam dalë nga makina ime dhe kam shtënë disa herë me breshëri të shkurtra por menjëherë e kam ndërprerë zjarrin pasi kam parë se në vendin e parë të makinës ka pasur një femër dhe duke qenë se nuk doja të dëmtoja femrën kam vendosur të mos qëlloja më dhe jam futur në makinën time dhe jam larguar për nga drejtimi i sipërm pasi nga shinat e trenit mund të kishte postbllok tek ura Paskuqanit. Më pas pashë në televizor që ai ishte plagosur nga atentati por nuk jam marrë më me atë punë duke qenë se nuk..”.

Ky deklarim i bashkëpunëtorit të drejtësisë H. H. vjen në harmoni edhe me provat e tjera të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit. Nga deklarimi i Hoxhajt merren të dhëna me interes në lidhje me ekzekutorin ku rezulton se është vetë ai, në lidhje me porositësin e këtij krimi ku rezulton të jetë shtetasi Ardian Ozuni. Nga deklarimi i këtij të fundit evidentohet edhe motivet që e çuan atë në porositjen e shtetasit Henrik Hoxhaj për të vrarë shtetasin Filip Gjeloshi. Rezulton se mes Filipit dhe Ardian Ozunit kishte një konflikt dhe ky është shkakun që çoi Ardianin që të vriste Filip Gjeloshin. Për realizimin e qëllimit kriminal i dyshuari Ardian porosit pikërisht shtetasin Henrik Hoxhaj i cili ka marrë të gjithë masat për të realizuar vrasjen por pasoja e dëshiruar nuk erdhi për rrethana që nuk varen nga vullneti i autorëve të veprës penale.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive

Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona me shiritin 'skenë krimi'

'Kasapanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, vdes banakierja.5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Meta: Shkojnë për kontroll dhe kapin vibratorët e shokëve

Shirat përmbytin Lezhën, bllokohet qarkullimi, banorët mbyllen në shtëpia

Berisha per institucionet: Ska Klgj por KlgjS

Berisha: 'Alibasha dhe Brava' jane dy pengje te cilat nuk mund te kete asnje lloj negociate"

Kush do e drejtojë koalicionin me Metën? Berisha : S’ka asnjë diskutim! Padyshim që PD

Berisha; E dëgjuat Celibashin që tha në perceptimin tim është Berisha por Rama më thotë Ali-Basha.

Zgjedhjet e 14 majit, Meta: opozitaret bashke per ndryshim

Barrierat e shkatërruara nga përplasja, makina 'fluturoi' nga mbikalimi, ra mbi një tjetër mjet

Celibashi: Të drejtën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhje e ka Lulzim Basha

Celibashi kthen mbrapsht kërkesën e autorizuar nga Basha, kreu i KQZ: Keni 48 orë kohë

Meta ZBARDH takimin me Yuri Kim: SHBA do një opozitë shumë të fuqishme

Vendimi i KQZ për PD, Meta: Çmenduritë e regjimit të Ramës i di çdo shqiptar

"PD kërkon shfuqizim të Bordit të Karburanteve"/ Sula dhe Çupi: Çmimi jashtë normave

Vendimi i gjykates per vulen e PD, Rama: Politikë e gërr-gërr-it